• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E dashur, ja pse të mallkojnë”/ Fejzullai i kthehet Vilma Nushit: Mos na përzjej stomakun!

10:55 : 25/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE

Aktivisti i shoqërisë civile dhe i emëruar për disa kohë si kryebashkiak nate në Tiranë, Briken Fejzullai, ka reaguar pas letrës së sipërmarrëses Vilma Nushi, e cila po kurohet nga COVID-19 në Turqi.

Në një postim në FB, Fejzullai shkruan, se Nushi ka qenë dikur një grua e respektuar, ndërsa tashmë po përpëlitet të pastrojë emrin, të cilin e bëri pis nga tahmaja e madhe.

Me tej, ai ka shtuar, se ata që e mallkojnë, e bëjnë për shkak të tenderave në hije që ka marrë, me paratë e të cilëve mund të kuroheshin mijëra shqiptarë. Gjithashtu Fejzullai ironizon sipërmarrësen, duke shkruar, se nuk pranon të marrë mjekësinë falas në vendin ku mbushi thasët me para, por i hipën avionit për t’u kuruar në Turqi.

“E tani që të vjen rradha ty të marrësh mjekësinë ‘falas’ të këtij vendi, nuk ke as buonsensin të kurohesh aty ku mbushe (pa patur nevojë) thasët, por i hipën avionit e nisesh me urgjencë për Turqi; sepse të duket jeta jote, më e rëndësishme se e atyre që i konsideron thjesht numra“, thuhet në reagimin e Fejzullait ndër të tjera.

Reagimi i plotë

Lexo edhe:

Kallëzimi i Albana Vokshit ndaj Vilma Nushit, SPAK: Procedimi penal është në fazën e hetimit

Përballja në GJKKO, Vokshi nxjerr dokumentin e SPAK-ut: Ndaj Vilma Nushit ka nisur procedim penal

E dashur Vilma! Lexova me shumë vëmendje letrën e hapur që ke shkruar nga spitali ku po kurohesh në Turqi. Ajo që më bëri më shumë përshtypje, ishte mungesa e paqes dhe mllëfi i madh me të cilin po përjeton rikuperimin tënd, por mbi të gjitha, nevoja jetike për të pastruar emrin, të cilin (në këndvështrimin tim), nëse do kishe ndërgjegjen e pastër, nuk do kishe absolutisht nevojë ta fusje vetë, nëpër mekanizma “vettingu”. Ti dikur, ke qenë nga njerëzit shembull për t’u ndjekur në botën e biznesit.

Një njeri që siç thua ti, nuk u përkul dhe nuk hoqi dorë nga puna e ngritur me mund dhe djersë, as në ditët më të zeza (ato të rrëmbimeve në stil mafioz). Ishe një njeri i nderuar dhe i respektuar nga burra a gra, kudo nëpër Shqipëri. Personalisht, jam ndjerë krenar që kam patur vazhdimisht ndër vite, marrëdhënie të shkëlqyera biznesi me kompaninë tënde, ku punojnë shumë njerëz të mrekullueshëm e me integritet të lartë moral e shoqëror.

Më vjen sinqerisht keq të të shoh sot teksa përpëlitesh për të pastruar emrin të cilin, fatkeqësishit nga tahmaja apo nga mania për t’u ndjerë e gjithëpushtetshme, bëre pis me duart e tua. Mendoj dhe besoj se në këtë ditë të vështirë për ty, nuk të mallkon njeri sepse je një businessëomen e sukseshme, e cila ka arritur majat.

Ti u bëfsh më e pasur se Jeff Bezos, Elon Musk apo Jack Ma; deri ditën kur paratë i bën me djersë dhe mund! Ia uroj gjithkujt që punon ndershëm; ty “in primis” sepse je një grua/një nënë, në një botë të egër burrash. Ty e dashur Vilma, nëse vertet të mallkon kush sot, të mallkon sepse; edhe pse me një kompani solide ku punësohen qindra shqiptarë, harrove se çdo të thotë të jesh shqiptar e të kesh halle shqiptari.

Nëse vërtet të mallkon kush sot, të mallkon; sepse në vendin më standartin më të ulët të mjekësisë në Evropë, përmes tenderave plot hije (për të qenë gentleman, them plot hije), more paratë me të cilat mund të kuroheshin mijëra shqiptarë nëpër spitale të reja dhe i ndave me një bastard si Beqja e me një kryebastard si shefi i tij. E tani që të vjen rradha ty të marrësh mjekësinë “falas” të këtij vendi, nuk ke as buonsensin të kurohesh aty ku mbushe (pa patur nevojë) thasët, por i hipën avionit e nisesh me urgjencë për Turqi;

sepse të duket jeta jote, më e rëndësishme se e atyre që i konsideron thjesht numra. Ndaj e dashur; të lutem shërohu sa më shpejt për të dashurit e tu, por bëje në heshtje e mos na përziej shumë stomakun, me moralin tënd patetik! Thënë kjo; të uroj me zemër atë që i uroj çdokujt në jetë, përfshirë vetes time: Ta bëftë Zoti, siç ke shpirtin!

Vilma Nushi shkroi një letër nga spitali në Turqi, ku po kurohet për shkak se u prek nga COVID-19. Nushi reagoi ndaj atyre që e kanë sulmuar, duke thënë se perandoria e saj nuk rrëzohet lehtë dhe partë i ka fituar me djersë.

Etiketa: Briken Fejzullaivilma nushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kallëzimi i Albana Vokshit ndaj Vilma Nushit, SPAK: Procedimi penal është në fazën e hetimit

11:18 : 20/06/2025
AKTUALITET

Përballja në GJKKO, Vokshi nxjerr dokumentin e SPAK-ut: Ndaj Vilma Nushit ka nisur procedim penal

12:39 : 19/06/2025
AKTUALITET

Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e gjyqtares

14:06 : 20/05/2025
AKTUALITET

Vokshi para SPAK: Nuk do të ndalem së denoncuari aferat e Vilma Nushit

12:32 : 06/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Do i vemë dyllin Vilma Nushit dhe Tom Doshit, japin ilaçe me niseshte dhe amidon

13:55 : 01/05/2025
AKTUALITET

Gjyqi për shpifje, shtyhet përballja e radhës mes Albana Vokshit dhe Vilma Nushit

10:21 : 24/04/2025
Para

KPA hedh shortin për zëvendësimin e Dacit në 6 çështje/ Mes tyre, e Donika Prelës

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com