Një ish-punonjëse e një Fast Food-i thotë se sot fiton 10 herë më shumë në një ditë, vetëm duke postuar foto “pikante” në Instagram.
Teagan Kaye, vetëm 21 vjeç, e cila jeton në bregun e artë të Australisë thotë se dikur fitonte vetëm 200 dollarë në javë ndërsa sot, me vetëm një foto të postuar në Instagram siguron të ardhura ditore prej 2000 dollarë në ditë.
Instagramin zyrtar në faqen zyrtare për fansat, OnlyFans, vajza që aspiron të bëhet modele e hapi vetëm 6 muaj më parë dhe thotë se kjo është gjëja më e mire që ka bërë në jetë.
“Fillimisht isha pak skeptike sepse nuk e dija se si do të pritej. Por më pas vendosa”.
Teagan paguan vetëm 12 dollarë në muaj taksa për aksesin në rrjet të fotove të saj seksi. 21-vjecarja thotë se shumica e ndjekësve të saj në Instagram janë femra, përfshi edhe modele apo fotografë.
View this post on Instagram
It’s my birthday!!! ❤️ Birthday sale on my exclusive page, link in bio! 😍🎁
Ajo thotë se fotot e saj, edhe nudo, janë krejtësisht artistike. Falë asaj që Teagan e quan punë të mirëfillte, 21 vjeçarja jo vetëm që jeton shumë mirë financiarisht por edhe ka marrë oferta të ndryshme nga trajnerë personale apo edhe influencues mode apo të agjencive të udhëtimit.
View this post on Instagram