Përmbyset automjeti, plagoset 59-vjeçarja/ Detajet

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur, duke lënë të plagosur pasagjeren, T.K, 59-vjeç.

Policia njofton se e aksidentuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE  Qeveria e trajton Covid -19 si moti sot dhe nesër…

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.