• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndoka: Dëshmitarët e Jehovait predikojnë dashurinë për jetën, ato të Ramës bëjnë show

15:48 : 05/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, ndërsa u tha e ishin besimtar të sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.

Me një shënim në rrjetet sociale, Ndoka bën përgjegjës Kryeministrin Edi Rama për “dramat e familjeve në nevojë”, ndërsa thotë se “Dëshmitarët e Jehovait” janë pranë tyre.

“Dëshmitarët e pushtetit të Ramës”, organizojnë vetëm “show” mediatik kur dorëzojnë në mënyrë vulgare dy qese me ndihma dhe promovojnë pushtetin e gënjeshtërt të Ramës.

Ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, predikojnë dashurinë për jetën dhe Zotin”, shkruan mes të tjerash Ndoka.

Postimi nga Nard Ndoka

Lexo edhe:

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

“Dëshmitarët e Ramës”, përgjegjësi ligjore për dramat e familjeve në nevojë.

Dëshmitarët e Jehovait, një komunitet që qëndron pranë familjeve në nevojë, që predikojnë çdo ditë atë që ata vetë besojnë.

“Dëshmitarët e Ramës” përfaqësojnë Institucionet e shtetit, të cilët e kanë për detyrë ligjore dhe kushtetuese të hartojnë politika mbështetëse dhe t’i zbatojnë ato për familjet në nevojë, në komunitet e kudo.
Në realitet, Institucionet përgjegjëse i kanë braktisur ato në varfërinë e tyre, në krizën e jetës së tyre të përditshme, që po rëndohet dita-ditës gjithmonë e më tepër.

Dëshmitarët e Jehovait jo vetëm që nuk paguhen nga bashkësia, por ato paguajnë një përqindje mujore nga paga e tyre për të mbajtur Kishën me gjithë infrastrukturën e saj.
Ofrojnë shërbim dhe predikim derë më derë të Biblës, çdo ditë, nga dy orë dhe këtë e bëjnë gjithë jetën vullnetarisht.

Ndërsa, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” paguhen nga taksat tona dhe një pjesë e këtij buxheti, që është planifikuar për familjet në nevojë, përfundon në xhepat e tyre në mënyrë korruptive, me projekte dhe forma nga më të ndryshmet.

Mungojnë politikat sociale e përkujdesja ndaj grupeve vunerabël të shoqërisë. Është inaktive dhe e largët prezenca e Bashkive dhe Ministrive përkatëse, pra “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës”, jo vetëm që sillen si padrino, por përpiqen që fajin ta hedhin tek të tjerët kur përballen me ngjarje të rënda dhe vëmendja përqëndrohet diku tjetër, jo tek fajtorët dhe përgjegjësit e vetëm ligjor që janë zyrtarët e shtetit.

Çfarë bëjnë punonjësit social, në Bashki dhe Ministri, punonjësit e policisë, shërbimet shtetërore? Këto që kanë çdo informacion për bindjet politike të çdo familjeje dhe individi në komunitet, por problemet e tyre sociale e ekonomike, këto nuk i kanë në axhendën e tyre.

Kur një anëtar i komunitetit humb jetën dhe për një vit nuk ka asnjë informacion, nga punëtori i policisë në komunitet, nga punonjësit social në Rajon, nga Komisariati i Policisë, nga shërbimet inteligjente, që duhet të kontrollojnë veprimtarinë e të gjithë dëshmitarëve, të Jehovait e të Ramës.

Por rëndom, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës”, organizojnë vetëm “show” mediatik kur dorëzojnë në mënyrë vulgare dy qese me ndihma dhe promovojnë pushtetin e gënjeshtërt të Ramës.

Ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, predikojnë dashurinë për jetën dhe Zotin.

Besimet e ndryshme fetare nuk mund të zëvendësojnë kurrë rolin dhe përgjegjësitë e shtetit dhe detyrimin kushtetues.

Besimet fetare janë të fokusuara kryesisht tek boshllëku shpirtëror, që krijohet nga traumat e jetës, nga stresi, nga braktisja, indiferenca, urrejtja, etj.
Përkujdesja shoqërore, ekonomike dhe cilësia jetësore është detyrim dhe përgjegjësi e shtetit tonë, që për fat të keq nuk funksion dhe nuk ekziston për familjet dhe personat në nevojë.

Ndaj o miq, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” janë fajtor dhe përgjegjës për varfërinë në rritje, për dramat familjare, për numrin në rritje të vetëvrasjeve dhe çdo fenomen tjetër, deri tek rritja e numrit të endacakëve dhe lypsave në rrugë.

“Dëshmitarët e Ramës”, i ka vërbuar luksi i pushtetit, ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, i ka ndriçuar dashuria për jetën e Zotin.

Etiketa: deshmitaretndokaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

12:05 : 18/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025
AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Shehaj: Rama kërkon të implementojë planin e tij

21:54 : 16/07/2025
Para

Taylor më në fund ia arriti të bëhet modele Playboy, shkrep fotot provokuese

TË GJITHA

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

14:07 : 18/07/2025

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025

6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano

13:50 : 18/07/2025

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh

13:49 : 18/07/2025

Ministri i Jashtëm i Iranit thirrje fuqive evropiane: Ndalin kërcënimet ndaj Teheranit

13:33 : 18/07/2025

Vodhi një makinë të parkuar në Astir, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

13:19 : 18/07/2025

SKANDAL/ Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare, AKU hesht

13:14 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com