• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në gjurmët e babait, i “pavaruri” Dritan që u shërben të gjithëve

13:06 : 24/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Jemi një vend që përjetoi për 45 vjet ferrin komunist, diktaturën e proletariatit, terrorin e Sigurimit të Shtetit, instrumenti më i frikshëm në duart e diktaturës, që ishte në gjendje të shpërfytyronte çdokënd që vendosej se duhej dënuar, ekzekutuar apo zhdukur.

45 vitet e një ferri që nuk u dënuan kurrë, ligjërisht dhe moralisht, dhe ndoshta kjo është arsyeja që sot përpëlitemi pa shtyllë kurrizore, ku pasardhësit e atyre që terrorizuan në emër të diktaturës, sot i gjen në politikë, pronarë biznesesh, media, duke i bërë lavazhin e rradhës trurit edhe të brezave që fatmirësisht nuk e jetuan diktaturën.

Pak kohë më parë publicisti Agron Tufa publikoi një video, rrëfimin e një oficeri të lartë të Sigurimit të Shtetit, i trajtuar nga KGB. Personi që shfaqet në video quhet Ylli Hila, jo vetëm besnik, por edhe shumë i devotshëm në thyerjen e “armiqve”.

Sot Dritani, djali i Yllit, shfaqet si analist, dhe përmes një hapësire mediatike vijon shpëlarjen e trurit, bën dhe jep vlerësime, përcakton se çfarë është e mirë dhe çfarë jo, fyen, vendos etiketime, quan idiotë ata që protestojnë, të pakualifikuar ata me dy diploma e kështu me rradhë. Ndryshimi i vetëm është se ai sot, në dallim nga Ylli dje, nuk ka forcën që ti bindë me “metoda speciale”, ata që sulmon, fyen, i konsideron të pakualifikuar, që të pranojnë atë që thotë Dritani.

Në kohë të ndryshme ai është shfaqur në pozicione të ndryshme.

Lexo edhe:

Shërbim i ri për aplikantët! Ambasada e SHBA nxjerr njoftimin e rëndësishëm për vizat

Viti po mbyllet por e-Albania s’ka ende asistent me zë dhe figurë siç u premtua

I diplomuar në Sferë Qarkullimi në fakultetin e Ekonomisë, nisi punën në 1989 si ekonomist në një nga ato ndërmarrjet pothuajse të falimentuara të sistemit diktatorial.
Brenda një viti u bë shef plani në Shërbimin Parësor shëndetësor në Shkodër dhe më pas me rrëzimin e diktaturës politike, u shndërrua në një biznesmen, ose më saktë ngriti një aktivitet privat, për të qenë korrekt, me të cilin punoi 8 vjet. U pështat shpejt me ekonominë e tregut, ndoshta nevoja për të mbijetuar, ose eci në gjurmët e shumë prej atyre që konsiderohen si brezi i dytë i komunistëve dhe ish-sigurimsave.

Në 2000 u bë specialist buxheti e finance në Ministrinë e Jashtme, dhe pas dy vjetësh u bë diplomat. Vajti si konsull i qeverisë Nano në Bari të Italisë, dhe vijoi si konsull i qeverisë Berisha në Milano.

Pas kthimit nga Milano i shërbeu për 7 vjet qeverisë Berisha në Ministrinë e Jashtme, te drejtoria e Promovimit të Imazhit dhe Diplomacisë Publike. Çudi, ka duruar ti shërbejë pushtetit të Berishës përsa kohë ai ishte Kryeministër, pavarësisht se pati një profil të ulët në administratë.

Por ai i mbijetoi të gjitha “reformave”, pushimeve, largimeve, madje pati luksin të presë e përcjellë edhe disa ministra me ngjyra e formate të ndryshme, që ndoshta as e dinin që në një nga cepat e institucionit ishte edhe një Dritan.

Duket se ai kishte mësuar aq sa duhet për të mbijetuar, për tu përulur dhe për ti shërbyer pushtetit të një Kryeministri që kushedi sa herë mund ta shante ndër dhëmbë dhe pastaj vendoste atë maskën me një tjetër fytyrë, duke promovuar imazh dhe diplomaci.

Me ndërrimin e pushtetit nga Berisha te Rama-Meta edhe Hila ndryshoi profil e pozicion, njëlloj si salamandrat që ndryshojnë ngjyrë dhe përshtaten me mjedisin. Nga një specialit i Minitrisë së Jashtme, ku për 5 vite pati fatin të marrë edhe gradën diplomatike: Sekretar i parë, u shfaq zv.ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Rama.

Në mjedisin e tij politik, mes socialistësh të rinj, brezit të dytë të ish-anëtarëve të Byrosë dhe Sigurimit, 99 të shndërruar në Rilindas nuk mundi të mbijetonte gjatë. U dorëhoq, se ndoshta u la në hije, nuk e përfillën, ose ndoshta ia kërkuan të shkruante dy gisht letër, për tu vetëlarguar.

Më pas u kthye në një analist, në shërbim të kauzës, jo publike, por të një grupimi, herë duke thumbuar Ramën, dhe herë duke e barazuar atë me Bashën. Në fakt i shërbeu të dyve, njërit si Kryeministër dhe tjetrit si ministër i Jashtëm.

Mundet që derisa u bë analist, rreth moshës 50 vjeç, të mos ketë patur fatin e mirë ose të keq, të tij ose të tyre, ti ketë takuar, të ketë folur, të ketë shkëmbyer ide. Më pas profesioni i ri ia dha këtë mundësi, madje edhe të shfryjë inate dhe dufe, për vlerësimin e tepruar ose mosvlerësimin.

Gjithsesi ai ishte dhe mbetet në shërbim, duke tentuar të krijojë profilin e një të pavaruri, që herë shan Kryeministrin, pastaj i turret opozitës, quan idiotë ata që protestojnë kundër një qeverie, pastaj bën pushime disa ditore dhe nis avazin duke ndryshuar rradhën.

Të vetmit që nuk prek, që nuk guxon ti sulmojë, madje i merr në mbrojtje edhe kur Rama i hedh në rrugë, janë ose ato që i kanë shërbyer Sigurimit ose ata që kanë pasur lidhje me strukturat e sigurimit. Këtu ka të drejtë, nuk mund të sulmojë dhe nxijë ish-kolegët e babait të tij, që ndoshta i mban si idhuj edhe sot.

Etiketa: Dritanhilasherbim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shërbim i ri për aplikantët! Ambasada e SHBA nxjerr njoftimin e rëndësishëm për vizat

17:34 : 24/04/2025
AKTUALITET

Viti po mbyllet por e-Albania s’ka ende asistent me zë dhe figurë siç u premtua

08:55 : 28/12/2024
AKTUALITET

Trafikanti i parë shqiptar i drogës në Ekuador/ Mister “fati” i Dritan Gjikës, si u “shkërmoq” perandoria e tij

14:03 : 07/07/2024
AKTUALITET

Policia në shërbim të krimit/ SPAK zbardh skemën dhe rolin që kanë efektivët në kultivimin e kanabisit

20:52 : 13/06/2024
AKTUALITET

Zagani: Kam një shpresë se gradualisht do të shkojnë të gjithë te SPAK-u

20:50 : 05/02/2024
AKTUALITET

“E-Albania” jashtë funksionit, ndërpritet shërbimi për dy ditë

16:36 : 01/02/2024
Para

VIDEO/ Braho: Venecia foli qartë, rrëzoi pretendimet e Ramës për Kushtetuesen dhe paketën anti-shpifje

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025

Ilir Meta më i votuari tek PD në “zonë e tij elektorale”, merr votat e shokëve tek “313-ta”

13:19 : 15/05/2025

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025

Sherr brenda familjes, vajza godet me thikë babain në Vlorë

13:04 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com