• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një mendje e pastër në Kuçovë, të tregon si mundet Rama

21:32 : 17/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga Boldnews. al

Si mundet Rama? Dikush mund të thotë është i mundur; do të dërmohet në zgjedhjet e ardhëshme; që e ka trashur zullumin në tetë vite pushtet sa edhe librat e trashë të historisë nuk e nxënë. Një tjetër mund të bëjë aritmetikë fare të thjesht, duke marrë të mirëqena votat e së shkuarës: PD+LSI+PDIU = Pushtet! Nuk është kaq e thjesht dhe sigurisht nuk duhet marrë aq lehtë. Tetë vite batërdi me tjetërsimin e pronave, tetë vite oligarki e po tetë vite lidhje të fortë të Rilindjes me krimin, nuk janë fakte për tu anashkaluar.

Varfëria për fatin e keq sot blihet, qoftë edhe me 50 erosh hashashi që shkëmbet me një votë, ku pashpirtërsia deri në malinjitet i këtij pushtetie përdhos dinjitetin e një qytetari të mirë. Por ka edhe formë tjetër si të mundet një përbindësh që historia do ia gjejë vendin e sigurisht duke lënë gjithnjë hapur një derë qelie, qoftë ajo e “arreduar” nga para tenderash korruptiv.

Por deri atëherë, minimalisht një kryeqeveritar i keq, që për fat të keq njeh më shumë ligësinë sesa ligjin, duhet dërmuar me votë. Aq sa mos ketë më forcë ta tjetërsojë me “çunat problematik”, që rrinë e presin të gatshëm për të marrë urdhra nga Damianët, ose diamantët e Ramës!

Është baza ajo që sot vlen më shumë se çdo elitë, qoftë edhe ajo në opozitë. Prej dy muajsh PD po lëviz nga pjesa e qytetarëve, anëtarëve të thjesht, që kanë të drejtë të zgjedhin kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhëshme, apo edhe për kryebashkiakë.
Në Kuçovë janë ngritur disa demokratë me shpirt dhe ideale që kanë propozuar ish-kryetarin e PD-së Sali Berisha si kandidat për deputert dhe Lefter Maliqin si kandidat për kryabashkiak. Mund të ketë edhe rrudhje buzësh nga drejtuesit politik të opozitës në atë zonë, ndoshta edhe hutim, duke e keonsideruar idenë si pa “bazë”, por realisht baza vlen…
Dhe sot kjo analizë duhet bërë. Ai gjykim që vjen nga votuesit tradicional dhe jo vetëm të së djathtës, në të mirë apo të keq. Ata dinë e ndjenë më shumë se disa “figura” të krekosura që gjezdisin studiove të televizioneve dhe bëjnë tallava politike dhe jo shqyrtim problemesh. Pikërisht ata pak zëra për momentin, në Kuçovë, e tjetërkund në shumë zona të vendit, sot jo vetëm duhet të dëgjohen, por të mbështeten.

Lexo edhe:

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Përzgjedhja e njerëzve të duhur dhe në zonat e duhura, janë e vetmja mënyrë si mund të mposhtet krimi i lidhur me politikën në pushtet, paratë që dalin nga duhma e hashashit, apo edhe miliardat që rrjedhin nga koncesionet. A ka kriminel që mund të goxojë ti bëjë shantazh një qytetari që të mos votojë për njeriun që nesër e di që do ia gjejë derën hapur? A ka oligark që mund të blejë dinjitetin e një qytetari që votën e konsideron të shenjtë për deputetin që e di që nesër do e përfaqësojë denjësisht?

Nuk ka një shkencë ekzakte apo shoqërore që mund të thotë se “i afërmi” shitet e blihet në tregun e pisët të Rilindjes. Dhe pikërisht këta persona që dalin vërtetë nga baza, edhe pse jo të pispillosur nga pudra e prapaskenave televizive, janë zgjidhja përpara zgjedhjeve ku kundërshtari nuk të vjen me ide, por me armë, para krimi dhe manipulim.
Fatkeqësisht Shqipëria e vogël është copëtuar shumë nga pushteti politik i Rilindjes. Ka krijuar edhe ajo bastionet e saj, aty ku një zë demokrat e ka të vështirë të marrë edhe frymë, jo më të parashtrojë ide, apo të reagojë për të zezat që i vjen çdo ditë nga superpushteti. Në zemrën e “bastioneve mavi” vetëm njerëz që kanë dhënë provë, që gëzojnë reputacion, respekt dhe mbi të gjitha shkrirje me qytetarët mund ti bëjnë ballë.
Ndaj kushdo që sot vë buzët në gaz edhe me ironi, qoftë ajo edhe e hollë kur dëgjon se në Kuçovë është propozuar Sali Berisha për kandidat për deputet dhe Lefter Maliqi për kryebashkiak, është tërësisht gabim në perceptim. Ky është gabimi që fatkeqësisht mund të trashet edhe nga opozita. Ta quash të fituar betejën ende pa nisur, është ai gjumi letargjik që të zgjon pas dimri dhe sheh se përbindëshi po të shtyp, pasi me krim e para të ndyrë të ka marrë përsëri pushtetin.

Duhet përdorur çdo formë, e ligjshme dhe e moralshme. Kush nuk e di që Sali Berisha kandidoi në Kavajë dhe fitoi si deputet përballë makinerisë komuniste, le ta rikujtojë, ose mësojë nga e para. Ai mund të zgjidhte mesin e kryeqytetit që ziente për ndryshim, por e ashtëquajtura “periferi” ishte fryma që i dha dërmimin e fundit një bishe të tërbuar si komunizmi.

Kush nuk e di sërish ta mësojë se edhe në “bastionin socialist” në Berat apo Kuçovë, del një emër si Lefter Maliqi që në fillim fiton një komunë me vota demokrate dhe më pas bëhet deputet, bash e në atë zonë ku të krekosurit e studiove televizive (qofshin edhe në kostum opozitari) e kanë të vështirë të kalojnë edhe një herë nëse u bie udha rastësisht.
Ajo mendje “popull i thjesht”, që propozoi Berishën si kandidat për deputet në Kuçovë dhe Lefter Maliqin për kryebashkiak, e do më shumë PD-në se çdokush tjetër që “kontributin” e sheh nga zyra dhe fjalimet me kamera ndezur!

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
Para

Rikthehet Këshilli Politik, Ndoka: Rama s'ka propozim për përmirësimin e standarteve, nuk kemi hapje të listave

TË GJITHA

Projektligji për gjininë, Albana Osmani: Që sot unë jam një gomar

10:23 : 19/09/2025

Konsumuan karamele me kanabis, shefi i Pediatrisë: Ja si paraqitet gjendja e 3 motrave

10:22 : 19/09/2025

Betohen në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama 4’

10:14 : 19/09/2025

Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

10:07 : 19/09/2025

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi dallime

10:02 : 19/09/2025

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025

VIDEO/ Rrëmbyen e mbytën me litar Renis Dobrën, pamje nga momenti i arrestimit të vëllezërve Bushgjoka

09:45 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com