• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vota e emigrantëve/ VV: Boll me lojra, rikthejini të drejtën që u takon

16:37 : 24/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri përmes një deklarate shprehet se u duhen dhënë fund lojërave me të drejtën e votës së mërgatës.

VV në Shqipëri thekson se Parlamenti miratoi disa ndryshime në Kodin Zgjedhor që kanë të bëjnë edhe me të drejtën e votës për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

“Ligji e ngarkon KQZ-në me organizmin dhe administrimin e këtij procesi, duke lënë fillimisht të kuptohet se kjo e drejtë do mund të ushtrohet në “zgjedhjet vijuese”. E përshëndesim në parim këtë ndryshim ligjor, por ka shumë çështje që mbesin në ajër lidhur me realizimin e kësaj të drejte.

Nëntë muaj para zgjedhjeve mungon kalendari i punës, aktet nënligjore, dhe procedurat e votimit për realizimin e të drejtës së votës për bashkatdhetarët. Për më shumë, palët e përfshira në vendimmarrje kanë shprehur skepticizmin e tyre për manipulime të mundshme edhe për votimin me postë, edhe për votimin në ambasada dhe konsullata jashtë vendit, edhe për votimin elektronik – i cili aktualisht as nuk është pilotuar. Pra, nuk ka një dakordësim për mënyrën se si do të votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Ligji parashikon edhe përditësimin e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile i cili kërkon një punë voluminoze nga ana e stafit të KQZ-së, që do ketë nevojë për kapacitete të shtuara për t’i kryer të gjitha punët në kohë.

Lexo edhe:

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

Ndryshimet po bëhen në një moment kur ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me Kodin Zgjedhor për shkak të projekt-ligjit për ndryshimet kushtetuese, duke shkaktuar paqartësi edhe për pragun zgjedhor, listat, koalicionet dhe zonat zgjedhore”, thuhet në deklaratën e VV dega Shqipëri.

Sipas VV, e drejta votës u është mohuar 30 vite rresht qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Sipas Bankës së Shqipërisë, bashkatdhetarët tanë kontribuojnë çdo vit me dërgesa financiare që shkojnë në nivelin e ¼ së buxhetit të shtetit. Por, të përjashtuar nga vendimmarrja, ata janë ndier të huaj e shpesh të diskriminuar jo vetëm në vendet pritëse por edhe në vendin e tyre.

Bashkatdhetarët tanë nuk janë vetëm burim të ardhurash, por kanë një potencial të jashtëzakonshëm për të kontribuar në çdo sektor në Shqipëri. Kush e njeh historinë e shqiptarëve njeh edhe rolin vendimtar që ka luajtur diaspora jonë prej Rilindjes kombëtare në çlirimin dhe emancipimin e vendit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka berë gjithë rrugëtimin e saj në bashkëpunim të ngushtë me shqiptarët që jetojnë në diasporë, dhe jemi thellësisht mirënjohës për gjithë kontributin e tyre në rritjen dhe fuqizimin e organizatës tonë, ashtu siç jemi të bindur që transformimet e mëdha në Shqipëri mund të realizohen vetëm duke përfshirë mërgatën në të gjitha proceset politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të vendit.

Është ofenduese, nëpërkëmbëse dhe vazhdim i padrejtësisë nëse këto ndryshime në Kodin Zgjedhor janë bërë thjesht si lojë fushate elektorale, pa synimin për t’i realizuar ato në zgjedhjet e radhës. Do ta ndjekim këtë proces nga afër, dhe do të kërkojmë me ngulm realizimin e kësaj të drejte themelore, pasi vonesat dhe pengesat janë të papranueshme”, thekson VV.

Etiketa: deklarataemigranteVV

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

21:58 : 22/10/2025
BOTA

Starmer: Do t’i mbyllim rrugët e Ballkanit për emigrantët e paligjshëm

19:13 : 22/10/2025
BOTA

Tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me emigrantë! Mbi 40 të vdekur

17:57 : 22/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Trafikimi i emigrantëve të paligjshëm, arrestohen dy persona në Qafë Botë

15:15 : 22/10/2025
AKTUALITET

“I shkëputur nga realiteti”/ Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

11:30 : 22/10/2025
Para

Koronavirusi në Shqipëri/ 5 viktima në 24 orët e fundit

TË GJITHA

Mbërrin në SPAK Pamela Qirko, motra Belinda Ballukut, do të jetë avokate e zv.kryeministres

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025

“Mos kini frikë nga ndryshimet”, horoskopi për muajin Nëntor nga Paolo Fox

14:28 : 31/10/2025

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com