• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rifillim gradual me faza i vizave amerikane/ Sqaron avokati i emigracionit nga SHBA

08:17 : 17/07/2020
në AKTUALITET, NDRYSHE

Për çështje të emigracionit në SHBA, flet avokati amerikan Kieran Both

Në maj, 2020, Shërbimi i Nënshtetësisë dhe Emigracionit të Shteteve të Bashkuara (USCIS) njoftoi Kongresin lidhur me defiçitin e parashikuar buxhetor që kërcënon operacionet e agjencisë si dhe mirëqënien financiare të mijëra punonjësve të USCIS-it. USCIS-i i ka kërkuar Kongresit një ndihmë financiare prej 1.2 miliardë dollarësh për të mbajtur gjallë agjencinë.

USCIS-i ka deklaruar që pa këtë ndihmë nuk do të ketë fonde të mjaftueshme për të mbajtur në këmbë aktivitetin e saj deri në fund të vitit fiskal si dhe për të financuar operacionet e saj gjatë tremujorit të parë të vitit 2021.

USCIS-i ka filluar t’i dërgojë punonjësve të saj njoftime për pushime të përkohshme nga puna si dhe ka bërë të ditur paraprakisht që nëse nuk do të marrë fonde ndihme nga Kongresi, duke filluar nga 3 gushti, 2020 agjencisë do t’i duhet të pushojë përkohësisht nga puna rreth 13,400 punonjës. Punonjësit mund të mbeten përkohësisht të pushuar nga puna deri më 1 tetor, 2020.

Pushimet e përkohshme nga puna të paralajmëruara nga USCIS-i do të ndalin emigracionin në SHBA, gjë që do të ketë pasoja negative për familjet, bizneset amerikane, institucionet arsimore, qendrat mjekësore si dhe kishat.

Lexo edhe:

“Ka shkelje të rënda në procedurë”/ Avokati Muçi: Këshilli i Ministrave po i vështirëson Veliajt ankimimin

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

Nëse USCIS-i e ndërpret aktivitetin, emigrantët që janë në proçes e sipër për t’u bërë qytetarë të SHBA-së nuk do të jenë në gjendje që ta mbyllin këtë proçes në kohë që të mund të regjistrohen dhe të votojnë, ata që përfitojnë nga programi DACA nuk do të mund të rinovojnë benefitet që ofron ky program, aplikantët për azil politik do të përballen me vonesa të mëtejshme, kurse bizneset nuk do të mund të punësojnë ose të mbajnë punëmarrësit. Përfaqësuesit që kemi zgjedhur në qeveri mbajnë përgjegjësi për buxhetin federal.

Shpresojmë që ata do ta kuptojnë drejt rëndësinë e këtij problemi.

Rifillim gradual me faza i shërbimeve rutinë për dhënien e vizave. Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka lëshuar informacionin në vijim:

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit (COVID-19) në mars, 2020, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në mbarë botën. Në një kohë që situata globale po ndryshon, konsullatat dhe ambasadat e SHBA-së kanë filluar një rihapje me faza të shërbimeve rutinë të dhënies së vizave.

Rifillimi i këtyre shërbimeve do të kryhet duke iu përshtatur situatës në vendet përkatëse. Që në muajin mars, ambasadat dhe konsullatat kanë vijuar të ofrojnë shërbime për dhënie vizash urgjente apo të kategorive që kanë rëndësi jetike dhe do të vazhdojnë t’i ofrojnë këto shërbime brenda mundësive që kanë. Ndërkohë që situata në vendet e caktuara do të përmirësohet, misionet tona aty do të fillojnë të ofrojnë gradualisht më shumë shërbime derisa të arrihet në rifillimin e plotë të shërbimeve rutinore të dhënies së vizave.

Nuk jemi ende në gjendje të japim një datë specifike se kur misionet tona do të rifillojnë të ofrojnë shërbime të caktuara të dhënies së vizave apo kur misionet tona do t’i rikthehen ngarkesës së punës në nivelet e periudhës para Covid-19-ës.

Mund të shihni faqet përkatëse të internetit të ambasadave dhe konsullatave të SHBA-së për informacion lidhur me statusin e aktivitetit të tyre si dhe lidhur me shërbimet që ofrojnë për momentin. Misionet tona jashtë shtetit vazhdojnë t’u ofrojnë nënshtetasve amerikanë të gjithë shërbimet e mundshme. Kjo nuk prek udhëtimet nën programin Visa Waiver (udhëtim pa qenë e nevojshme të marrësh vizë).

Listë pyetjesh dhe përgjigjesh lidhur me sa më lart:

Pyetje: Cilat janë shërbimet shtesë të vizave që kanë filluar të ofrojnë ambasadat dhe konsullatat?

Përgjigje: Të gjitha misionet tona kanë vazhduar të ofrojnë shërbime për dhënie vizash urgjente apo të kategorive që kanë rëndësi jetike.

Brenda mundësive që lejon situata në vendet përkatëse, misionet tona do të kalojnë gradualisht në shqyrtimin e kërkesave rutinë për viza jo-emigruese dhe emigruese si p.sh. ato nga: personat që kanë nevojë të ndërmarrin udhëtime urgjente; studentët (vizat F-1, M-1 dhe disa J-1); dhe disa anëtarë të familjeve të qytetarëve amerikanë kjo gjithnjë në përputhje me kufizimet e vendosura nga presidenti Trump.

Parashikojmë që volumi dhe lloji i vizave që do të merren në shqyrtim do të varen nga rrethanat në vendet përkatëse. Një ambasadë apo konsullatë do të rifillojë shqyrtimin e të gjithë rasteve për viza emigruese dhe jo-emigruese kur të ketë në dispozicion gjithshka që i nevojitet për këtë si dhe kur të sigurinë e nevojshme për ta bërë këtë.

Pyetje: Cilat janë kriteret mbi të cilat misionet po bazojnë vendimet për rifillimin e shërbimeve rutinore?

Përgjigje: Po monitorojmë me kujdes gjendjen në të gjitha vendet ku ka prani amerikane. Kushtet lokale që mund të ndikojnë në kohën kur mund të fillojmë të ofrojmë shërbime të ndryshme përfshijnë infrastrukturën mjekësore, rastet me Covid-19, aftësinë për të reaguar në raste urgjence si dhe masat kufizuese kur dilet nga shtëpia.

Pyetje: Çfarë hapash po ndërmerren për të mbrojtur klientët nga përhapja e Covid-19-ës?

Përgjigje: Shëndeti dhe siguria e punonjësve dhe e klientëve tanë mbeten parësore. Ambasadat dhe konsullatat tona po zbatojnë masa mbrojtëse në shërbim të sigurisë së personelit dhe klientëve, në të cilat përfshihen mbajtja e distancës së caktuar fizike në dhomat e pritjes, ulja e numrit të njëkohshëm të takimeve për intervista, dizinfektimi i vazhdueshëm i zonave ku ka me shumë kontakt fizik si dhe ndjekja e rregullave lokale të sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit.

Pyetje: A është urgjente situata ime? Më duhet të shkoj menjëherë në Shtetet e Bashkuara?

Përgjigje: Aplikantët mund të gjejnë udhëzime se si të bëjnë kërkesë për të caktuar një takim urgjent për vizë, në faqen e internetit të ambasadës apo konsullatës përkatëse.

Pyetje: Po për tarifën e vizës sime MRV që skadoi gjatë kohës që shërbimet rutinë ishin pezulluar?

Përgjigje: Tarifa për vizën MRV (vizë e lexueshme nga makina) është e vlefshme dhe mund të përdoret për të caktuar një takim për vizë në vendin ku është kryer blerja, brenda një viti që nga data kur është kryer pagesa./ILLYRIA

Etiketa: amerikaneavokativiza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka shkelje të rënda në procedurë”/ Avokati Muçi: Këshilli i Ministrave po i vështirëson Veliajt ankimimin

22:24 : 25/09/2025
BOTA

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

13:20 : 20/09/2025
Close-up detail of American VISAClose-up detail of American VISA
AKTUALITET

Aplikimet për vizë jo-emigruese në SHBA, ambasada amerikane del me njoftimin e rëndësishëm

17:44 : 19/09/2025
AKTUALITET

Gjendet e pajetë një amerikane në Shkodër

14:08 : 19/09/2025
BOTA

Alumini kanadez përmbyt Europën për shkak të tarifave amerikane

20:41 : 11/09/2025
AKTUALITET

SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu: Premtoi ndikimin te prokurorët dhe gjyqtari

17:16 : 10/09/2025
Para

Gjykatësi kundërshton marrëveshjen 18.9 milionë dollarëshe për Harvey Weinstein

TË GJITHA

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com