• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid 19/ Ekspertët: Vaksina mund të jetë gati në vitin 2021

19:00 : 01/08/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet e koronavirusit.

Krizat politike, ekonomike dhe shëndetësore janë një burim shqetësimi i vazhdueshëm për ligjvënësit amerikanë.

Por ekspertët kryesorë të shëndetit publik në vend kishin disa lajme inkurajuese të premten, duke i thënë një komisioni të Kongresit se zhvillimi i një vaksine për virusin po ecën me shpejtësi.

Për herë të parë që nga qershori, pati një rënie të numrit të rasteve të reja me Covid-19 në mbarë vendin krahasuar me javën e kaluar. Por me rritjen e numrit të rasteve në disa shtete, ligjvënësit amerikanë të premten kërkuan përgjigje nga ekspertët që po udhëheqin përpjekjet e administratës së Presidentit Trump për ta frenuar përhapjen e virusit.

‘A mund të na ndihmoni të kuptojmë pse Evropa kryesisht e ka vënë nën kontroll virusin, por në Shtetet e Bashkuara po shohim një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja?’, pyeti ligjvënësi demokrat James Clyburn.

Lexo edhe:

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

‘Nëse shikoni se çfarë ndodhi në Evropë, kur ata u mbyllën, ata e bënë këtë në nivel 95 për qind. Kur ju shikoni në fakt atë që bëmë ne, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi të madhe, ne me të vërtetë funksionalisht mbyllëm vetëm rreth 50 për qind të aktivitetit’, u përgjigj Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar testimet në javët e fundit, por me debatin për rihapjen e ekonomisë amerikane ende një çështje me ndjeshmëri politike, ekspertët paralajmërojnë se testimet për Covid-19 nuk janë një zëvendësim i masave parandaluese.

‘Ne nuk mund të dalim nga kjo ose një pandemi tjetër vetëm përmes testimeve. Testimi për koronavirus nuk zëvendëson përgjegjësinë personale. Nuk zëvendëson përgjegjësinë për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz, ose masat e tjera si larja e duarve, dhe vendosja e maskës’, tha Admiral Brett Giroir, Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë.

Shumë ekspertë shpresojnë se masat parandaluese do të ndihmojnë deri në fillim të vitit të ardhshëm, kur zyrtarët vlerësojnë se një vaksinë për coronavirusin mund të jetë e gatshme.

‘Në fund të fundit, brenda një periudhe kohe të arsyeshme, planet tani lejojnë që çdo amerikan që ka nevojë për një vaksinë ta marrë atë brenda vitit 2021’, tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se shpejtësia është rezultat i udhëheqjes së Presidentit.

‘Këto investime kritike në një vaksinë për koronavirusin janë bërë për faktin se ne kemi një biznesmen në Shtëpinë e Bardhë’, tha Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Por demokratët në kongres akuzojnë presidentin dhe republikanët se nuk kanë ofruar ndihmë të nevojshme për amerikanët që janë pa punë dhe në vështirësi.

‘Republikanët thanë se donin të bënin një pauzë. Virusi nuk bëri pauzë’, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Udhëheqësit nga të dyja palët nuk arritën bien dakord për një marrëveshje këtë javë për të zgjatur ndihmën financiare shtesë për miliona amerikanë të papunë./VOA

Etiketa: koronavirusi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:14 : 22/02/2022
SHENDETI

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

21:35 : 18/01/2022
AKTUALITET

Dy humbje jete dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:54 : 17/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjekja Dedja: Të infektuarit duhet të presin 72 orë para se të marrin antibiotikë

19:51 : 16/01/2022
AKTUALITET

Rekord i zi/ 7 humbje jete dhe 2179 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:19 : 14/01/2022
AKTUALITET

Omicron/ Alimehmeti: Rritja e infektimeve s’do ndikojë te shtrimi në spitale dhe vdekjet

17:12 : 06/01/2022
Para

Këto janë 10 mitet që vijojnë të mbajnë ‘peng’ njerëzimin

TË GJITHA

Natë e zhurmshme për Thethin, vijon aksioni i IKMT-së

21:33 : 11/07/2025

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

21:26 : 11/07/2025

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

21:25 : 11/07/2025

“Prokurori ishte i joni”/ Trafikanti shqiptar zbërthen rrjetin në gjyq

21:24 : 11/07/2025

Rruga ‘Goce’ në Krujë, e prishur dhe e bllokuar, banorët pa kalim

21:10 : 11/07/2025

Gjermania rrit porosinë për avionët F-35, do të blejë edhe 15 të tjerë nga SHBA

21:09 : 11/07/2025

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

20:59 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com