• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U emërua drejtor i VOA, ja mesazhi i Elez Biberajt

12:41 : 01/07/2020
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Median Globale (USAGM) ka emëruar gazetarin me përvojë të Zërit të Amerikës Elez Biberaj në postin e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës.

Emërimi i zotit Biberaj u njoftua përmes një emaili drejtuar stafit të martën nga shefi i ri ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale Michael Pack. Po ashtu u njoftua edhe emërimi i drejtuesve në detyrë për rrjetet e tjera informative që mbikqyren nga USAGM dhe financohen nga qeveria amerikane.

Zoti Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikqyrur trasmetimet e Zërit të Amerikës për Rusinë, Ukrainën, Armeninë dhe Ballkanin. Më parë ai ishte shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.

Zoti Biberaj mban një doktoraturë për shkenca politike nga Universiteti Columbia dhe është autor i katër librave, përfshi “Shqipëria në Tranzicion: Rruga e vështirë drejt demokracisë”.

Emërimi vjen ndërsa vëmendja e publikut është përqendruar tek pavarësia editoriale e Zërit të Amerikës. Pararendëset e zotit Biberaj në krye të Zërit të Amerikës, Amanda Bennet dhe zëvendësja e saj Sandy Sugawara, dhanë dorëheqjen disa ditë para se zoti Pack të pushonte nga puna drejtuesit e tjerë të lartë të rrjeteve të financuara nga qeveria amerikane në fillim të muajit.

Lexo edhe:

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

Mesazhi i Drejtorit në Detyrë, Elez Biberaj drejtuar punonjësve të Zërit të Amerikës.

Të nderuar kolegë,

E vlerësoj thellësisht mundësinë e pashembullt që më dha kreu i Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), Michael Pack për të drejtuar në këtë periudhë kalimtare si Drejtor në Detyrë, Zërin e Amerikës, një institucion që e dua me gjithë zemër dhe të cilit i kam shërbyer për afro 40 vjet, pothuajse gjatë gjithë karrierës sime.

Unë u rrita duke dëgjuar Zërin e Amerikës dhe ashtu si shumë prej atyre për të cilët ne transmetojmë në gjithë botën, e fillova rrugëtimin tim si refugjat. Në vitin 1968, familja ime, që ishte arratisur për t’i shpëtuar shtypjes komuniste në Shqipëri, imigroi në Shtetet e Bashkuara, vendi i lirisë dhe i mundësive, ku unë pata fatin të merrja doktoraturën në shkenca politike në Universitetin “Columbia”. Mirënjohja ime për realizimin dhe përjetimin e ëndrrës amerikane është pa kufi dhe jam thellësisht i nderuar t’i shërbej misionit të Zërit të Amerikës mes profesionistësh që i respektoj jashtë mase.

Gjatë gjithë karrierës sime të gjatë në Zërin e Amerikës dhe udhëtimeve në gjithë botën, kam parë ndikimin e madh që kemi duke bërë një gazetari me vlerë të jashtëzakonshme, në mbështetje të lirisë dhe demokracisë; duke u bërë një rreze shprese; duke ndihmuar njerëzit nën regjime diktatoriale dhe autoritare, që të mos humbnin frymën e pavarësisë dhe të arrinin aspiratat e tyre demokratike; dhe duke shërbyer si një fanar dhe mishërim i standardit të së vërtetës dhe vlerave themelore amerikane.

Ndërsa marr detyrën për të drejtuar përkohësisht si gazetarët, edhe personelin teknik dhe administrativ jashtëzakonisht të talentuar, do të bëj maksimumin të nderoj Kartën dhe Misionin e Zërit të Amerikës dhe t’u përmbahem standardeve më të larta të gazetarisë dhe etikës. Cilido që ka punuar me mua e di që unë jam plotësisht i përkushtuar ndaj misionit të Zërit të Amerikës për të shërbyer si një burim i besueshëm lajmesh dhe informacioni të besueshëm, për të pasqyruar një gamë të balancuar dhe gjithëpërfshirëse të mendimit dhe instituconeve amerikane dhe për të paraqitur politikat e Shteteve të Bashkuara me qartësi dhe efektivitet. Misioni ynë është sot më i rëndësishëm se kurrë, dhe askush nuk mund të përçojë historinë frymëzuese të Amerikës, perspektivat amerikane dhe të shërbejë si model i lirsë së shtypit, si Zëri i Amerikës. Karta e Zëri të Amerikës parashikon pavarësi në mbulimin e lajmeve. Unë do të bëj të gjitha përpjekjet që Karta të respektohet, pa u cenuar nga ndërhyrje politike, ashtu siç presin audiencat tona.

Të gjithë kolegëve brenda dhe jashtë vendit, që punojnë me aq përkushtim për të respektuar dhe çuar më tej misionin e jashtëzakonshëm të Zërit të Amerikës: Ju falenderoj që kam nderin të punoj me ju për të vazhduar traditën e Zërit të Amerikës që nga viti 1942, për një gazetari që i shërben me besnikëri idealeve amerikane të lirisë dhe demokracisë. Tranzicionet gjithmonë sjellin një shkallë ankthi dhe nervozizmi, por ju lutem të jeni të sigurt se unë do të bëj gjithçka për të siguruar që Zëri i Amerikës të vazhdojë të kryejë rolin e tij të rëndësishëm, ashtu siç kemi bërë për shumë vjet. Unë do ta bëj një gjë të tillë me besimin më të madh se Zëri i Amerikës dhe punjësit e tij të zotë dhe të përkushtuar janë në lartësinë e duhur në çdo drejtim sot dhe gjithmonë.

Etiketa: biberajmesazhvoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025
BOTA

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

08:19 : 04/05/2025
BOTA

Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

21:40 : 03/05/2025
AKTUALITET

Departamenti amerikan i Drejtësisë: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme

21:08 : 03/05/2025
BOTA

Gjykata urdhëron administratën Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës

15:37 : 23/04/2025
AKTUALITET

PD kërkon lekë nga demokratët për fushatë: Çdo kontribut është goditje për sistemin!

19:39 : 08/04/2025
Para

Rama: Segmenti Milot-Fier me pagesë, do garantojmë edhe qarkullimin falas

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com