• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rakipi: Rama i frikësuar dhe në panik, kërkon fitore në tavolinë

21:39 : 17/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ku ka komentuar përpjekjet e kryeministrit Rama për të zhbërë marrëveshjen që u arrit mes palëve, për reformën zgjedhore.

Rakipi tha se Rama gjendet në panik nga frika e humbjes dhe se po mundohet të përdorë skema të tilla, që të marrë një fitore në tavolinë.

Sipas Rakipit, nëse Rama e humbet pushtetin, ai është mjaft i rrezikuar, për shkak të mënyrës si ka qeverisur dhe akteve që ka ndërmarrë në këto tetë vite.

“Rama ka bërë llogaritë dhe nuk i del fitorja, nuk rezulton të fitojë me këtë mënyrë dhe kërkon që pasi ka mbaruar loja, pas marrëveshjes me opozitën, po përpiqet të bëjë një zgjidhje tjetër.

Ai është në një gjendje frike, paniku dhe ankthi. Rama e di që më së shumti i humbet zgjedhjet dhe po përpiqet t’i fitojë ato në tryezë.

Lexo edhe:

Kacafyten “baballarët” e Reformës në Drejtësi. A po shantazhon Sokol Sadushi, Rakipin e Magjistraturës?

I ndërprenë fjalën, Andi Bushati largohet nga studio: Me kore histerikesh nuk merrem/VIDEO

Edi Rama nuk kthehet dot mbrapsht dhe të humbasë zgjedhjet, sepse do të duhet të paguajë haraçin e atyre që ka bërë në Shqipëri dhe si e ka shkatërruar vendin. Ai kërkon të shpëtojë veten. Atij i rezulton që në zgjedhje, nuk duhet shkuar me koalicione. Kërkon të prishë aleancën e partive opozitare.  Ai kërkon patjetër të jetë kryeministër, ndryshe pasojat për të mund të jenë fatāle.

Për tetë vite rresht, Rama ka ndërtuar një fasadë, është shumë e rrallë, që një mazhorancë të vijë në pushtet dhe të qeverisë vetëm më fasadë, të mos bëjë asgjë, të mos ketë investime serioze. Shto këtu edhe dy ngjarjet dramatike, tërmeti dhe ngjarja globale e pandemisë, Edi Rama sot është më i zbuluar se kurrë. Ai është vërtet për t’i qarë hallin. Po përpiqet me tryezë dhe me skema, të fitojë. Po përpiqet me argumenta qesharake, sikur është një kërkesë e popullit kjo. Janë përpjeke me të cilat operojnë diktatorët dhe autoritarët. Ka marrë sharlatanët në parlament, që bëjnë sikur ju dhimbset populli”, u shpreh Rakipi.

Rakipi tha gjithashtu se Rama po përpiqet të godāsë veçanërisht LSI-në, ndaj edhe reagimi i kreut të shtetit ka qenë mjaft i ashpër.

“Me të gjitha lëvizjet që po bën Edi Rama, sulmon dhe kërkon të asgjësojë partinë e Ilir Metës, sic ka bërë në të shkuarën. Rama kërkon të ndryshojë Kushtetutën pak muaj para zgjedhjeve. Ky tmērr që ai ka, vjen edhe nga votat që merr Ilir Meta, të cilat bëjnë diferencën. Ne e dimë që pushteti ka kaluar, aty ku ka qenë Meta”, tha Rakipi.

I pyetur lidhur me rolin e ndërkombëtarëve, gazetari u shpreh se Rama nuk do të shqetësohet aspak nga reagimet e tyre dhe do të vijojë me planin e tij për ta prishur marrëveshjen.

“Nuk pres ndonjë gjë të rëndësishme të zgjidhin SHBA-të në Shqipëri. Mendoj se i kanë zgjidhur keq problemet vitin e kaluar, pas protestave të opozitës. Morën vendime, që rritën autokracinë e Edi Ramës. Nuk besoj se administrate amerikane ka interesa të merret me punët e Shqipërisë. Ambasadores tani do ti thotë Rama, ja unë po bëj sistemin gjerman dhe italian!

Pra, e thënë ndryshe, nuk do t’i zgjidhin dot problemet shqiptare ndërkombëtarët. Problemet duhet t’i zgjidhin shqiptarët vetë dhe opozita politike shqiptare”, u shpreh Rakipi.

Etiketa: rakipi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kacafyten “baballarët” e Reformës në Drejtësi. A po shantazhon Sokol Sadushi, Rakipin e Magjistraturës?

11:47 : 08/03/2025
AKTUALITET

I ndërprenë fjalën, Andi Bushati largohet nga studio: Me kore histerikesh nuk merrem/VIDEO

21:34 : 06/03/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile

21:12 : 14/10/2024
AKTUALITET

SPAK nuk heton Arben Rakipin për skandalin e provimit te Magjistratura

19:47 : 20/06/2024
AKTUALITET

Rakipi sherr me Bardhin: Bëni mbledhje nëpër hotele, merre Bashën dhe…

21:43 : 09/03/2023
AKTUALITET

Përse i duhet Ramës tani amnistia fiskale? Ola Xama shpjegon arsyet

23:09 : 29/09/2022
Para

Klubi historik anglez, rikthehet në Premier League pas 16 vitesh

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Formacionet zyrtare/ Barcelona dëshiron titullin, Espanyol në fushë për t’i prishur festën

20:57 : 15/05/2025
Foto ilustruese

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

20:49 : 15/05/2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

20:47 : 15/05/2025

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025

Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave

20:33 : 15/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio: Nuk kam pritshmëri të larta

20:32 : 15/05/2025

Ndoqi Milanin në tribunë, Igli Tare: Këtu, vetëm për të ndjekur ndeshjen

20:22 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com