• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tregtia e jashtme rimëkëmbet me shpejtësi pas muajve të pandemisë

12:00 : 19/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Gjatë muajit qershor, eksportet e mallrave pësuan një rënie vjetore prej vetëm 9.7% në krahasim me rënien 22% në maj dhe 44% në prill duke sinjalizuar një rikthim të shpejtë në normalitet. Po kështu ritmi i rënies së importeve ishte vetëm 2.8% në qershor në terma vjetorë në krahasim me rënien 24% në maj dhe 37% në prill.

Volumi i tregtisë së jashtme tregoi shenja të qarta rimëkëmbjeje të shpejtë gjatë muajit qershor, muaji i parë i normalitetit pas mbylljes tremujore të Shqipërisë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, duke dhënë shpresa për një rikuperim të shpejtë të ekonomisë në pjesën e mbetur të vitit. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se si importet ashtu edhe eksportet u rritën me forcë në krahasim me muajt e pandemisë në qershor ndërsa në krahasim me qershorin e vitit 2019, ndonëse vijon të ketë rënie, ajo është shumë më e vogël se sa rënia e muajve të krizës.

Parë në ndryshimet vjetore, eksportet e mallrave shënuan rënie në masën 25% në mars, 44% në prill dhe 22% në maj. Por në qershor, ndërsa vendi u rihap për biznes dhe pjesa më e madhe e kufizimeve të imponuara nga qeveria u hoq, rënia vjetore e eksporteve u reduktua në vetëm 9.7%.

Të dhënat statistikore sugjerojnë gjithashtu që eksporti kyç i veshjeve dhe këpucëve, i cili është shumë i rëndësishëm në Shqipëri nga pikëpamja sociale për shkak të numrit të lartë të të punësuarve në këtë sektor, tregoi shenja qëndrueshmërie. Qeveria shqiptare nuk i mbylli fabrikat gjatë pandemisë, gjë që bëri që shumë fabrika fason në të gjithë vendin të bëheshin vatra të konsiderueshme të përhapjes së pandemisë. Në qershor, ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 u rrit me 2.2 herë, eksportet e veshjeve dhe këpucëve u rritën me 13%. Kruja, qyteti ku vatra e parë e identifikuar ishte në një fasoneri, ka numëruar deri më sot së paku katër persona të vdekur nga kjo sëmundje.

Muaji qershor duket se shënoi përmirësime edhe sa i përket nivelit të importeve. Ndonëse në terma vjetor importet vijojnë të jenë më të ulëta, disa grupe që lidhen me konsumin e gjerë të popullatës kanë shënuar përmirësime. Importet e ushqimeve ishin më të larta se sa një vit më parë dhe po kështu edhe makineritë e pajisjet. Tekstilet dhe këpucët vijojnë të jenë më të ulëta se sa një vit më parë, gjë që reflekton mungesën e shitjeve të veshjeve në vend./BIRN/

Lexo edhe:

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

Etiketa: pandemiarritjetregtia e jashtme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

08:20 : 28/08/2025
AKTUALITET

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

08:26 : 18/08/2025
RAJONI

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025
AKTUALITET

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

15:29 : 26/06/2025
AKTUALITET

Bombardimi i Iranit/ Tregjet tronditen, nafta kap nivelet më të larta në 5 muaj

10:16 : 23/06/2025
Para

Alfred Çako-Manastirliut: Po tmerron qytetarët me Covid-19 për llogari të mafies khazare të OBSH

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

22:59 : 07/09/2025

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com