• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Policia e Portlandit i quan “trazira” protestat e së shtunës

20:10 : 19/07/2020
në BOTA

Policia në Portland të Oregonit të shtunën vonë i shpalli trazira veprimet e protestuesve pas ata hynë në ndërtesën e Shoqatës së Policisë dhe ndezën një zjarr, i cili u shua shpejt.

Protestuesit gjithashtu dëmtuan një gardh vetëm disa orë pas vendosjes së tij rreth gjykatës federale në Portland. Gardhi u vendos për të “ulur tensionet” midis protestuesve dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit, tha zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuar në një postim në Twitter.

Ka patur protesta të përditshme rreth gjykatës federale në Portland që nga 25 maji, dita kur afrikano-amerikani George Floyd vdiq nën arrest në Mineapolis. Protestat kundër racizmit shpërthyen me shpejtësi në Mineapolis pas këtij incidente dhe u përhapën në qytete të tjera amerikane, përfshirë Portlandin.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe ligjvënësi nga zona e Portlandit, Earl Blumenauer lëshuan një deklaratë të shtunën vonë, duke kritikuar veprimet e zyrtarëve federalë për arrestimet dhe përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve. “Muajin e kaluar, Administrata përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve në Uashington. Tani, pamjet filmike tregojnë se ata kanë rrëmbyer protestuesit me makina pa shenja të policisë në Portland, me qëllimin për të ndezur tensionet nga të cilat do të përfitonin ata. Ndërsa Portlandi aktualisht është në shënjestër të Presidentit, çdo qytet mund të bëhet objektiv i tij i radhës”, thuhet në deklaratën e tyre.

A driver fires a gun in the air near demonstrators during a Black Lives Matter protest in Portland, Oregon

Lexo edhe:

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

Në deklaratë gjithashtu thuhet se “Dhoma e Përfaqësuesve është e angazhuar të lëvizë me shpejtësi për të frenuar menjëherë këto abuzime të egra të pushtetit”.

Unioni Amerikan i Lirive Civile për Oregonin të premten tha se veprimet e oficerëve federalë kundër protestuesve në Portland ishin “tërësisht jokushtetuese”.

“Ajo që po ndodh aktualisht në Portland duhet t’i shqetësojë të gjithë në Shtetet e Bashkuara“, tha Jann Carson, drejtore ekzekutive në detyrë e Unionit Amerikan të Lirive Civile për Oregonin. “Zakonisht kur shohim njerëz në makina pa shenja, që kapin me forcë dikë në rrugë, ne e quajmë atë rrëmbim“.

Zëvendës Sekretari në detyrë për Sigurinë Kombëtare Ken Cuccinelli duke folur të premten për radion publike amerikane “NPR” konfirmoi faktin se agjentët federale kishin përdorur automjete pa shenja për të ndaluar njerëz në Portland. Por ai tha se kjo ishte bërë për të garantuar sigurinë e oficerëve, larg turmave dhe për t’i zhvendosur të arrestuarit në një “vend të sigurt për t’u marrë në pyetje”.

Kryetari i Bashkisë së Portlandit Ted Wheeler i kërkoi Presidenti Trump të largojë oficerët federalë. “Mbani trupat në ndërtesat tuaja, ose largoni ato nga qyteti ynë“, tha zoti Wheeler pas njoftimeve se punonjës policie kishin arrestuar njerëz në Portland që nuk ishin në pronë federale.

Prokurorja e Përgjithshme e Oregonit, Ellen Rosenblum ka ngritur një padi kundër qeverisë federale për arrestimin e njerëzve pa justifikim ligjor.

Etiketa: protestatrazira

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
BOTA

Vërejtjet e Merz për migracionin, thirren protesta në Berlin

16:15 : 21/10/2025
Para

Rastet e reja në Korçë, epidemiologët apel qytetarëve: Respektoni karantinën

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com