• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Përfundon procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut

21:37 : 15/07/2020
në RAJONI

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut (KSHZ), ka shpallur të mbyllur votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë zhvilluar nga ora 07.00 deri në orën 21.00.

Sipas KSHZ-së, pjesëmarrja në votime deri në orën 20.30 është 50.86 për qind, e që sipas kryetarit, Oliver Derkovski, do të jetë për një ose dy për qind më e lartë pas numërimit të daljes edhe për 30 minutat e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara, pjesëmarrja më e lartë në votime ka qenë në njësinë e katërt zgjedhore prej 59.79 për qind ndërsa më e ulët në njësinë e gjashtë zgjedhore, kryesisht me votues shqiptar, ku të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 39.23 për qind e votuesve.

“Mendoj se ne përgjithësi mund të jemi të kënaqur nga pasqyra që kemi për këtë proces zgjedhor”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se zgjedhjet ishin të qeta.

Lexo edhe:

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

“Pavarësisht se kush do të fitojë, pres që të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor t’i urojnë njëri-tjetrit, siç i takon një vendi demokratik”, ka shkruar Pendarovski.

Këto janë zgjedhjet e dhjeta parlamentare dhe të parat në kushte të pandemisë me protokolle të veçanta shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi i ri që shkakton sëmundjen COVID-19.

Në Maqedoninë e Veriut u votua në gjashtë njësi zgjedhore dhe në secilën prej tyre zgjidhen nga 20 deputet.

Ndërkohë, Prokuroritë Themelore Publike kanë bërë të ditur se në adresë të tyre kanë arritur dhjetë denoncime nga qytetarë për prishje të procesit zgjedhor. Pjesa më e madhe e tyre, siç thuhet njofton organi i akuzës, kanë të bëjë me ndikim dhe ryshfet për votim për parti të caktuara politike, ndërsa dy prej denoncimeve kanë të bëjnë me persona të cilët e kanë fotografuar fletëvotimin gjatë votimit.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, zgjedhjet e të mërkurës në Maqedoninë e Veriut i ka vlerësuar shumë të rëndësishme dhe të veçanta, si për faktin se zhvillohen në kushte pandemie, por edhe për rezultatin që siç tha do të përcaktojnë rrugën nëpër të cilën do të lëvizë vendi në katër vitet e ardhshme.

“Këto zgjedhje janë shumë me të ndryshme nga zgjedhjet e kaluara, por edhe shumë të rëndësishme, sepse me rezultatin e këtyre zgjedhjeve do të dimë në cilin rrugë do të ecë vendi, si do të jetë jeta e qytetarëve në katër vitet e ardhshme. Unë besoj se me fushatën tonë pozitive dhe promovuese kemi arritur të sigurojmë dhe bindim qytetarët se koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, koalicioni “Mundemi”, është ai që pret mbështetjen më të madhe…Jam i bindur që qytetarët që dalin e ndiejnë përgjegjësinë e tyre si qytetarë, në mënyrë që të përcaktojnë rrugën, drejtimin në të cilin vendi ynë do të vazhdojë të lëvizë”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas votimit në qytetin e Strumicës.

Kryetari i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski procesin votues e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm, në veçanti daljen e lartë të votuesve, që sipas tij tregon dëshirën e tyre për ndryshime që do të ndodhin. Ai gjithashtu ka tërhequr vërejtjen, për sic ka deklaruar, presionet që po i bëhen qytetarëve për të mos votuar ndryshimin.

“Sot është dita kur njerëzit do të flasin me zë të lartë, kur “Rimëkëmbja” fiton”. Populli po del në votime masovisht dhe nga ajo që ne mund të shohim, ajo që po komentohet në mesin e qytetarëve, është se njerëzit janë të gatshëm për një ndryshim të madh që do të ndodhë të mërkurën, më 15 korrik. Çdo gjë që ka ndodhur në ditët e kaluara, parregullsitë e shumta, do të lënë njollë në gjithë këtë proces zgjedhor”.

“Mesazhi im është – ndërgjegjësohuni, lërini qytetarët lirshëm dhe pa presione të shprehin mendimin e tyre, të japin zërin e tyre, sepse nuk ka më kohë për improvizime. Me rëndësi është se ndryshimi po vjen”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, pas votimit në Shkup.

Pas votimit në Zajas të Kërçovës, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se para se gjithash që procesi i votimit të jetë i rregullt duhet respektuar udhëzimet shëndetësore, por gjithashtu edhe i rëndësishëm për të çuar para, siç tha, agjendën evropiane dhe ngritjen e standardit të qytetarëve.

“Hapet një faqe e re në historinë e këtij vendi, për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku fituesit kanë një përgjegjësi historike për të përmbushur kushtet e nevojshme për BE. Do të duhet të punojmë për ngritjen e standardit të jetesës, arsimim më të mirë dhe shëndet. Pra, do të ketë shumë punë për të përmbushur kërkesat dhe pritjet e njerëzve. Jam i bindur që ne do të kemi sukses në këtë. Platforma jonë është e njohur, unë pres një fitore në kampusin shqiptar”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërkohë, Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët që është në koalicion me partinë Alternativa gjithashtu beson në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe fitoren e opozitës shqiptare.

“Partia politike në pushtet nga blloku shqiptar ka bërë presione vazhdimisht ditët e fundit. Jemi gjithashtu të informuar për shumë parregullsi, shantazhe, ryshfet, etj. Edhe sot, ata po mundohen të krijojnë probleme në disa vendvotime. Por, unë gjithmonë them se kur njerëzit duan ndryshim, askush nuk mund ta ndalojë atë. Ndryshimi do të vijë dhe qytetarët do të jenë të lirë”, ka deklaruar Sela pas votimit në Strugë.

Lidhur me procesin zgjedhor është prononcuar edhe ambasadorja amerikane, Kate Marie Burns e cila shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor.

“Jam e kënaqur që qytetarët e këtij vendi po marrin pjesë në procesin demokratik. Një ekip nga ambasada amerikane i është bashkuar OSBE-së, shoqërisë civile dhe vëzhguesve të zgjedhjeve ndërkombëtare, dhe unë do të jem atje me ta”, ka shkruar ambasadori Burns në Twitter.

Ambasada e SHBA -së po monitoron zgjedhjet me 41 vëzhgues të akredituar.

Të drejtë vote kanë 1.814,263 shtetas të cilët do të zgjedhin 120 deputetët e Kuvendit Republikan, apo nga 20 në çdonjërin nga gjashtë njësitë zgjedhore, sipas sistemit proporcional me lista të mbyllura.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 21:00, apo dy orë më shumë se në ciklet e kaluara zgjedhore për shkak të vlerësimit se procesi mund të jetë i ngadaltë andaj edhe është zgjatur për t’i mundësuar qytetarëve realizimin e të drejtës së zgjedhjes.

Votuesit në pikat e votimit nuk lejohen të futen pa maska dhe dezinfektim të duarve, ndërsa me maska janë edhe anëtarët e këshillave votues.

“I bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të jenë të sigurt se të gjitha kushtet janë krijuar për votim të sigurt, para se gjithash për shëndetin e tyre dhe atë tjerëve që janë të kyçur në organizimin e këtij procesi zgjedhor. Duhet vetëm se të respektohen procedurat dhe protokollet e institucioneve shëndetësore dhe gjithçka do të jetë në rregull”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Në garë për të fituar ulëse në përbërjen e re parlamentare janë 1,578 kandidatë të 15 partive politike dhe koalicioneve, por beteja kryesore zhvillohet mes dy partive maqedonase, LSDM-së së ish kryeministrit, Zoran Zaev dhe partisë më të madhe opozitare VMRO DPMNE që drejtohet nga Hristijan Mickovski si dhe dy partive shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit dhe koalicioni Aleanca-Alternativa që drejtohet nga Zijadin Sela.

Në këto zgjedhje për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991, u krijua një koalicion parazgjedhor midis një partie maqedonase dhe një partie nga blloku shqiptar. LSDM dhe Lëvizja Besa garojnë së bashku në këto zgjedhje.

Fushata zgjedhore u shënua nga premtimet ekonomike për paga dhe pensione më të larta, projekte të infrastrukturës si dhe mesazhe nacionaliste dhe lëshim pothuajse të përditshëm të regjistrimeve të paligjshme audio dhe video, në të cilat aktorët politikë dyshoheshin se ishin kapur në biseda të dyshimta për krim dhe korrupsion. Akuzat janë zhvilluar kryesisht mes VMRO-së dhe LSDM-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje doli me idenë e një kryeministri të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut ndërsa opozita shqiptare me moton “Tash është koha për ndryshim”.

Procesin zgjedhor po mbikëqyret nga 2,508 vëzhgues vendor dhe 98 të huaj. Për zgjedhjet, përveç gazetarëve të akredituar vendor, po raportojnë edhe 55 media ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Brendshme, ka angazhuar rreth 6 mijë forca policore për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas Kodit Penal, çdo keqpërdorim apo manipulim i procesit zgjedhor, si blerja e votave, presioni ndaj votuesve, votimi familjar dhe fotografimi i votës, paraqesin vepra penale dhe dënohen nga 3,5 dhe deri në 15 vite burg.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin më 12 prill, por ato u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe deri në mbajtjen e zgjedhjeve vendi është drejtuar nga një qeveri teknike, pjesë e së cilës ka qenë edhe opozita maqedonase.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut ishin paralajmëruar nga ish-kryeministri Zoran Zaev, që në dhjetor të vitit 2019 pasi ky vend arriti të marrë datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, pavarësisht zbatimit të marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut.

/REL/

Etiketa: Maqedonivotime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
AKTUALITET

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025
AKTUALITET

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

20:22 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

19:28 : 12/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Pojskës, kë votuan të dënuarat

19:20 : 12/05/2025
Para

Zgjedhjet në Maqedoni/ Bujar Osmani i BDI: Do të mbahen mend si fitore e madhe e shqiptareve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

10:16 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com