• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jonathan Galindo”, loja e rrezikshme që shkakton vetëvrasje/ Kujdes fëmijët, ja këshillat e policisë

09:57 : 18/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE

“Jonathan Galindo” është një lojë e re kompjuterike, e cilësuar nga ekspertët e hetimit të krimeve kompjuterike si e rrezikshme, që mund të shkaktojë edhe vetëvrasjen.

Përmes një informacioni zyrtar, policia thotë se “Jonathan Galindo”, i njohur edhe si “Cursed Goofy”, është një personazh i përshkruar si një njeri i veshur me një maskë qeni “Goofy” dhe është i lidhur me sfidën Balena Blu.

Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emrin “Jonathan Galindo” dhe duke përdorur imazhe të ndryshme të “Cursed Goofy” dhe më pas iu dërgojnë mesazhe grave dhe fëmijëve nëpërmjet platformave të mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë një lojë, duke iu referuar sfidës së Balenave Blu, e cila ka ngjashmëri me sfidën “Momo”.

Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t’i kërcënojë se do bëjë publik informacionin e tyre personal.

Nëse personat të cilët kanë marrë mesazhet do të pranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë me 50 sfida të ndryshme dhe si përfundim sfida e fundit mund t’i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes.

Lexo edhe:

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arrestohen 3 persona

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

Sipas ekspertëve të policisë, pamja e përdorur nuk është pamje e cila detyrimisht duhet të tregojë që përdoruesi i saj të jetë pjesë e kësaj sfide, pasi ajo mund të përdoret dhe nga përdorues të ndryshëm për qëllime tërësisht të ndryshme. Imazhet e përdorura në profilet e këtyre llogarive kanë origjinën nga stilisti Samuel Canini dhe datojnë të paktën në vitet 2012-2013.

Personazhi “Jonathan Galindo” aktualisht është i paidentifikuar, por profili i parë i përdorur për këtë qëllim vjen nga platforma sociale “TikTok”, në vjeshtën e vitit 2019.

Që nga krijimi i këtij profili, llogari të shumta të ngjashme me njëra-tjetrën janë shfaqur në të gjithë rrjetet sociale si: TikTok, Tëitter, Instagram, Discord dhe më shumë, duke dërguar mesazhe tek përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale dhe duke i inkurajuar ose kërcënuar ata që të marrin pjesë në këtë sfidë.

Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia “C” disponon, personat më të prekur janë fëmijët e moshave nga 10 deri në 18 vjeç, të cilët bëjnë pjesë dhe në grupet më të prekshme të shoqërisë.

Policia i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes përsa i përket monitorimit të pjesëtarëve të familjes së tyre dhe veçanërisht të fëmijëve, në çdo rast, dhe sidomos kur vërejnë shenja si:

Kur fëmijët marrin mesazhe apo postime nga “Jonathan Galindo”, i cili është një njeri që e ka fytyrën të lyer si personazhi “Micky Mouse” ose si qen;

• Marrin ose referohen në #f57, #f40 ose #ImaWhale;

• Ndryshime ekstreme në zakonet e tyre të të ngrënit apo të gjumit;

• Përdorimi i veshjeve të gjata që mbulojnë mirë pjesët e trupit me qëllim që të fshihen vetëdëmtimet trupore;

• Fotografimi i veprimeve apo aktiviteteve të ndryshme dhe dërgimi në llogari të rrjeteve sociale që prindërit nuk i njohin.

Sipas njoftimit, ndoshta disa prej këtyre shenjave mund të mos kenë të bëjnë me këtë sfidë, por gjithsesi përbëjnë arsye serioze për t’u shqetësuar.

Deri më tani Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit nuk ka evidentuar asnjë rast të tillë në Republikën e Shqipërisë dhe njëkohësisht bën thirrje për çdo shtetas që beson apo dyshon se gra apo fëmijë ndodhen në situatë të një rreziku të tillë, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.

Etiketa: Jonathan galindolojrapolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arrestohen 3 persona

18:15 : 10/10/2025
AKTUALITET

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025
Para

Denoncimi/ Malet e Kukësit plot me drogë, Gjici e drejtuesit e policisë të përfshirë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com