• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akademiku Fuga: Nuk kuptoj dot sesi liria e medias të jetë në 60 apo 70% në rrisk

11:01 : 06/08/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga ka qenë i ftuar paraditen e sotme në studion e lajmeve të Fax Neës, në një bisedë e cila u nda në dy çështje kryesore, që lidhen veçanërisht me mediat, dhe me tregun mediatik në vend, si dhe me presionet e ndryshme me të cilat përballen gazetarët.

Fillimisht, Fuga u ndal në një studim të bërë publik së fundi lidhur me lirinë dhe censurën në media, që sipas tij është veçanërisht e ndjeshme në vijën editoriale.

Akademiku u shpreh se në televizionet e mëdha në vend, vija editoriale është më e fortë, pasi edhe ndikimi politik me të cilin ata përballen është më e madhe.

Ndërkohë që sa i takon televizioneve të vogla, Fuga tha se vija editoriale është më e zbutë, dhe në të gjithë botën, televizionet më të vogla, dhe më me pak mundësi financiare ndihmohen nga shteti, pikërisht për të promovuar pluralizmin mediatik.

“Unë nuk kuptoj dot sesi liria e medias të jetë në 60 apo 70% në rrisk, kjo është e vështirë për tu kuptuar. Për mua shtyllat metodologjike ku ata janë mbështetur janë shumë të drejta. Ka mungesa të theksuara nga ana e edukimit te mediat, audienca lihet pa kuptuar elementët bazë të asaj që i serviret. Media dhe qytetari janë shumë të ngushta mes tyre, kam shifra që janë shumë të dhimbshme ku konstatohen se niveli politik i audiencave është në nivel shumë të ulët.

Lexo edhe:

Më shumë se 67 mijë shqiptarë ende nuk marrin sinjal televiziv tokësor, asnjë përmirësim në 2024

“Projekte të mbifaturuara, si i bëni 7 deri në 10 brenda vitit?”, Fuga përplaset me Gjinushin

Sa i takon lirinë dhe pavarësinë editoriale të mediave, në media jepet vetëm ai informacion që i qendron vijës editoriale të vetë medias. Unë kam bërë prova që në Facebook të postoj shkrime që janë kundër partive politike, unë kam vënë re që shumë portale nuk e kanë publikuar atë.

Në televizionet më të vogla pesha e editorialit është më e zbutur, ndërkohë që në televizionet e mëdhaja është shumë e ndarë pjesa e mbështetjes së forcave poltike të caktuara. Dallimi im është që unë kontrollin e editorialit e shoh jo vetëm si kontroll nga ana e qeverisë, por e shoh më gjerë, e shoh si një sundim i politikës mbi vijën editoriale të medias. Por sigurisht që presioni i qeverisë ndaj medias është më i madh.

Në të gjitha vendet e botës, shteti ndihmon më shumë televizionet e vegjël, pikërisht për të nxitur pluralizmin në skenën mediatike në vend. Kush të lejon sot në botë që edhe prodhimin e emisioneve ta kesh tërësisht tëndin, kjo nuk ndodh sado televizion i madh që të jesh. Sepse ti e centralizon prodhimin mediatik. Nuk është problem sesi një pronar i madh mediash e zhvillon pasurinë e vetë, por duhet pasur kujdes dhe me edukimin e audiencave”, u shpreh Fuga.

Ndërkohë që sa i takon vendosjes nën sekuestro të televizioneve Ora dhe Ora News, Fuga tha se administrimi i tyre nga shteti është një gjë e kotë, pasi në këtë moment ka marrë fund pavarësia e gazetarëve përballë lajmit.

Akademiku u shpreh se gjykatat veçanërisht në rastin e mediave duhet të jenë të kujdesshme, dhe në momentin që ato vendosen nën sekuestro, duhet të jetë e vërtetuar që ato janë subjekt i një veprimtarie të paligjshme, dhe se nrgitja e tyre është bërë përmes parave të pista.

“Kjo është një çështje publike, bëhet fjalë për televizionin Ora dhe Ora news, njëherë duhet të dimë një gjë, çdo pasuri e cila vihet në mënyrë të jashtëligjshme, dhe mbrapa mund të vërtetohet që ka shkelje ligjore, që më pas hidhen në media, apo në çdo fushë tjetër, sigurisht që një shtet ligjor mund të kërkojë që të vendosë rregullin. Në parim shteti duhet të bazohet në dy gjëra, një që të jetë neutral, dhe të vendosë zbatimin e ligjit. Nga kjo pikëpamje të gjithë presim që ligji të zbatohet.

Nuk kam asnjë provë dhe nuk do të doja që një media e caktuar, të ishte e implikuar në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër në një aktivitet të paligjshëm, por kjo nuk më bën që të mbaj qendrime subjektive.

Në këtë pikëpamje unë dua të them, që unë subjektivisht mendoj se sekuestrimi duhet të bëhet në një moment kur ajo pasuri përdoret në mënyrë të rrezikshme dhe për mbulimin e provave, nëse kjo nuk ndodh, unë atëherë nuk e kuptoj këtë masë.

Në kuptimin e një medie, mua kjo nuk më rezulton, dhe do të thoja që me masat e sekuestros duhet të jemi të kujdesshëm, pasi kemi precedentin edhe të një televizioni më herët siç ishte Agon channel.

Drejtimi i Ora-s me anë të një administratori nga shteti ajo është një pesë me hiç, pasi nuk mund të ndahet ana financiare nga ana e gazetarisë, kjo është e pamundur veçanërisht në aspektin e medias. Unë iu qaj hallin atyre gazetarëve që janë në këtë gjendje”, u shpreh akademiku Fuga. /Faxnews/

Etiketa: fugaliria e mediavetv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Më shumë se 67 mijë shqiptarë ende nuk marrin sinjal televiziv tokësor, asnjë përmirësim në 2024

08:51 : 24/04/2025
AKTUALITET

“Projekte të mbifaturuara, si i bëni 7 deri në 10 brenda vitit?”, Fuga përplaset me Gjinushin

22:56 : 05/03/2025
AKTUALITET

Goditjet e SPAK, Fuga: Lidershipi i partive po fokusohet vetëm në 1 person

21:32 : 23/10/2024
AKTUALITET

Kontratat prishen çdo vit, RTSH blen të drejtën e transmetimit të futbollit shqiptar

09:38 : 17/08/2024
AKTUALITET

“Bylykbashi po më zhgënjen!” Akademiku Fuga: Rrezikohet vota e emigrantëve

19:18 : 26/07/2024
AKTUALITET

Sulmi i Ramës ndaj ‘RAI3’/ Këlliçi: Doli bllof, nuk e kishte llogaritur impaktin e investigimit

20:13 : 04/06/2024
Para

"Urrejtja e argatit të Beogradit ndaj Rugovës"/ Berisha: Rama po përgatitet për azil

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com