Nga The Atlantic
Kjo pandemi më parë llogaritej me një javë, një muaj, tani po e masim edhe me stinë dhe shpresojmë që nuk do të zgjasë me vite. Në këtë artikull do të përmbledhim tri gjëra që mësuam këtë javë ndërsa raportonim për pandeminë dhe atë që na pret ndërsa vjen i ftohti.
Ja tri gjërat që mësuam!
- Përhapja e virusit mund të përkeqësohet në dimër.
Kjo do të ndodhë kur i ftohti t’i mbyllë të gjithë njerëzit brenda. “Ne e dimë se rreziku më i madh i përhapjes së këtij virusi është kur një numër i konsiderueshëm njerëzish mblidhen brenda shtëpive për një kohë të gjatë.”, i tha një ekspert i shëndetit gazetarit, Joe Pinsker.
- Imunologjia është qendra për misteret më të mëdha të pandemisë.
Të kuptuarit të saj është çelësi. “Kjo është për të ardhur keq sepse, sistemi imunitar është shumë i komplikuar.” Shpjegon gazetari britanik i shkencave, Ed Yong, informon dritare.net
- Edhe kur gjithë kjo të ketë përfunduar, koronavirusi sërish do të qarkullojë vërdallë dhe do të jetë ngjitës.
“Ndoshta do të jetojmë me këtë virus për pjesën tjetër të jetës sonë. Në fakt, virologët kanë pyetur veten nëse koronaviruset që janë si ftohja nisën si pandemi apo jo, përpara se të quheshin si viruse të zakonshme.”, paralajmëron reporterja e shkencës pranë The Atlantic, Sarah Zhang.