• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Beteja me koronavirusin/ Ekspertët bëjnë parashikimin e zymtë

17:13 : 01/07/2020
në AKTUALITET, BOTA, SHENDETI

Beteja me COVID-19 duket se është ende e gjatë. Punonjësit e mjekësisë në pavionët e kujdesit intensiv në Maryland thonë se pandemia e koronavirusit është “larg nga përfundimi”.

Më shumë se 30 shtete amerikane kanë raportuar rritje të rasteve pas hedhjes së hapave për rihapjen. Kjo vjen ndërsa rastet në të gjithë botën tejkalojnë 10 milionë dhe më shumë se 500’000 njerëz kanë vdekur, njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo.

Qendra Mjekësore Fort Ëashington në shtetin amerikan Maryland shkoi nga katër shtretër për kujdesin intensiv në fillim të pandemisë, në 16 njësi të kujdesit intensiv, pasi ajo u bë shpejt një pikë e nxehtë për virusin gjatë ditëve të para të krizës.

Kevin Cole, një terapist i rrugëve të frymëmarrjes në Fort Washington i cili gjithashtu ka astmë, thotë se ai e di ankthin dhe frikën e pacientëve me koronavirusin kur ata nuk mund të marrin frymë. Dhe është e vështirë për të, të kuptojë rikthimin e papritur të vendeve të mbushura me njerëz, ku është e vështirë të distancohen fizikisht.

“Unë shoh pacientë, për fat të keq, që vdesin nga ky virus çdo ditë…  Të gjithë janë duke pushuar nëpër plazhe. Thjesht duke menduar se ka mbaruar. Dhe nuk është kështu. Është larg mbarimit. Dhe për fat të keq, janë ata njerëz që do ta vazhdojnë këtë pandemi”, thotë zoti Cole.

Lexo edhe:

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

Pas hedhjes së hapave për rihapjen, 31 shtete amerikane tani po përjetojnë rritje të rasteve të reja të koronavirusit, përfshirë vatra të reja në Arizona, Teksas dhe Florida.

Me më shumë se 8’500 raste të reja të konfirmuara të COVID-19 dhe 29 vdekje të raportuara të dielën, Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se ndërveprimet mes të rinjve po nxisin rritjen e rasteve të konfirmuara.

“Mosha jonë mesatare për rastet e reja filloi në të 60-tat në mars, për pjesën më të madhe të pandemisë në prill dhe maj ishte në të 50-tat. Tani, këtë javë, vetëm 10 ditët e fundit ndoshta, ka qenë mesatarisht në grupmoshën 33 dhe 36. Gjysma e rasteve janë në të tridhjetat e hershme ose më poshtë”, tha Guvernatori DeSantis.

Pas kthimit në Maryland, infermierja Trakina Hogan thotë se të shohësh kolegët të mbuluar plotësisht nga pajisje mbrojtëse personale, të detyrueshme për të hyrë në dhomat me pacientë me COVID-19, është një kujtesë e vazhdueshme se sa lehtë mund të përhapet virusi.

“Kjo është një gjë e vërtetë. Nuk është e rreme. Është padyshim diçka për të cilën duhet të marrim masa paraprake serioze. Vijmë në punë që të kujdesemi për ta, por duhet që ata të kujdesen për veten e tyre dhe të mos relaksohen”, thotë zonja Hogan.

Një mesazh që përforcohet nga kolegët e saj dhe stafi mjekësor në të gjithë Amerikën.

Etiketa: koronavirusi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:14 : 22/02/2022
SHENDETI

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

21:35 : 18/01/2022
AKTUALITET

Dy humbje jete dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:54 : 17/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjekja Dedja: Të infektuarit duhet të presin 72 orë para se të marrin antibiotikë

19:51 : 16/01/2022
AKTUALITET

Rekord i zi/ 7 humbje jete dhe 2179 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:19 : 14/01/2022
AKTUALITET

Omicron/ Alimehmeti: Rritja e infektimeve s’do ndikojë te shtrimi në spitale dhe vdekjet

17:12 : 06/01/2022
Para

Napoli pranë blerjes më të shtrenjtë në historinë e klubit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com