• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Ikona e skenës shqiptare tregon tregon këshillën që i jep gjithmonë e shoqja

08:28 : 18/07/2020
në SHOW BIZ

Zëri i tij është si një monument i gjallë kulture. Edhe kur thotë gjënë më të thjeshtë, të imponon ta dëgjosh. Reshat Arbana, sot 79 vjeç, është operuar dy herë nga zemra, por kjo gjë e nuk e ka trembur. “Zemra ka aftësi të të japë një mundësi të dytë në jetë, këtë gjë e ka bërë me mua. Jam çarë dy herë në kraharor, por ndihem më mirë këto kohë”.

Mëngjeseve ai e pi kafen prapa Ministrisë së Arsimit, aty e gjen së bashku me miqtë e tij. Në kontaktin e parë duket i vrazhdë, por mjaftojnë pak minuta bisedë për të kuptuar që ke përballë jo vetëm një ikonë të artit shqiptar, por edhe një njeri me zemrën të bardhë e të pastër.

Image

”Si natyrë dukem i rëndë në dukje, por nuk jam. Kam ndenjur e rri me të gjitha kategoritë e njerëzve dhe më pëlqen kështu. Unë kam qenë vetë punëtor dhe e dua punëtorin. S’e harroj një punëtor, mikun tim, që kish vënë te tornoja e vet parullën: Djersa nuk bëhet kurrë ujë, nëna ime”.

Lexo edhe:

“Qytetarët të zhgënjyer nga Qeveria”/ Tabaku vijon fushatën, takohet dhe me Reshat Arbanën

Reshat Arbana feston ditëlindjen, sa vjeç bën sot ‘Artisti i Popullit’

Reshati është një zotëri krenar i tërhequr në revoltën e vet. Tregon si i shkaktojnë tension padrejtësitë, gënjeshtra, mash trimi, aq të zakonshme në Shqipërinë e sotme.

“Acaohem shumë. Por imagjinoni sa gjëra nuk shkojnë në këtë vend. Shpesh gruaja më thotë; pse more Reshat ti do e rregullosh këtë botë. Po ja që unë jam i pandreqshëm, por ajo m’i ka gjetur telat. Është e qetë, e dashur. Por di të kërkoj edhe falje kur e kuptoj që e kam gabim. E kam burrërinë ta bëj edhe këtë”.

Image

Përpos roleve të jashtëzakonshme si aktor, e pyesim për recitimin e poezisë së Ali Asllanit “Hakërrim”, një hit në internet. Frymëzimi për të ekranizuar diçka të tillë i erdhi pikërisht nga zemërimi me realitetin.

“Ishte diku pas vitit 2005. Isha shumë i ngarkuar emocionalisht nga të gjithë ato që na rrethojnë. E kam fjalën këtu për politikanët. Do doja t’ua thoja disa gjëra në sy, po ku kapen ata, ecin vazhdimisht me makinë. Mendova po bëj një përmbledhje poetike.

“Hakërrimi” është njëra prej tyre. Sot e kësaj dite njerëzit më ndalojnë e më përgëzojnë. Mesa duket gjejnë veten. Ato vargje duken kaq aktuale. Ndoshta kështu do të mbesin gjithmonë”.-rrëfen ai.

/RDA NEWS

Etiketa: Reshat Arbana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Qytetarët të zhgënjyer nga Qeveria”/ Tabaku vijon fushatën, takohet dhe me Reshat Arbanën

10:53 : 29/04/2025
SHOW BIZ

Reshat Arbana feston ditëlindjen, sa vjeç bën sot ‘Artisti i Popullit’

13:13 : 15/09/2022
NDRYSHE

80 trëndafila të bardhë për ditëlindjen/ Presidenti uron ikonën e kinemasë shqiptare

17:43 : 15/09/2020
Para

Sektorët më të goditur nga pandemia/ Rritja e rasteve çoi në mbylljen e bareve dhe restoranteve

TË GJITHA

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren: Po flini gjumë me dosjen

14:35 : 22/05/2025

Operacioni “Ura”/ Gjykata e Tiranës miraton kërkesën e Italisë për ekstradimin e Ekil Ndërjakut dhe Ervis Detit

14:17 : 22/05/2025

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025

Aksident në Astir/ Këmbësori përplaset nga automjeti tek vijat e bardha, në gjendje të rëndë

13:58 : 22/05/2025

Fyerje raciste ndaj Vinicius, jepet dënimi historik! Një vit burg për 5 tifozët e Vajadolidit

13:57 : 22/05/2025

Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

13:45 : 22/05/2025

Celibashi i përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara

13:24 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com