• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjonaj: Pagat e efektivëve të burgjeve do të barazohen me ato të Policisë

15:15 : 25/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi nga foltorja e Kuvendit se efektivët e burgjeve janë dëshmitarë të rritjes së pagës vitin e kaluar ndërsa mbështetja e qeverisë do të vijojë ku përmes paketës ligjore, pagat e tyre do të barazohen me ato të Policisë së Shtetit.

Gjonaj argumentoi ndër të tjera se sistemi më herët kishte humbur drejtimin duke e bërë të pamundur gjetjen dhe ndërmarrjen e politikave të duhura penale.

“Për shkak të një sërë problematikash në institucionet penitenciare të stivosura njëri pas tjetrit ndër vite problemet dukeshin mjaft herë më të mëdha sesa zgjidhja që mund të ofrohej në moment. Me keqardhje them që ne nuk gjetëm vetëm disa autoritetete administrave që njiheshin formalisht me ligj për të ekzekutuar vendimet e dhëna nga gjykata për ruajtjen dhe mbikqyrjen e personave por që misioni për të cilën ishin ngritur kishte humbur. Kishte humbur drejtimin duke e bërë më të vështirë gjetjen dhe ndërmarrjen e politikave të duhura penale. Ishte thuajse e papranueshme që duke qenë pjesë e Këshillit të Europës dhe të aderuar në një sërë konvetash europiane të Kombeve të Bashkuara të trashëgonim sërish po të njëjtën qasje, duke i lënë institucionet e vuajtjes së dënimit në fund të listës kur vjen puna për vëmëndje, kujdes dhe investime. Për këtë arsye në 2018 ndërmorëm një reformë të thellë transformuese në sistemin penitenciar në aspektin legjislativ, infrastrukturor, strukturor të aspekteve të sigurisë në institucione si dhe trajtimin e përshtatshëm në respektim të të drejtave të burgosurve”, tha ministrja.

Gjonaj theksoi se paketa penitenciare që do të miratohet sot në Kuvend do të sjellë edhe përmbushjen e rëndësishme të reformës, pra reformimin e kuadrit ligjor.

“Paketa ligjore e Reformës në Drejtësi nuk do të ishte e plotë pa këtë paketë me 4 ligje ku ekzekutimi i vendimeve penale tashmë ka gjetur rregullim të posaçëm jo vetëm sa i përket organizimit institucional, përgjegjësive të institucioneve ligjzbatuese por edhe qartësisë së rregullave proceduriale dhe të drejtave të të burgosurve. Nëse më parë përkufizimi për burgun ishtë thjesht për të mbajtur disa persona të izoluar ku një pjesë vuanin dhe një pjesë privilegjoheshin, praktikisht do të thotë se qëllimi kryesor për të cilën ishte ngritur kishte dështuar, diku pjesërisht dhe diku plotësisht. Nëse më parë përkufizimi për një polic burgu ishte si një qokë fushate do të thotë që ai nuk kishte një profesion për të punuar por një shërbim për të përfituar, kjo na nxiti që të merreshim më shumë me policinë e burgjeve ku përmes marrëveshjeve me Akademinë e Sigurisë do të bëhet e mundur që efektivët ta ndjenin më shumë peshën e kostumit profesional dhe jo peshën e kostumit partiak. Kur në krye të herës ne folëm për rritje të pagave për punonjësit e policisë së burgjeve u konsiderua thjesht një premtim. Por ja që sot, gjithsecili nga efektivët është dëshmitar i disa rritjeve që janë kryer në vitin që lamë pas dhe sërish do të jenë dëshmitarë të mbështjes së qeverisë për pagat e tyre që me këtë paketë ligjore do të barazohen me ato të policisë së shtetit. Përmes mbështetjes që kemi dhënë përmes forcimit e kapaciteteve të stafit të burgjeve, përfshirë stafin menaxhues dhe atë shëndetësor e thënë më shifra janë rritur ndjeshëm standardet e të drejtave të njeriut në punën e tyre të përditshme por edhe të sigurisë”, u shpreh Gjonaj.

Lexo edhe:

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

Vit zgjedhor/ Në 2025, gjysma e buxhetit të bashkive shkoi për pagat

“Misioni për funksionimin dhe të luftës së krimit të organizuar në institucione penitenciale u shoqërua edhe me rishikimin e legjislacionit për forcimin e masave të sigurisë duke prezantuar kështu për herë të parë regjime të cilat në vende fqinje ka dhënë rezultat të ndjeshëm. Po për rritjen e sigurisë është goditur çdo rast korruptiv duke fuqizuar maksimalisht kontrollin e brendshëm të burgjeve. Nisur nga kjo vetëm në 2019 janë proceduar penalisht drejtues të IEVP-ve, dhjetëra punonjës të policisë së burgjeve, qindra të dënuar të burgosur si dhe masa administrative për një sërë punonjësish. Për herë të parë në 2019 arritëm që mbipopullimi të ishte 0, një rekomandim i vazhdueshëm dhe i përsëritur i mekanizmave ndërkombëtarë. Qeveria ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme jo vetëm në investime në infrastrukturë, në buxhet dhe në sistemet e sigurisë por njëkohësisht i ka kushtuar vëmendje të veçantë për t’i kthyer dinjitetin punonjësve të policisë dhe funksionimit ligjor me përgjegjshmëri të sistemit të burgjeve. Një sërë partnerësh ndërkombëtarë kanë dhënë mbështetjen e tyre ashtu si ambasada e Mbretërisë së Bashkuar por vlen të permend që në 2019 ambasada e SHBA mbështeti jo pak sistemin e burgjeve në Shqipëri”, u shpreh Gjonaj.

Etiketa: Etilda Gjonajpagapolucua e burgjeve

Lajme të lidhura

BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

Vit zgjedhor/ Në 2025, gjysma e buxhetit të bashkive shkoi për pagat

12:40 : 08/06/2026
AKTUALITET

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

08:18 : 02/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
AKTUALITET

‘Ju eleminoj’/ Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

22:26 : 09/05/2026
Para

Besnik Krapi gjen mënyrën epike për të ruajtur Jonidën nga syri i keq (Foto)

TË GJITHA

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet