Video/ “Driblimi” i Bernardeschi përshkruan situatën e Juves, plas gallata në rrjet!

Me barazimin 3-3 në trasnfertë ndaj Sassuolos, Juventusi tashmë numëron plot 3 takime pa fitore në Serie A. Një moment mjaft i vështirë ky për bardhezinjtë të cilët po shfaqin paqëndrueshmëri rezultatesh dhe performance.

Për tu rikthyer te ndeshja e mbrëmjes së djeshme, shumë gabime individuale të ekipit të Sarrit bënë që bardhezinjtë të goditeshin nga Sassuolo disa herë me aksione të shpejta. Një prej të cilave, që po bën xhiron e rrjetit, vrapimi me top i Bernardeschit, që edhe pse i shqetësuar nga kundërshtari, në mënyrë të çuditshme humbet topin duke e harruar atë.

LEXO EDHE  Kërkohej nga “big”-ët e Superiores, ja shifra që Skënderbeu përfitoi nga shitja e Jashanicës në Kosovë

Ky moment ka mjaftuar që futbolldashësit ta krahasojnë këtë moment pasigurie të Bernardeschit me klubin e Juventusit në përgjithësi.

https://twitter.com/AminePJ/status/1283501998172758016