• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid 19/ 6 viktima dhe 127 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Ja shpërndarja gjeografike

16:23 : 06/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI, SOCIALE

Janë 127 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 6 pacientë kanë humbur jetën fatkeqësisht.

32 janë pacientët e shëruar dhe më shumë se 1000 persona aktivë janë duke u ndjekur nga mjeku i familjes sipas protokolleve. Këto janë shifrat e fundit sipas përditësimit nga Ministria e Shëndetësisë.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe:

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covid19.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Ndërkohë u rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve.

COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)

Testime totale 44295

Raste pozitive 6016

Raste të shëruara 3155

Raste Aktive 2673

Humbje jete 188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1477

Durrës 344

Shkodër 232

Fier 99

Vlorë 97

Kukës 90

Lezhë 86

Korçë 85

Elbasan 53

Berat 44

Dibër 34

Gjirokastër 32

Etiketa: koronavirusi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:14 : 22/02/2022
SHENDETI

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

21:35 : 18/01/2022
AKTUALITET

Dy humbje jete dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:54 : 17/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjekja Dedja: Të infektuarit duhet të presin 72 orë para se të marrin antibiotikë

19:51 : 16/01/2022
AKTUALITET

Rekord i zi/ 7 humbje jete dhe 2179 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:19 : 14/01/2022
AKTUALITET

Omicron/ Alimehmeti: Rritja e infektimeve s’do ndikojë te shtrimi në spitale dhe vdekjet

17:12 : 06/01/2022
Para

I burgosuri arratiset nga qelia/ Ja çfarë thotë policia

TË GJITHA

“Fillova ta urreja PSG-në prej Ibrahimovic”, kampioni i botës: Sot më pëlqen për një arsye

21:21 : 08/05/2025

Fushata e PS-së, Bushati: Rama na e shiti ‘sapunin për djathë’

21:21 : 08/05/2025

A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem po zien!

21:17 : 08/05/2025

Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

21:10 : 08/05/2025

Finalja PSG-Inter thyen një “traditë” 21-vjeçare, asnjë skuadër nga Spanja, Anglia dhe Gjermania

21:03 : 08/05/2025

“Koha ti japim fund korrupsionit”/ LaCivita: Shqiptarët do ta pushojnë nga puna Edi Ramën

21:02 : 08/05/2025

Rama nga Durrësi quan “leshterikë” opozitën: Ishin bërë lëmsh këtu

20:59 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com