• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Mbeti pa para dhe të dashur në mes të Nju Jorkut, Trejsi Sejdini rikthehet në Shqipëri

11:45 : 26/07/2020
në SHOW BIZ

Pasi festoi 20-vjetorin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-miss “Universe Albania”, Trejsi Sejdini është rikthyer sërish në Shqipëri. Ajo ndodhet me pushime në Jug, nga ku poston foto provokuese dhe në një intervistë për “Vizioni i pasdites”, tregoi se kush e fotografon në mënyrë që të kuptohet nëse pas pozave hot fshihet ndonjë partner i ri.

“Tani kam mamin që m’i ka qa nja dy foto dje, po kam edhe Klevin, fotografin tim që rri gjatë gjithë kohës me mua”, u shpreh ajo. Ndërkohë, në rrjetet sociale nuk kanë munguar pyetjet e ndjekësve se cila është arsyeja që Trejsi e la Amerikën, ku shkoi për t’u përfshirë në ndonjë projekt të rëndësishëm si modele.

Le ta nisim historinë fillimish nga vetë rrëfimet dhe veprimet e saj. Ish-miss Universe ndodhej në SHBA gjatë karantinës dhe e vetmja mënyrë argëtimi për të ishte ‘Tik Tok’. Në disa video që publikonte herë pas here, Sejdini zbuloi edhe disa detaje nga jeta e saj.

Lexo edhe:

Nga sherret me shishe tek plagosja me thikë/ Kur “influencueset” sjellin dhunë (FOTO)

“Leonard Duka i dërgonte para Trejsi Sejdinit”, avokati: Vajzave spiune mund t’i ikte dhe koka

Me anë të një videoje me alternativa, modelja tregoi se preferon meshkujt para femrave, tatuazhet më shumë se pirsing dhe hashashin më shumë se alkoolin. Pak kohë më parë, ajo njoftoi se do të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të provuar karrierën si modele dhe nuk vonoi shumë tek u pa të postonte foto nga Nju Jorku, ku edhe mori pjesë në sfilatën e parë në javën e modës atje.

Trejsi hapi shfaqjen e Raul Penaranda, duke prezantuar koleksionin e 21-të të markës, ku u pa të dilte në pasarelë e veshur me një fustan të zi, momente të cilat i shfaqi me disa foto në “Instagram”.

“E lumtur që po hap shfaqjen për Raul Penaranda në Javën e Modës 2020. Faleminderit që më zgjodhët!”, shkruante ajo. E menjëherë pas largimit, Trejsi ra në sy edhe të supermodeles me famë botërore, Gigi Hadid.

Kjo, për shkak të dy fotove të publikuara nga Trejsi, ku kishte veshur një kostum sportiv të Gigit në bashkëpunim me një markë tjetër veshjesh. Ylli botëror ripostoi fotot e Trejsit në “Instagram”-in e saj dhe kjo gjë e lumturoi shumë modelen shqiptare, e cila e konsideronte atë një idhull.

Me largimin nga Shqipëria, Trejsi la pas jetën e saj gjithë telashe me të dashurin problematik, për të filluar një jetë të re në SHBA. Kujtojmë që ajo u përfshi në një skandal policor, pasi ish-i dashuri i saj, Leonard Duka, (tashmë në kërkim), vrau ish-efektivin Santiago Malko.

Gjithashtu, pak kohë më parë u publikua një video ku raportohej se Trejsi u rrah brenda makinës së saj nga disa djem. Por cila ishte strategjia e saj për të deklaruar se ajo po mbyllte një kapitull të errët të jetës së saj në Shqipëri, për të nisur një tjetër në SHBA? Hapi i parë ishte të deklaronte se ishte ndarë nga i dashuri problematik.

Gjatë një interviste në “RTV Ora”, ajo foli për jetën e saj private dhe u shpreh se momentalisht ishte single, duke deklaruar kështu ndarjen nga i dashuri i saj në arrati, Duka.

Pyetjes: “Aktualisht, je single apo në një lidhje?”, ajo iu përgjigj: “Për momentin, jam single. Kjo nuk do të thotë që tani duhet të më suleni të gjithë dhe të filloni me provokimet tuaja”.

Për shkak të historisë së saj me një prej kokave të bandave, ajo sot është një emër mjaft i lakuar edhe në median rozë. Por ndërsa mbylli këtë kapitull, për të nisur një të ri jashtë Shqipërisë i duheshin shumë para. Me sa duket, pas atij projekti të vetëm, edhe për shkak të stopimit të eventeve për shkak të pandemisë, Trejsi e tregoi vetë se u gjend në një situatë të vështirë ekonomike në SHBA.

Me anë të një video live në “Instagram”, ajo deklaroi se nëse në SHBA nuk punon, nuk arrin do të jetosh.

“Sa të mësohesh. Tani që është kjo karantina se mërzitëm në shtëpi vetëm. Por këtu ke ku me dalë, kur ke njerëz që takon, del e bën. Unë më përpara kur kisha jetë normale, dilja pothuajse përditë që pija ndonjë gjë. Nuk është se mërzitesh. Bën punë gjithë ditës dhe kur ke me çfarë të merresh, ikën dita dhe nuk kuptohet. Kur nuk ke me çfarë të merresh, nuk jetohet. Jo vetëm për të ardhura, për mundësi, por nuk jetohet. Ç’do bësh? Nuk ka kohë të merret kush me ty, me pi kafe në Bllok, se të gjithë kanë punët e veta”, u shpreh Trejsi. E, sipas njerëzve pranë saj, kjo ka qenë edhe arsyeja e rikthimit në Shqipëri, mungesa e një partneri dhe kryesorja mungesa e parave.

Ajo vendosi të linte Shqipërinë para 6 muajsh, duke bërë strategjinë e saj për “të fshirë” nga jeta të shkuarën e errët dhe për t’ia nisur nga fillimi.

Të shohim se cilat do të jenë angazhimet e saj pas pushimeve në plazhet e Jugut.

/Panorama Plus

Etiketa: Trejsi Sejdini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga sherret me shishe tek plagosja me thikë/ Kur “influencueset” sjellin dhunë (FOTO)

14:11 : 21/01/2025
AKTUALITET

“Leonard Duka i dërgonte para Trejsi Sejdinit”, avokati: Vajzave spiune mund t’i ikte dhe koka

11:59 : 23/05/2024
AKTUALITET

Leonard Duka i nisi 500$ në New York, Trejsi Sejdini del në dosjen e SPAK. Kush ia tërhoqi paratë

10:23 : 21/05/2024
AKTUALITET

Mjeti luksoz i Trejsi Sejdinit stampohet me logo të Policisë së Shtetit (FOTO)

10:01 : 15/01/2024
AKTUALITET

Ia sekuestruan në 2019-ën, ‘Benz-i’ luksoz i Trejsi Sejdinit i kalon Policisë Rrugore

11:24 : 06/01/2024
SHOW BIZ

“S’ngel pa të dashur një femër si unë”, Trejsi zbulon kriterin që ka për partnerin

20:15 : 13/11/2022
Para

Basha: Rama po vret biznesin e vogël, po mbesin pa punë mijëra shqiptarë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com