• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Profil/ Wadephul, njeriu pranë Merkel që po kërcënon Edi Ramën

17:15 : 15/07/2020
në KRYESORE, POLITIKE

Një nga figurat kryesore të partisë së Merkelit, deputeti gjerman Johann David Wadephul, është vënë në qendër të vëmendjes në Tiranë. Deklarata e tij e fundit u ka dhënë krahë demokratëve, ndërsa e ka detyruar kryeministrin Rama të flasë për një mik të mirë dhe një evropian të palëkundur, por që këtë herë e ka zhgënjyer.

Në fakt ajo që numri dy i grupit parlamentar të CDU-CSU-së tha një ditë më parë, mund të quhet pa frikë si një nga kërcënimet më të forta që ndonjë lider shqiptar ka marrë që prej vitit të zi ’97.

Ai e kërcënoi Ramën se nëse shkon përpara me prishjen e njëanëshme të marrëveshjes së 5 qershorit, kjo mund të shpjerë në pezullimin e negociatave me Shqipërinë.

Dhe kjo deklaratë nuk vjen nga një politikan dosido. Lapsi.al ka hetuar mbi të.

Johann David Wadephul është një njeri tejet i afërt i Merkelit dhe i shefes së BE, Von der Lyen me të cilën ka punuar ngushtë për hartimin e strategjisë për politikën e jashtme të koalicionit të sotëm qeverisës. Ky ish avokat nga Kieli i Gjermanisë ka qenë pjesë e CDU që përpara katër dekadash. Ai është një nga anëtarët më të zëshëm të komisionit të jashtëm të Bundestagut, ku është marrë kryesisht me vendet e lindjes së mesme, gjirin Persik, Iranin, Rusinë, Bjellorusinë dhe natyrisht Ballkanin Perendimor.

Lexo edhe:

Wadephul: Mos u nxitoni me negociatat, Shqipërisë i kemi vendosur kushte

Wadephul tjetër shuplakë Ramës për 5 Qershorin: Gjeni konsensusin për listat zgjedhore

Në këtë kuadër ai ka qenë i njohur edhe në Shqipëri. Ndryshe nga kolegu i tij Krichbaum, i cili i ka artikuluar herët kritikat ndaj regjimit të Ramës dhe i cili paralajmëroi i pari kushtet ndaj vendit tonë, Johann David Wadephul, ka qenë më i ekuilibruar në gjykimin e politikës së brendshme të Shqipërisë. Ai ka qenë kundër djegies së mandateve nga opozita, duke i bërë asaj thirrje: “Mos u mbyllni përgjithmonë”.

Ai ka përshëndetur disa vendime të qeverisë Rama si ai për ta hapur vendin për pritjen e refugjatëve, një lëvizje që kryeministri e ndërmori si shkelje syri ndaj Gjermanisë për të hapur negociatat. Wadephul deklaroi disa herë se Gjermania është pro Shqipërisë në këtë proces dhe se ajo po bën të gjitha përpjekjet për të bindur Francën që të mos përdorë veton e saj për hapjen e negociatave.

Pra, ky aleat i krahut të djathtë, ndonëse i përket të njëjtit spektër si PD-ja, nuk mund të konsiderohej mes kundërshtarëve të Edi Ramës në Berlin. Por pika ku ai u thye, ndodhi diku në pranverën e vitit të shkuar, kur ai kuptoi se ato që po ndodhnin, nuk ishin thjeshtë probleme të një demokracie në tranzicion, por një përpjekje e Ramës për të instaluar një regjim njëpartiak në vend.

Pas çdekretimit të datës së zgjedhjeve moniste nga presidenti Meta, Wadephul deklaroi: “Zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik. Prandaj duhen vënë në tryezë të gjitha opsionet që u garantojnë qytetareve dhe qytetarëve mundësi të vërteta për të zgjedhur në zgjedhjet lokale. Këtu hyjnë edhe masa të jashtëzakonshme, si për shembull, shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale. Qëllimi më i lartë duhet të jetë kthimi pa ekuivok në procedurat demokratike dhe respektimi i standardeve të shtetit të së drejtës në zgjedhje”. Ai së bashku me deputetin tjetër gjerman Christian Schmidt, ofruan ndërmjetësimin e tyre për krizën e zgjedhjeve lokale. Por Rama e refuzoi dorën e tyre të shtrirë.

Ndoshta, ky është edhe momenti i fundit që e bindi numrin dy të CDU CSU-së t’i ashpërsojë qëndrimet. Ai u bë strumbullari i marrëveshjes për reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës, i bindur se kjo e fundit nuk mund të qëndrojë më jashtë sistemit.

Kur Edi Rama provokoi rëndshëm konsensusin fraxhil të sapo arritur, duke shkatërruar Teatrin Kombëtar në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, reagimi i Wadephul ishte larg qëndrimeve të ekuilibruara që kishte mbajtur më parë.

Ai e etiketoi këtë akt të nxituar dhe të dhunshëm, duke e shoqëruar me një pyetje retorike: “A kishin të drejtë kundërshtarët e mij politikë të parlamenteve të ndryshme, kur refuzonin hapjen e negociatave me Shqipërinë?”

Edhe deklaratat e tij të fundit pas përmbysjes që Rama po i bën marrëveshjes së 5 qershorit, nuk janë aspak të pafajshme. Duke qenë se Wadephul është njeri shumë pranë kancelares Merkel dhe tejet i dëgjueshëm prej saj për Ballkanin Perendimor, qëndrimet e tij të para një dite nuk mund të shihen të palidhura me ato që Merkel mbajti para parlamentit europian, kur e diferencoi Shqipërinë nga Maqedonia dhe para nesh vuri ndajfoljen ndoshta për mundësinë e fillimit të bisedimeve me BE.

Pra kur Wadephul, thotë se negociatat mund të pezullohen, ato janë fjalë që vijnë nga një njeri i afërt i kancelares dhe i shefes se Komisionit Europian , Ursula Von der Lyen. Por mbi të gjitha, ato janë fjalë që shqiptohen nga një përfaqësues i së djathtës, që kur u afrua me Shqipërinë nuk qe aspak armiqësor me Ramën, ashtu sikurse e pranon edhe vetë kryeministri ynë, por që duke parë dhe analizuar aktet e tij, ka ndryshuar radikalisht për të mbërritur në kërcënimet që po artikulon sot.

/Lapsi.al/

Etiketa: Johann David WadephulWadephul

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Wadephul: Mos u nxitoni me negociatat, Shqipërisë i kemi vendosur kushte

09:02 : 23/06/2022
AKTUALITET

Wadephul tjetër shuplakë Ramës për 5 Qershorin: Gjeni konsensusin për listat zgjedhore

15:48 : 29/09/2020
AKTUALITET

Rama i përgjigjet Wadephul: Reagim zhgënjyes dhe i zhbalancuar politikisht

13:35 : 15/07/2020
Para

Aksident në Korçë/ Automjeti përmbyset në rrugë, plagoset shoferi (FOTO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“‘Shqipëria Bëhet’ duhet të merrte 6 mandate”, Lapaj: Të ndryshohet ligji elektoral

20:26 : 17/05/2025

Granit Xhaka e mbyll me Leverkusen, gjen akordin me ekipin e ri

20:26 : 17/05/2025

Gazetarja: Ndikimi i krimit në zgjedhje u rrit, por është sofistikuar shumë

20:20 : 17/05/2025

Të dielën polakët drejt qendrave të votimit, vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

20:10 : 17/05/2025

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, dy të plagosur

20:02 : 17/05/2025

Historike për Crystal Palace, mund Man.City në finalen e FA Cup dhe fiton trofeun e parë madhor

19:48 : 17/05/2025

Vota e diasporës për Shkodrën/ Numërohen 400 fletë më shumë se numri i votuesve

19:44 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com