• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK të hetojë tenderat kriminale të MM me mirëmbajtjen e helikopterëve

11:09 : 11/08/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

Në dt. 30.07.2020, mediat Italiane informuan se “falë aftësisë së pilotëve, u shmang tragjedia”, një helikopter i Forcave Ajrore të RSH bëri ulje emergjente në rajonin e Peskarës, Itali.

Mbas këtij lajmi, një ekspert i përgjegjshëm i forcave ajrore më ka informuar në mirëbesim për një kontratë korruptive të Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbajtjen e helikopterëve, duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e pilotëve, duke shkatëruar kapacitete kritike të FA si dhe pasurinë kombëtare (Helikopteri COUGAR me vlerë 17 milionë €uro), fshihet mbas këtij rasti.

Për të ndihmuar organet e drejtësisë (SPAK), për të nisur menjëherë hetimet, kam ndërtuar 12 pyetje publike dhe fare të thjeshta ndaj institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes (MM):

1. Pse MM dhe Autoritetet Ushtarake përgjegjëse vijojnë të mos kenë asnjë deklaratë zyrtare për këtë prag-tragjedi me jetën e pilotëve dhe helikopterin?!

Lexo edhe:

“I rregullova të katërt”/ Aurel Hoxha flet për 4 në “Sky”, SPAK e akuzon vetëm për një vrasje

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

2. Pse është ndërprerë kontrata e shërbimeve të mirëmbajtjes me kompaninë e mirënjohur gjermane “Airbus” (kompania prodhuese e këtyre helikopterëve), dhe cilat janë arsyet që kjo kompani është larguar nga Rinasi (RSH), pas rreth 8 vitesh ?!

3. Kush është kontrata zyrtare e lidhur me kompaninë Franceze “Artelis SAS”, e cila është më së shumti për transportin ajror në ndërtimin e linjave elektrike dhe teleferikëve, etj ?!

4. Kush është kostoja e shërbimeve të helikopterëve nga “Artelis SAS”, kush është cilësia, si dhe sa është në total (përfshirë dhe transportin) diferenca e kostos me kompaninë Airbus ?!

5. Kush janë arsyet ekonomike që helikopterët transportohen me Trajler nga Shqipëria në Francë, dhe sa është kosto shtesë ?!, pasi ky është një rast unikal në botë, jo vetëm për koston e transportit që i mbivendoset asaj të mirëmbajtjes, por për prestigjin e një shteti !!

6. Kush do të përgjigjet për dëmin ekonomik (përshi transportin ?), kompania “Artelis SAS” apo shteti shqiptar?! Akltualisht helikopteri COUGAR ka një kosto dëmi tepër të lartë për t’u transportuar dhe riparuar përsëri.

7. A e ka ky helikopter uljen e dytë të detyruar (edhe para tre javësh?), dhe a është rikthyer te kompania Franceze “Artelis SAS” (?), Si, sa dhe kush e ka përballuar koston shtesë ?!

8. Sipas ekspertëve italiane “shkathtësia e pilotëve shmangu një katastrof ajrore”, dhe pyetja kritike mbetet nëse merret në konsideratë “pasha e rrezikut” për jetën e pilotëve ?!

9. A janë pilotët të certifikuar, me eksperiencë fluturimi në lartësi të ulëta dhe mbi ujë (?); ka shkelje të rregullave të fluturimit, të shërbimeve të mirëmbajtjes, karburantit, etj ?!

10. A vazhdon të jetë në “arat e Pescarës”, Itali, helikopteri, kush janë procedurat standarte dhe praktika e plotë e kontratave të mirëmbajtjes së helikopterëve të Forcave të Armatosura ?!

11. A janë pezulluar gjatë vitit 2018 nga puna për 8 muaj, 6 specialistë përgjegjës per shërbimet e mirëmbajtjes së helikopterëve në bashkepunim me kompaninë Airbus ?!

12. Pse MM prej 2 vitesh, shkelë me dy këmbët Kushtetutën (pika 1, neni 168 dhe pika 3, neni 169) dhe funksioni i Komandantit të Forcave Ajrore (si dhe FD) ushtrohet nga Zëvëndësi ?!

Në shtesë, sjellim në kujtesë rrëzimin e helikopterit në Liqenin e Shkodrës, para 4 vitesh, ku humbën jetën dy pilotë, të cilët Qeveria në ikje i dekoroi “nxitimthi” dëshmorë të Atdheut.

Po a mjafton vetëm dekorimi si përgjegjësi shtetërore (?), për të mjekuar dhimbjen, mësuar nga gabimet dhe ndëshkuar zyrtarët e korruptuar, në mënyrë që rastet fatale të mos përsëriten ?!

Drejtësia ende nuk ka folur, nëse ka patur hetim rreth këtij aksidentit fatal, kush janë përgjegjësit për dy jetët e humbura si dhe shkatërrimin e pasurisë kombëtare (Helikopterin EC-145) ?!

Në përmbledhje të sa më sipër, shpresoj që SPAK do ta hetojë me përparësi këtë rast si dhe do ti çojë përpara ligjit zyrtarët e papërgjegjshëm, që të verbuar nga babëzia për të vjedhur çka mbetur, kanë rrezikuar seriozisht jetën e pilotëve, kanë shkatërruar kapacitete kritike të Forcave të Armatosura ose pasurisë kombëtare si dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e RSH në NATO.

*Gjeneral Piro AHMETAJ,  Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, Ish-Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA

Etiketa: PIRO AHMETAJspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“I rregullova të katërt”/ Aurel Hoxha flet për 4 në “Sky”, SPAK e akuzon vetëm për një vrasje

22:39 : 27/09/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

20:04 : 27/09/2025
AKTUALITET

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara u kthen trafikantëve pasuritë e bllokuar nga SPAK

19:52 : 27/09/2025
AKTUALITET

Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK Erion Isain?

09:26 : 27/09/2025
AKTUALITET

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

08:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

‘Takimi Rama-mafia një pjesë e vogël e tablosë’/ Trenova: SPAK të jap informacion nëse ka hetim

21:15 : 26/09/2025
Para

SPAK kërkesë për sekuestrimin e pasurive të familjarëve të Valentin Selajt

TË GJITHA

Kriza me Perëndimin, Irani paralajmëron: Parandaloni çdo përpjekje për rivendosje të sanksioneve

09:32 : 28/09/2025

Shiste doza kokaine dhe qarkullonte me a*më, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

09:25 : 28/09/2025

Sllovakia në këmbë/ Protesta masive kundër qeverisë së Robert Ficos

09:22 : 28/09/2025

Thirrje për drejtësi/ Vrasja e dy vajzave të reja shkakton zemërim publik në Buenos Aires

09:06 : 28/09/2025

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin çdo 8 ose 9 minuta

08:53 : 28/09/2025

Këmbimi valutor 28 shtator 2025, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

08:37 : 28/09/2025

Pas sulmit masiv rus mbi Kiev, Polonia mbyll hapësirën ajrore dhe nis avionët luftarakë

08:26 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com