• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Egbo: Nëse shqiptarët do të ishin racistë, unë nuk do të isha trajner i Tiranës

18:52 : 01/08/2020
në SPORT

Trajneri bardheblu, Emanuel Egbo, në konferencën për shtyp në prag të finales së Kupës ka sqaruar edhe një herë debatin për rracizmin, objektivin për Kupën si dhe arritjen si trajneri parë afrikan që fiton një titull në Europë.

Para një finale Kupe, sa e do Tirana këtë trofe?

E kemi vlerësuar maksimalisht. Cunave i kam thënë që kupa është objektivi i dytë i klubit që nga fillimi sezonit. Do jetë jashtëzakonisht e bukur që në 100 vjetorin e klubit të marrim edhe kampionatin edhe Kupën e Shqipërisë. Emri i tyre do mbetet në historinë e klubit. Nuk e shoh vetëm si një kupë, por ka shumë gjëra brënda. Duhet ta fitojmë pasi më pas fillojnë shumë gjëra të bukura. Me marrjen me marrjen e kësaj kupe, objektivi klubit dhe ai individual është arritur.

Mendoni se festa ju ka dëmtuar pak?

Kemi 4 ditë që përgatitemi. Me cunat e biseduam që do të festojmë atë ditë dhe më pas të përgatitemi për finalen e kupës. Besoj se nesër cunat do të jenë në maksimumin e tyre dhe me kismetin e Zotit shpresojmë ta fitojmë ndeshjen.

Lexo edhe:

Dogjani-socialistëve: E keni kthyer Tiranën në një geto betoni, ku ligjin e bën i forti

Celibashi: Rinumërimi i votave për Tiranën e Fierin do bëhet nga stafi i KQZ, ja se kur do nisë

Nga organika e ekipit kë nuk keni gati, pasi ka shumë lojtarë në pikëpytje?

Deri nesër do të shohim ata që janë gati për ndeshje. Normalisht që kur vjen fundit të gjithë janë të lodhur pasi kanë luajtur çdo 3-4 ditë. Është normale të ketë lodhje dhe dëmtime, prandaj disa lojtarë si Muçi që ka probleme, apo Doka dhe disa lojtarë të tjerë. Besoj se do jenë gati për ndeshje.

Përsëri grushta në stërvitje, çfarë ndodhi?

Ishte një keqkuptim. Gjëra që ndodhin në çdo familje. Që kur kam marrë drejtimin e skuadrës jemi munduar që ti ruajmë gjërat të mos dalin jashtë e ti zgjishim si familje si vëllezër. Më keq se dje ka ndodhur edhe më përpara por nuk i kanë marrë vesh pasi i kemi zgjidhur brënda familjes.

Dukeni më i mërzitur se ka dalë si lajm sesa për atë çka ndodhur…

E thashë që në çdo familje ka zënka, mes prindërve dhe fëmijëve. Më tregoni një familje pa probleme brënda saj apo një familje që rri 1 apo 2 vite pa sherre. Njerëzit zihen dhe sqarohen. Nuk ka pasur grushta por shtyrje. E rëndësishme është që dy lojtarët u sqaruan me njëri-tjetrin pa ndërhyrjen e stafit apo ndonjë lojtari tjetër. Të arrihet kjo, ka shumë domethënje. Kjo tregon që ekipi ka harmoni, tolerancë mirëkuptim midis njëri-tjetrit. Këtë duhet të shohim, jo atë që ka ndodhur. Kjo më jep shumë shpresë në këtë ekip.

Është bërë bërë maratonë çështja e rracizmit. Mund të na e sqaroni për herë të fundit çfarë ka ndodhur?

Kam tentuar ta sqaroj sa më tepër. Ata që e kanë marrë për interesa të vetat apo për lajme, unë mendoj se jam më shumë shqiptar se ata. E dua këtë vend dhe dëshira ime është të përmirësohemi sa më shumë. Une kam 20 vite në Shqipëri. Kjo është shtëpia ime. 99 shqiptarë nuk mund të ndëshkohen për veprimin e një tjetri.

Kur ka ndodhur ky episod?

Është shumë kohë përpara. Për mua është e mbyllur. Ajo pyetje më është bërë edhe nga gazetar shqiptar edhe në studio televizive, a ka apo nuk ka rracizëm.

Nuk ka askush shans të thotë që shqiptarët janë më rracistë se vëndet e tjera. E kam sqaruar që ka njerëz të këqinj dhe njerëz të mirë, ashtu si dhe në vendin tim në Nigeri. Shqiptarët më kanë trajtuar mirë më kanë respektuar dhe jam ndjerë komod. Nëse shqiptarët do ishin rracistë, sipas atyre që e kanë nxjerrë nga konteksti, unë nuk do isha trajner i Tiranës. Unë nuk jam njeri i polemikave, por e kanë nxjerrë nga konteksti.

Nuk mund të bëhem hipokrit por i drejtpërdrejtë si gjithmonë.

Edhe Teuta feston 100 vjetorin. Çfarë keni ju më shumë se kundërshtari për ta fituar këtë Kupë?

Përderisa fituam kampionatin, kemi vetëbesimin dhe një shtysë për ta fituar edhe Kupën. E dim që kundërshtari e ka vlerësuar maksimalisht pasi kanë 100 vjetorin, por shpresoj të japim 100% tonë. Kjo është më e rëndësishme.

Mediat në Nigeri e kanë pasqyruar shumë këtë arritje. Keni qënë në qender të vemendjes se opinionit sportiv. Çfarë domethënje ka kjo për ju?

Ka shumë domethënje pasi unë nuk e dija. Kam qënë i përqëndruar vetëm tek puna dhe klubi. Tirana është klubi më i madh në Shqipëri ku kam dhënë shumë. Kam fituar kampionat, kupë dhe superkupë si lojtar dhe klubi që duan më shumë. Nuk e dija që jam trajneri u parë afrikan që fitoj një titull kampion në Europë. Unë thjesht kam bërë punën time. Nuk merrem me statistika apo objektive individuale. Jam bashkëpunëtor për të arritur objektivin e klubit pasi kjo është më e rëndësishme. Duke punuar për objektivin e klubit, kam arritur dhe një objektiv personal të cilin nuk e dija se ekziston. Prandaj mediat atje e kanë zbuluar dhe duke filluar nga presidenti qeveria dhe gjithë më kanë uruar dhe është dicka jashtëzakonisht e mirë. Por unë jam prapë i njëjti. Me ndihmën e Zotit kam arritur këtë sukses dhe siç kam qënë më përpara ashtu do jem përsëri, gjithmonë me këmbë në tokë.

Etiketa: egboracistetirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dogjani-socialistëve: E keni kthyer Tiranën në një geto betoni, ku ligjin e bën i forti

16:51 : 16/06/2025
AKTUALITET

Celibashi: Rinumërimi i votave për Tiranën e Fierin do bëhet nga stafi i KQZ, ja se kur do nisë

10:33 : 10/06/2025
AKTUALITET

Semaforët në Tiranë ndizen njëkohësisht për këmbësorë dhe mjete, rrezik për aksidente

20:23 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025
AKTUALITET

Piramida e Tiranës “simbol i përjashtimit” për personat me aftësi të kufizuara

17:24 : 04/06/2025
AKTUALITET

Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës

16:03 : 02/06/2025
Para

Covid 19/ Ekspertët: Vaksina mund të jetë gati në vitin 2021

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com