• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Borxhlinjtë e këqij në tatime zgjerohen me 14 % prej efekteve të pandemisë në 5-mujor

08:19 : 24/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Lista e borxhlinjve të këqij në tatime u zgjerua me 14 për qind gjatë pesë-mujorit të parë të vitit 2020 në raport me të njëjtën periudhë të 2019.

Sipas listës së azhurnuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shihet se numri i bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet tatimore në kohë ka arritur në 4057 subjekte, nga 3460 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por lista pritet të zgjerohet edhe më tej gjatë muajve në vijim sidomos përtej shtatorit pasi, qeveria me vendim të posaçëm ka shtyrë pagesat e disa tatimeve në kohë.

Masat kufizuese që u aplikuan përgjatë muajve mars, prill dhe maj kanë penguar aktivitetin normale të administratës dhe biznesit, duke bërë që një pjesë e madhe e borxhlinjve reale të mos reflektohen në regjistrin e tatimeve.

Me azhurnimet e fundit, numri i bizneseve ndaj të cilave ka nisur mbledhja e detyrimit me forcë arriti në 31,184 në maj.

Gjatë vitit të kaluar, borxhi tatimor u zgjerua me 9 për qind, duke arritur vlerën e 117 miliardë lekëve ose rreth 953 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve. borxhi tatimor ka pësuar një rritje prej neto 9.3 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit. Por pavarësisht zgjerimit të detyrimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka arkëtuar me forcë 22,5 miliardë detyrime tatimore.

Lexo edhe:

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

Kadri Mehalla fundos dhjetra kreditorë/ ‘Gol’ miliona euro Raiffeisenit, Tatimeve dhe 40 bizneseve

Në stokun e borxhit të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe ne stokun me borxhit me 35% në vlerë 40,4 miliardë lekë, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 27% në vlerë 31,6 miliardë lekë, zëri “Të Tjera” me 24% në vlerë 27,9 miliardë lekë.

Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13% në vlerë 15,1 miliardë lekë dhe TAP me 2% në vlerë 1,9 miliardë lekë.

Krahasuar me fundin e vitit 2018, gjatë vitit 2019, TAP ka qëndruar në të njëjtin nivel, ndërkohë që TVSH është rritur me 1.1 miliardë lekë, Tatim Fitimi me 1.4 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore me 1.3 miliardë lekë dhe zëri Të Tjera me 5.2 miliardë lekë.

Përgjatë këtij viti borxhi tatimor pritet të zgjerohet edhe më tej për shkak të efekteve negative të pandemisë. /Monitor/

Etiketa: borxhlinjpandemiaTatime

Lajme të lidhura

business man financial inspector and secretary making report, calculating or checking balance. Internal Revenue Service inspector checking document. Audit concept
AKTUALITET

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

15:45 : 02/06/2025
AKTUALITET

Kadri Mehalla fundos dhjetra kreditorë/ ‘Gol’ miliona euro Raiffeisenit, Tatimeve dhe 40 bizneseve

11:12 : 30/05/2025
BOTA

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

09:55 : 05/03/2025
AKTUALITET

Paçavurja e taksës së ndershme

12:38 : 31/01/2025
AKTUALITET

Kompania e Elon Musk nuk paguan taksat në Shqipëri, Tatimet e vendosin nën sekuestro

16:05 : 17/01/2025
AKTUALITET

Shifrat konfirmojnë rënien e turizmit, më pak të huaj vizituan Shqipërinë

08:17 : 20/08/2024
Para

Dokumentacioni si i pastrehë, KPA shtyn seancën ndaj prokurores Manjola Kajana

TË GJITHA

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com