• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Serbia kërkon të blejë avionë ushtarak, akuzon Perëndimin për armatosjen e fqinjëve të saj

23:17 : 27/07/2020
në AKTUALITET, RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se vendi i tij do të vazhdojë të fuqizojë forcat e armatosura dhe po kërkon të blejë më shumë avionë ushtarak, mes tensionesh në Ballkan.

Ai tha të dielën se janë ndërmarrë “nisma të caktuara” për të blerë një flotë të avionëve bombardues, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera perëndimore për armatosjen e fqinjëve të Serbisë që janë pjesë e NATO-s, përfshirë edhe Kosovën.

“Amerikanët, turqit dhe gjermanët po kujdesen për fëmijën e tyre të dashur”, tha ai duke ju referuar Kosovës, duke shtuar se Uashingtoni kohët e fundit i ka dorëzuar një numër automjetesh të blinduara Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë fundjavës në Kosovë ka arritur një pjesë e automjeteve ushtarake amerikane të tipit Humwee të cilat ishin kontraktuar nga qeveria e Kosovës në korrik të vitit 2018. Një pjesë e tyre janë dhuratë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila në dhjetor të vitit 2018 u shndërrua në ushtri të saj duke nxitur reagimin e Beogradit i cili kundërshton pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Gjatë një vizite në një brigadë tankesh të ushtrisë serbe, presidenti serb tha se vendi i tij nuk mund të garojë me “dhuratat e NATO” për fqinjët e tij kur bëhet fjalë për armë dhe “prandaj duhet ta bëjë vet këtë”.

Lexo edhe:

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

Tjetër alarm ushqimor! Bllokohen 25 tonë miser serb Kancerogjen me Aflatoksinë

Presidenti serb nuk e sqaroi se çfarë lloj avionësh ushtarak planifikon të blejë Serbia, por mediet pro-qeveritare thanë që kishte kërkuar zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara mundësinë e blerjes së 20 syresh.

Raportet thanë që Uashingtoni nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Beogradit dhe se në rast të refuzimit, ka të ngjarë që Serbia të blejë avionë rus të tipit “Sukhoi-25”.

Serbia, e cila ka shpallur neutralitetit ushtarak, së voni ka pranuar sisteme kundërajrore nga Rusia e cila e ka furnizuar edhe me avionë ushtarak, helikopterë dhe autoblinda.

Kina një aleate tjetër e Serbisë i ka dorëzuar dronë ushtarakë.

Zyrtarët amerikanë në të kaluarën kanë folur hapur për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë, nëse Moska dërgon më shumë armë, veçanërisht të tilla që mund të kërcënojnë sigurinë e vendeve fqinje, anëtare të NATO-s.

Armatosja ruse dhe kineze e Serbisë është parë me shqetësim në perëndim dhe nga fqinjët e saj mes tensionesh në rritje në Ballkanin që përjetoi luftëra shkatërruese në vitet 90-të. /VOA

Etiketa: akuzon Perëndiminarmatosja e fqinjeveavione ushtarakeSerbi

Lajme të lidhura

BOTA

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Tjetër alarm ushqimor! Bllokohen 25 tonë miser serb Kancerogjen me Aflatoksinë

20:09 : 07/11/2025
RAJONI

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025
RAJONI

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Serbi, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës

21:12 : 03/11/2025
RAJONI

Bomba molotov drejt Parlamentit serb, militantët e Vuçiç sulmojnë nënën e një prej viktimave të Novi Sadit

22:46 : 02/11/2025
RAJONI

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025
Para

Lë punën shitësi që nuk bëri asnjë ditë pushim për 38 vite radhazi

TË GJITHA

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025

Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

19:43 : 15/11/2025

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

19:25 : 15/11/2025

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025

Seri shpërthimesh në zonën industriale në Buenos Aires, mbi 20 të plagosur/ VIDEO

18:56 : 15/11/2025

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

18:46 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com