Këngëtarja Adelina Thaçi ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se është infektuar me Covid-19.
Ajo është shprehur se nuk ka mundur të mbrohet pavarësisht kujdesit të madh që ka treguar, duke mos dalë nga shtëpia 3 muajt e parë, ndërsa muajin e fundit gjithmonë me maskë dhe doreza.
Adelina ka treguar se ka pasur simptoma si: lodhje e trupit, dhimbje të syve, kokës dhe qafës, si dhe temperaturë 37.5.
Këngëtarja ka shprehur indinjatën e saj ndaj njerëzve të papërgjegjshëm që i hasim çdo ditë dhe që e fshehin pa u ardhur turp. Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve të pasjien me masa mbrojtëse dhe të mos e fshehin nëse janë pozitivë.