• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha me bizneset në Vorë: Bashkë të ndalim këtë të keqe, t’i kthejmë vendit qeverisjen për qytetarët

17:11 : 24/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Vorë ku zhvilloi takime me sipërmarrësit e vegjël dhe fermerët e kësaj zone. Largimi i banorëve pas tërmetit të nëntorit, që goditi edhe këtë qytet, si dhe harresa e qeverisë pas pandemisë, ka shkaktuar uljen drastike të xhiros ditore për biznesin e vogël në këtë bashki. “Zero më zero! Ne jemi keq edhe më tërmetin, s’ka njerëz fare, s’ka banorë. Janë larguar 50% e banorëve” – shprehet një tregtar i cili nuk ka kujt t`i shërbejë më në lokalin e tij.

Mungesa e mbështetjes nga qeveria në këtë kohë krize i ka çuar bizneset në Vorë në prag mbylljeje. Disa muaj pa aktivitet tregtar, të shoqëruar me neglizhencën e qeverisë, ka bërë që shumë prej tyre ta mbyllin aktivitetin dhe shumë të tjerë ta mendojnë seriozisht shpalljen e falimentit. Sipërmarrës të tjerë, u ankuan për uljen drastike që xhiroja ditore ka pësuar në shume biznese të zonës.

“Unë jam i mbytur, i zhytur në borxhe, me siklete e me ashtu. S’kam ç’bëj. Marrin me listë, të paktën vetëm në kohën e koronavirusit nja 700 – 800 mijë lekë”- shprehet pronari i një dyqani mishi në qendër të qytetit i në 35 vite punë në të njëjtin dyqan po vuan krizën e thellë të konsumit.

Pas takimeve me bizneset, Basha u ndal në Marikaj ku dëgjoi shqetësimet dhe problemet e fermerëve të zonës. Mungesa e tregut dhe subvencioneve ka penalizuar shumë prej tyre. Zona njihet për tregtinë e perimeve të ndryshme, por mungesa e tregut e bën shumë të vështirë nxjerrjen e produkteve nga serat.

“Tregu më dobët, s’ka. Këtë vit njëherë, është shumë dobët. Shumë, shumë dobët” – thotë një nga fermerët.

Lexo edhe:

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

Fermerët e Vorës u ankuan për rritjen e kostos dhe uljen e fitimit dhe mungesën e subvencioneve.

“Subvencione nuk ka fare. Zero, zero”, – thotë një tjetër banor që jetesën e familjes së tij e ka të varur nga prodhimet bujqësore.

Ata shprehen se puna e tyre nuk vlerësohet, pasi nuk njohin asnjë ndihmë nga shteti dhe gjithçka e bëjnë vetëm me forcat tyre.

Kreu i opozitës Basha garantoi fermerët dhe bizneset se qeveria e ardhshme do jetë në krah të tyre. Taksat dhe lekët e shqiptarëve nuk do të shkojnë më për 5 veta.

“Morëm vesh dje, kanë bërë një pagesë tjetër për inceneratorin, 500 mijë euro. Sa biznese mund të ndihmoheshin me këto? Thjeshtë të paguanin punëtorin, mos të hiqnin punëtorin nga puna. Se këto taksat tuaja janë. Do çlirojmë mundësitë, të punoni të gjithë edhe sipas mundësive që, sigurisht do vijnë duke u rritur, kur të çlirohet ekonomia edhe ju të fitoni, të punësoni, të ketë mirëqenie. 5 veta! S’mund të jetë Shqipëria e 5 vetave”, – u shpreh Basha

Etiketa: Basha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

15:38 : 12/06/2025
AKTUALITET

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

“E bëri gënjeshtari i gatshëm!”/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

20:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar!

08:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Aty ku nuk mbush dot Luli, e mbush Çim Hajdari

23:13 : 15/04/2025
AKTUALITET

FOTOLAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

22:37 : 14/04/2025
Para

Gjendet e vdekur gruaja e ish-ministrit! Emri (Foto)

TË GJITHA

Tiranë/ Përndoqën dhe kërcënuan ish të dashurat, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

09:17 : 22/07/2025

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

09:06 : 22/07/2025

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
Foto ilustruese

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

08:41 : 22/07/2025

Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës

08:36 : 22/07/2025

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

08:20 : 22/07/2025

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com