• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njerëzimi përmes qytetërimeve

12:18 : 11/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Dy libra të botuar së fundmi në SHBA, një nga një historian dhe tjetri nga një antropolog dhe politolog, diskutojnë lindjen e qyteteve por edhe kolapsin apo vdekjen e tyre. Nëse për dekada mijëvjeçarësh, njerëzit kishin jetuar bukur mirë në fshatra dhe komunitete të vogla, pa pasur nevojë të krijonin zonat e para urbane, befas rreth gjashtë mijë vjet më parë, komunitetet u zgjeruan dhe nisën të krijoheshin qytetet e para si Tell Brak në veri të Sirisë së sotme që për Monica Smith ishte dhe qyteti i parë. Ndërsa të tjerë flasin për qytete si Uk, Uruk apo Eridu që shtriheshin në territorin e Sumer ndonëse nuk i përkisnin qytetërimit Sumer i cili erdhi më vonë. Pjesa më e madhe e banorëve të qyteteve të antikitetit në fakt ishin skllevër dhe shumë studiues e kanë vënë këtë në terma përqindjeje rreth 75 përqind ose tre të katërtat dhe kjo ka vijuar deri vonë, madje duke përfshirë dhe qytetërimin grek dhe romak.

Për t’iu rikthyer librave të lartë-cituar, Smith e cila është arkeologe, i imagjinon qytetet e hershme ngjashëm me këta të sotmit ku pjesa më e madhe e aktiviteteve të tyre sociale sillej rreth pazareve apo të shkuarit të festivale apo të treguarit e statusit social përmes veshjeve dhe bizhuterive të ndryshme apo aktiviteteve rekreacionale. Natyrisht të atyre që ishin pjesa e qytetarëve të lirë afërmendsh. Ndërsa antropologu dhe politologu James C. Scott i sheh qytetet e para si vatra epidemish dhe sëmundjesh të ndryshme, ndërsa banorët si skllevër ose robër të frustruar që dëshironin t’i braktisnin një orë e më parë nëse do ta kishin këtë mundësi.

Ngjan disi me debatin e hershëm të mesjetës mes filozofit Hobs që imagjinonte jetën e njeriut në fillesat e tij (dhe pa mbikqyrjen benevolente të sovranit-mbret) si të shkurtër, të ashpër, të varfër dhe të keqe, mbushur me frikë nga rreziku i një vdekje të dhunshme. Ndërsa bashkë-kohësi i tij Lok, e shihte në këndvështrim krejt tjetër dhe besonte se komunitetet e hershme njerëzore ishin bashkësi ku mbizotëronte bashkëpunimi dhe pajtimi i interesave të kithëta. Ndryshe nuk do të mund të vinim deri këtu, pra raca njerëzore nuk do të mbijetonte dhe aq më pak lulëzonte. Një debat që i është rikthyer së fundmi edhe shkencëtari politik amerikan Fukujama me një libër të tij të viteve të fundit, duke mbrojtur pikërisht një pikëpamje të ngjashme me Lokun.

Autorë të tjerë që kanë shkruar për ngritjen dhe rënien e qytetërimeve si Jared Diamond vençarisht në librat e tij “Armët, Mikrobet dhe Çeliku” si dhe “Kolaps” ku flet se si burim kryesor i rënies së qytetërimeve të shquara të së shkuarës ka qenë degradimi mjedisor dhe merr si shembull qytetërimet Vikinge, Maja, të Bangokut, të ishullit të Pashkëve etj. Sot jetojmë në një periudhë vençarisht të rrezikshme kur mjafton të përmendësh demografinë si një variabël.

Lexo edhe:

Modeli i republikës tonë

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Ndërsa u deshën dhjetra mijëra vjet që njerëzimi të arrinte të krijonte një qytet si Uruku me 25-50 mijë banorë rreth 5-6 mijë vjet para erës sonë, deri në fillim shekullin e 18-të bota mezi kishte arritur 1 miliardë banorë. Dhe pavarësisht dy luftërave botërore, gripit spanjoll dhe pandemive të tjera apo krizave të urisë dhe kërcënimeve bërthamore arritëm që në dy shekuj të kemi plot 7.8 miliardë banorë.

Nga ana tjetër, rreth tre të katërtat e faunës dhe florës globale janë zhdukur kryesisht nga veprimtaria e njeriut vetëm përgjatë dy shekujve të fundit, duke kërcënuar fatin e parbashkët të njerëzimit dhe duke bërë që t’i afrohemi apokalipsit si kurrë më parë.

Por lajmi i mirë është se njerëzimi ka arritur gjithsesi të gjejë mekanzimat përmes shpikjeve dhe revolucioneve industrialë që të krijojë vlerë të shtuar duke zhgënjyer pozitivisht njëfarësoj priftin Malthus, një nga ekonomistët neo-klasikë që ishte i pari që vuri këmbanën e alarmit për shtimin me progresion gjeometrik të njerëzimit ndërsa burimet nga ana tjetër mund të shtoheshin vetëm me progresion aritmetik. Por sot burimet jo vetëm dalin të ushqejnë mbarë njerëzimin, pavarësisht shpërndarjes jo gjithmonë adekuate të tyre, por edhe varfëria relative dhe mosushqyerja është në minimumin e tyre historik, ndërsa një nga problemet kryesorë është bërë mbipesha dhe sëmundjet kardiovaskulare dhe jo vetëm që lidhen me të.

Etiketa: kalemajNjerezimiqyteterime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025
BOTA

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

22:54 : 17/02/2024
AKTUALITET

Kalemaj: Është herët për t’u thirrur Rama në SPAK. Meta më shumë ka folur me heshtje

16:53 : 27/01/2024
AKTUALITET

Vendimi për vulën/ Kalemaj: I pritshëm. Do kemi zgjedhje moniste, shkak partitë

18:28 : 04/03/2023
AKTUALITET

“Dhomat e kuzhinat e tregtisë”, Kalemaj: Shaka bajate e Ramës, i djeg miza…

17:54 : 16/07/2022
AKTUALITET

Nga “foltorja” në rithemelim dhe rruga përpara

12:24 : 10/07/2022
Para

Berisha akuza Ramës: Po fsheh vdekjet dhe infeksionet nga Covid-19, OBSH të reagojë

TË GJITHA

Babai i Martin Canit reagon pas vendimit të Apelit: Prisnim një dënim më të rëndë për autorin

14:13 : 15/07/2026

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

14:06 : 15/07/2026

Amnistia penale/ Policia del me njoftim zyrtar: 553 të dënuar u liruan menjëherë

13:53 : 15/07/2026

Fati kthehet në anën e tyre, këto 3 shenja do përjetojnë një ndryshim të madh deri në fund të korrikut

13:26 : 15/07/2026

Angli-Argjentinë, beteja për finalen e Botërorit, mungesat dhe formacionet e mundshme

13:23 : 15/07/2026

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

13:12 : 15/07/2026

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişCasibomjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş