• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasojat e Covid-19, ulje të ardhurash për qytetarët/ Gratë po mbajnë peshën më të madhe

15:18 : 16/07/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Një sondazh me fokus barazinë gjinore i kryer prej organizatës “UN Women” gjatë muajve të karantinës në Shqipëri, tregon se COVID-19 ka rënduar ekonomikisht dhe psikologjikisht më shumë gratë se sa burrat.

Pandemia e COVID-19, sipas një vlerësimi gjinor të kryer nga “UN Women” në Shqipëri, ka ndikuar në mënyrë disproporcionale më shumë tek gratë dhe vajzat sesa tek burrat e djemtë, dhe si pasojë rrezikon të thellojë hendekun gjinorë.

Në javën e dytë të korrikut organizata ndërkombëtare “UN Women” në Shqipëri publikoi rezultatet e një pune kërkimore me bazë gjinore të kryer gjatë harkut kohor 10 ditor nga 17-26 Prilli. Nëpërmjet këtij sondazhi me 1300 persona nga grupmosha dhe statuse familjare të ndryshme synohej matja e impaktit socio-ekonomik të pandemisë si tek burrat ashtu edhe tek gratë.

Rezultatet konfirmojnë se gratë gjatë periudhës së izolimit për shkak të COVID-19 kanë marrë përsipër më shumë punë dhe kujdes shtëpiak, ku 1 në 2 gra ka raportuar një rritje të aktiviteteve dhe punëve shtëpiake të papaguara.

“Rezultatet tregojnë një disbalancë në impaktin që ka pasur pandemia tek gratë në marrëdhënie pune, ku pavarësisht statusit të punësimit, gratë kanë qenë më të ekspozuara për të reduktuar orët e punës dhe si pasojë ulje të të ardhurave. Sidomos tek gratë e vetëpunësuara, 1 në 2 gra të vetëpunësuara të cilat kanë fëmijë u detyruan të reduktojnë orët e punës, kryesisht për t’u kujdesur për fëmijët apo punët e shtëpisë”, shkruhet në raportin e publikuar prej UN Women në Shqipëri.

Lexo edhe:

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

EMRAT/ Zbulohen rreth 13 mijë bimë kanabisi, 14 të arrestuar e 10 në kërkim, mes tyre gra e vajza

Kufizimet për shkak të përhapjes së COVID-19 në Shqipëri sollën mbylljen e qindra bizneseve jo-thelbësore, duke krijuar kështu një krize ekonomike në shumë familje shqiptare.

Përveç vështirësive ekonomike, pandemia solli edhe kufizime në aksesimin e shërbimeve bazike.

“Një në pesë persona ka hasur vështirësi në aksesin e shërbimeve shëndetësore, ku si burrat ashtu edhe gratë kanë pasur vështirësi në sigurimin e produkteve mjekësore për mbrojtje personale ndaj COVID-19”, raportohet gjithashtu në vlerësimin e kryer prej UN Women.

Sipas gjetjeve të këtij vlerësimi 51% e grave kanë kryer raportime më të shpeshta në lidhje me këto vështirësi krahasuar me 43% të burrave.

Përsa i përket mirëqenies së shëndetit mendor/psikologjik, gratë përsëri janë ndikuar në një shkallë relativisht më të lartë sesa burrat (69% krahasuar me 57%), me një diferencë midis grave aktive në moshë pune të cilat përjetojnë një stres shumë herë më të madh sesa meshkujt në të njëjtën moshë (35-44 vjeç).

Në zonat rurale kjo diferencë gjinore paraqitet në nivele akoma më të larta. Në veçanti ato gra të cilat kanë përjetuar dhunë në familje kanë raportuar një shkallë tepër të lartë ankthi psikologjik.

Ky vlerësim gjinor gjithashtu ka konfirmuar se si burrat ashtu edhe gratë kanë përjetuar ulje të të ardhurave.

Dy në tre pjesëmarrës kanë raportuar ulje të të ardhurave nga punësimi si dhe humbje nga të ardhurat në bujqësi, ndërkohë që 74% e grave që mbështeteshin nga remitancat kanë raportuar reduktim të këtij burimi gjatë gjendjes së emergjencës.

“46% e grave dhe 67% e burrave raportuan të jenë ndihmuar nga partneri gjatë kësaj periudhe, gjë e cila konfirmon ndarjen e pabarabartë të punës së papaguar midis grave dhe burrave”, raportojnë rezultatet e studimit. /BIRN/

Etiketa: burraCOVID 19gra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohen rreth 13 mijë bimë kanabisi, 14 të arrestuar e 10 në kërkim, mes tyre gra e vajza

11:20 : 07/09/2025
BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
AKTUALITET

Katër gra rrihen me njëra-tjetrën në Pogradec

13:49 : 06/08/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

22:21 : 15/07/2025
Para

Shkeli masat anti-Covid/ Lokali plot me njerëz, policia procedon pronarin

TË GJITHA

Foto ilustruese

Temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit për sot

08:01 : 14/09/2025

Horoskopi, 14 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 13/09/2025

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

22:48 : 13/09/2025

Evropa përballet me sfida të mëdha për t’i luftuar kërcënimet nga dronët rusë

22:37 : 13/09/2025

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

22:18 : 13/09/2025

Pjeshkët e kontaminuara, ish-ministri Panariti: Mund të jenë konsumuar dhe nga shqiptarët

22:05 : 13/09/2025

Sinani i ‘Lasgushit’ dhe ‘Ismailit’ që dhunon gazetarët

21:51 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com