• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Hoxha: Përmes Thaçit është shantazhuar integriteti i Kosovës, mos prisni dorëheqjen

22:42 : 26/06/2020
në RAJONI

Për Vetëvendosjen qeveria e Avdullah Hotit nuk e ka legjitimitetin për të udhëhequr dialogun me Serbinë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Anëtari i Kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha, i ftuar në Rtv Ora thotë se është imediate krijimi i sovranitetit të Kosovës, me rrëzimin e qeverisë shkuarjen në zgjedhje të reja në fund të vitit.

Hoxha: Se ka legjitimitetin. Kemi një President me një aktakuzë në rangun ndërkombëtar, por nga ana tjetër kemi një President që është antikushtetues sepse hapin për të rrëzuar qeverinë Kurti e bëri duke shkelur Kushtetutën, kemi një gjykatë Kushtetuese që u inkriminua plotësisht. Kjo nxori një qeveri si Avdullah Hoti që hapin e parë që bëri ishte heqja e reciprocitetit, pranimi i Zajednicës, premtimi i fshehtë që nuk do të kandidojë më në asnjë organizatë ndërkombëtare Kosova.Detyrimisht duhet të krijojmë menjëherë sovranitetin e Kosovës, me rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Edhe pse VV ka ndërmarrë një peticion për rrëzimin e qeverisë, Hoxha thotë se ai proces ndodh me mocion mosbesimi në Kuvend dhe këtu rol vendimtar ka PDK.

Lexo edhe:

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

Hoxha: 300 mijë firmat janë, kishim synim shumë më tepër, 400 mijë. Nuk ka rëndësi kjo, rrëzimi i qeverisë bëhet me mocion mosbesimi në parlament me 40 nënshkrime, 30 i kemi ne. Do të shohim si Kadri Veseli që ka deklaruar që është kundër qeverisë Hoti se nuk votoi PDK, votoi vetëm për rrëzimin e qeverisë Kurti, tani ka rastin të rrëzojë qeverinë Hoti. Pyetja që shtroj unë është: Sa gjasa ka që ne të jemi përgjegjës për shtetin?

Hoxha vlerëson se Kosova ka humbur shumë nga Gjykata Speciale për të cilën VV ka hedhur gaz në parlament.

Hoxha: Kosova ka humbur. Gjykata Speciale ishte një nga pikat për të cilat ne kemi hedhur gaz. Këta njerëz që themeluan Specialen na akuzojnë se po kënaqemi. Nuk kemi pse të kënaqemi, nuk e dimë përmasën se ku shkon kjo gjykatë. I vunë Kosovës peshën e krimeve mbi supe.Nga doli gjykata Speciale? Kishte dy të dhëna. Fakti që ne nuk po bënim gjykatë për krimet vendore dhe korrupsionin e lartë shtetëror. Eulex nuk mori asnjë nismë të vërtetë. Gjendemi peng i historisë që ndërtojmë me shtet, kjo është e tmerrshmja e jonë.

Sipas tij shqiptarët e Shqipërisë nuk ja kanë idenë çfarë masakrash kanë ndodhur me popullësinë shqiptare në Kosovë, ndryshe sipas tij nuk do të justifikohej pritja me “mbrëmje gala” e Vuçiç.

Hoxha: Janë 1600 të zhdukur, 13-14 mijë viktima, prej tyre 1400 fëmijë. Nuk po them familje të tëra të shuara, nuk po them fshatrat e rrafshuara, nuk po i  kthehem Akademisë Serbe që ka bërë plane 150 vjeçare për zhdukjen e shqiptarëve. Shqiptarët e Shqipërisë nuk ja kanë idenë fare, e kanë pritur këtu Vuçiç me mbrëmje gala.Kanë kënduar këngëtarët tanë lirikë më të mirë.Tani kryeministri Rama del në parlament dhe na kujton krimet.

Sipas tij Thaçi e ka pasur një garanci, ndryshe nuk do të investohej për krijimin e Speciales.

Hoxha: Këtu më del se kanë pasur garanci. Po patëm garanci personale i zhdukim dëmet e Kosovës, krimet mbi Kosovën. Kur na dëmtohet garancia personale thërrasim viktimizimin e Kosovës në ndihmë. Viktima Kosovë është gjithmonë një kredit, kjo është e dhimbshmja  jonë. Ne nuk ndërtojmë vizion.

Kritika ka edhe ndaj qëndrime të shtetit shqiptar si me mbështetjen e gjykatës ashtu dhe demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

Hoxha: Nga Shqipëria thuhet pse mos ta merrni gjykatën speciale, pse mos ta bëni demarkacionin. Republika e Shqipërisë mbështeste çdo normë të shkatërrimit të subjektivitetit dhe sovranitet të përfaqësimit gjeopolitik dhe organizatë ndërkombëtare të Kosovës. Çfarë u bë nga SHBA dhe Europa në ’99 u zhbë në mënyrë të organizuar nga shtetimet shqiptare.Shteti shqiptar është shtet më i përqëndruar dhe më i garantuar në sovranitet, duhet ta kishte shtetin e Kosovës kartën e vetë diplomatike. Diplomacia është agresive, ti gjen një kartë që është e jotja dhe me këtë sulmon në botë gjeopolitikisht. Shteti shqiptar ka kërkuar gjithmonë që Kosova të jetë stabilizim. Nga Akademia jonë e Shkencave gjatë ’99 në luftë prapë kërkohej të ishte Kosova nën protektoratin serb.

Në aktakuzën ndaj Thaçit,Veselit dhe disa ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK flitet për rreth 100 vrasje dhe Hoxha nuk gjen shpjegim se pse Thaçi është lënë të udhëheqë dialogun me Serbinë kur Prokuroria Speciale ka qenë në dijeni të tyre.

Hoxha: Sa ishim në qeveri me mision të plotë bashkë me LDK ia hoqëm Thaçin si barrë Kosovës.Ja hoqëm Thaçit barrën e drejtimit të marrëveshjes.Thaçi ka qenë mjeti i Vuçiç, Vuçiç i ka bërë të gjitha çfarë donte dhe është legjitimuar në arenën  ndërkombëtare. Viktima tha nuk jemi më viktimë. Vuçiçin nesër mund ta rrëzojmë nga statuja, sot po dëmton rrënjësisht me pjesëmarrjen e Thaçit dhe Ramës këtë sovranitet të Kosovës dhe luftën e Kosovës.

Për Hoxhën, këto aktakuza nuk baltosin luftën.

Hoxha: Nuk ka si ta ketë me UÇK se i bie të ndërtojë gjyq ndaj NATO-s.

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se do të thyejë heshtjen të dielën por anëtari i Kryesisë së VV nuk pret një akt dorëheqje nga ana e tij.

Hoxha: Thaçi nuk është nga ata që jep dorëheqjen, nuk mund ti ikë më pushtetit. Nuk e ka Thaçi këtë problem. Kur lidhesh në mënyrë të tillë që pushteti të mban ti nuk ke si ti shpëtosh më pushtetit. Përmes Thaçit është shantazhuar integriteti i Kosovës. Kjo është si e tërheq një njeri një shtet të tërë drejt rrënimit të shtetimit. Thaçi nuk i shpëton dot më katastrofës ku është nisur.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025
AKTUALITET

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Berat-Lushnje, përmbyset makina

22:17 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025
BOTA

Zbutet Hamas: Gati të tërhiqemi/ Grupi ekstremist, negociata direkte me SHBA

22:00 : 15/05/2025
SPORT

Akuzohet për shpërndarje pornografie me fëmijë, reagon futbollisti i Real Madrid

21:56 : 15/05/2025
Para

Një tjetër gazetar shqiptar infektohet me koronavirus! Emri (Foto)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025

Aksident në aksin Berat-Lushnje, përmbyset makina

22:17 : 15/05/2025

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025

Zbutet Hamas: Gati të tërhiqemi/ Grupi ekstremist, negociata direkte me SHBA

22:00 : 15/05/2025

Akuzohet për shpërndarje pornografie me fëmijë, reagon futbollisti i Real Madrid

21:56 : 15/05/2025

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com