• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Agjentët federalë përdorin gazin lotsjellës për të shpërndarë protestën në Portland

19:11 : 25/07/2020
në BOTA

Mijëra protestues u mblodhën para gjykatës federale në Portland të Oregonit në orët e para të së shtunës duke hedhur fishekzjarrë në drejtim të ndërtesës ndërsa agjentët federalë po hidhnin gaz lotsjellës në përpjekjet për të shpërndarë protestuesit.

Protesta vazhdoi për orë të tëra derisa agjentët federalë hynë në turmë rreth orës 02:30 të mëngjesit dhe marshuan në një vijë poshtë rrugës, duke pastruar protestuesit e mbetur me gaz lotsjellës. Ata gjithashtu shuan një zjarr të madh në rrugën jashtë gjykatës.

Shërbimi Federal Mbrojtës e kishte shpallur protestën si “një tubim të paligjshëm” dhe tha se disa oficerë ishin plagosur gjatë përpjekjeve për të shpëndrarë protestuesit.

Ndërsa turma u shpërnda, një person i goditur me thikë u gjet aty afër, tha policia e Portlandit. Personi është dërguar në spital dhe një i dyshuar është ndaluar nga policia.

Rreth orës 3 të mëngjesit, shumica e protestuesve ishin larguar, vetëm disa grupe të vogla të tyre u panë duke ecur rrugëve.

Lexo edhe:

Tensione në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

FILE - Black Lives Matter organizer Teal Lindseth, 21, leads protesters in Portland, Ore.

Më herët të premten në mbrëmje, protesta kishte tërhequr grupe të ndryshme të organizuara, duke përfshirë Punonjësit e Shëndetësisë në Protesta, Mësuesit Kundër Tiranëve, Avokatët për Jetën e Afrikano-amerikanëve dhe “Muri i nënave”. Ndërsa turma po rritej, autoritetet vlerësuan se në kulmin e protestës kishte 3,000 njerëz të pranishëm, protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “Black Lives Matter” (Jeta e Afrikano-amerikanëve është e rëndësishme) dhe “Feds go home”(agjentë federalë ikni në shtëpi) nën tingujt e daulleve.

Më vonë, protestuesit tundën me forcë gardhin përreth gjykatës, dhe hodhën fishekzjarrë dhe shishe qelqi drejt ndërtesës. Shumë herë këto veprime shkaktuan reagimin e agjentëve federale me hedhje të gazit lotësjellës.

A medic treats Black Lives Matter protester Lacey Wambalaba after exposure to chemical irritants deployed by federal officers at the Mark O. Hatfield United States Courthouse, July 24, 2020, in Portland, Oregon.

Gazi lotsjellës çoi në shpërndarjen e protestuesve herë pas here, disa u sëmurën ndërsa të tjerët vazhdonin marshin drejt pjesës së përparme të gjykatës me makina ajri që shtynin gazin lotsjellës në drejtim të ndërtësës së gjykatës. Agjentët federalë u përgjigjen me pajisjet e tyre të ajrit për të shtyrë në anën e kundërt gazin lotsjellës.

Daniel Pereyo ishte një nga protestuesit që ishte qëlluar me gaz lotsjellës.

Zoti Pereyo tha se ai kishte qenë në parkun aty afër duke parë daullet dhe fishekzjarret që po hidheshin, kur filloi të ndjente djegie në fytyrë dhe sy.

“Ishte jashtëzakonisht e dhimbshme,” tha ai. “Nuk ishte dhimbja më e rëndë, por ishte shqetësuese dhe shpërqendruese.”

Nuk ishte e qartë nëse kishte të arrestuar gjatë protestës. Agjentët federalë, të dislokuar nga Presidenti Donald Trump për të shuar trazirat, kanë arrestuar dhjetra njerëz gjatë protestave të mbrëmjes kundër padrejtësive racore që shpesh kanë qenë të dhunshme.

FILE - Federal law enforcement officers detain a protester during a demonstration against the presence of federal law enforcement officers and racial inequality in Portland, Oregon, July 21, 2020.

Udhëheqësit demokratë në Oregon thonë se ndërhyrja federale ka përkeqësuar krizën dy-mujore, dhe prokurorja e përgjithshme e ngriti një padi për dyshimet për kapje të protestuesve nga njerëz pa uniforma dhe makina pa shenja.

Gjykatësi amerikan Michael Mosman tha se shteti nuk kishte bazë për të paditur në emër të protestuesve sepse padia gjyqësore ishte “jashtëzakonisht e pazakontë me një grup rregullash të veçanta”.

Përplasjet në Portland kanë rritur tensionet politike në vend dhe kanë shkaktuar një krizë mbi kufijtë e pushtetit federal, ndërsa Presidenti Trump po dërgon agjentë federalë në qytete të tjera të udhëhequra nga demokratët për të luftuar krimin. Kjo po ndodh ndërsa Presidenti Trump po krijon një strategji të re të rizgjedhjes të bazuar në zbatimin e “ligjit dhe rendit” pasi koronavirusi goditi rëndë ekonominë.

Kryebashkiaku i Portlandit, Ted Wheeler, i cili u qëllua me gaz lotsjellës këtë javë kur u bashkua me protestuesit, tha se prania e agjentëve federalë po përkeqëson situatën tashmë të tensionuar dhe ai vazhdimisht ka bërë thirrje për largimin e tyre./VOA/

Etiketa: Agjentët federalëgaz lotsjellesPortlandprotesta

Lajme të lidhura

RAJONI

Tensione në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

19:23 : 03/11/2025
RAJONI

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025
AKTUALITET

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

10:45 : 30/10/2025
AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025
Para

'Listat e hapura 100 %'/ Meta: Rruga e vetme për rivendosjen e parlamentarizmit

TË GJITHA

Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

10:55 : 04/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

10:48 : 04/11/2025

Shumë kompani shqiptare pa mjek pune, pavarësisht detyrimit ligjor

10:34 : 04/11/2025

Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat, shkarkon 40 punonjës

10:26 : 04/11/2025

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako

10:21 : 04/11/2025

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, i bëhet gjyq rekord dhe dënohet me burg

10:17 : 04/11/2025

Denoncimi/ Banorët e Astirit mes moçaleve dhe ndërtimeve pa leje çdo ditë

10:07 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com