• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Merr 130 milionë euro nga Qeveria/ Vilma Nushi shet brenda familjes një prej kompanive për t’i shpëtuar hetimit

12:51 : 22/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Vilma Nushi, e cila është një nga biznesmenet më shumë të lakuara si përfituese e qeverisjes së Edi Ramës, me shifra hera herës të fryra, duket se po vihet në lëvizje për të shkrirë, apo shitur një pjesë të aksioneve të saj në disa prej kompanive.

Bizneset e Nushit që shiten dhe blihen brenda vetë anëtareve së familjes së saj, duket se po tentojnë të fshehin çdo gjurmë, në rast se do të ketë një hetim ndërkombëtar për të parë mënyrën sesi kanë marrë para nga Buxheti i Shtetit, dhe procedurat që janë ndjekur në tendera.

Në dokumentin që do të shihini më poshtë, shihet se Nushi Nushi ka shitur plotësisht aksionet e ”Riofarma SHPK”, që administrohej nga kunati i saj Edmond Hido, te vetë firma Trimed e cila po ashtu është në pronësi të saj. Në vendimin e Autoritetit të Konkurencës, thuhet se shitja është bërë në datën 20 Maj të këtij viti, me skemën “Përthithje”, edhe pse nuk ka asnjë raport lidhur me të ardhurat, apo kapitalet e kësaj kompanie.

Dyshimet janë se shkrirja dhe zhdukja e kësaj firme nga regjistri tregtar, lidhet me faktin se ”Riofarma SHPK”, është përdorur nga vetë Nushi si pjesë në tendera fiktivë, në mënyrë që fituese të shpalleshin kompani të tjera të saj.

Mësohet se kjo kompani ka qenë pjesëmarrëse në garë, në 80% të tenderave, ku fituese nuk kanë dalë as më shumë dhe as më pak, se bizneset e tjera të vetë Vilmës, apo motrës dhe mbesës së saj. Kjo është një skemë e paligjshme, se duket që legjitimon garën në tendera, por në fakt është fiktive sa kohë që Riofarma nuk paraqet asnjë lloj oferte, qoftë edhe ekonomike.

Lexo edhe:

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

Më herët Nushi kishte ndjekur pothuajse të njëjtën procedurë dhe me aksionet e saj në kompaninë Trimed. 3 vjet pasi kishin fituar koncensionin e “Check UP”, ajo shiti aksionet e saj për vlerën 300 mijë euro, tek një shtetas britanik, i identifikuar si Dominic Noel William Evans, për të cilin thuhet se është bashkëshorti i mbesës së saj, Ledina Hido (vajza e Majlinda Hido, motra e Vilma Nushit).

Duke qenë se Nushi ka të paktën 5 biznese në fushën e farmacisë dhe të farmaceutikës, ajo është kujdesur që kompaninë më të madhe të saj “Marketing & Distribution”, të mos e përfshijë në shumë prej garave, duke u mjaftuar me koncensionin 120 milionë euro të check-up.

Duke iu referuar të dhënave të ‘Opendata”, kompania “Marketing & Distribution” ka fituar rreth 60 milionë lekë të vjetra në tendera të ndryshëm, gjatë periudhës 2015-2019. Por, shumë më ndryshe është situata me “Trimed”. Kjo kompani është në top-listën e 5 kompanive që kanë fituar më shumë tendera në Shëndetësi, sipas të dhënave të “openprocurment”.

Për periudhën 2015-2019, “Trimed” ka përfituar në total mbi 8 miliardë lekë të vjetra (rreth 7 milionë euro) në plot 904 kontrata me sektorin e Shëndetësisë. Në bazë të të dhënave zyrtare, “Trimed” rreth gjysmën e kontratave i ka fituar në procedura ku ka qenë konkuruese e vetme.

Në total, Vilma Nushi dhe familja e saj llogaritet të përfitojnë rreth 130 milionë euro, deri më tani nga paratë e shqiptarëve. Nga këto, 120 milionë euro do të arkëtohen periodikisht vit pas viti, nëpërmjet kontratës koncensionare, deri në vitin 2024. Ndërsa rreth 7 milionë euro të tjera janë përfituar, deri më tani, nga tenderat e kompanisë “Trimed”, e kontrolluar në 50% të saj nga nipi i Vilma Nushit.

Kujtojmë se tenderi më i lakmuar i saj ka qenë ai i Check up, për të cilin veç akuzave të bëra publike nga Partia Demokratike, ka pasur dhe një kallzim në SPAK, apo hetim në KLSH, por që derimë tani asgjë nuk është nxjerrë në dritë prej tyre.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditimit, ka zbuluar se qeveria shqiptare i ka paguar kompanisë koncesionare, 4.7 milionë euro për kontrolle të pakryera deri tani. “Në total koncesionari ka përfituar në mënyrë të padrejtë në 455 mijë raste koston fikse të kontrolleve të pakryera për këtë shërbim, si dhe TVSH-në e të gjitha faturave”, thuhej në raportin e KLSH-së, në vitin 2017.

Në pritje të një hetimi të plotë për tenderat, Nushi duket të jetë një hap para, duke nxjerrë jashtë tregut disa prej kompanive, me shpresën se gjurmët e tyre nuk do të hetohen kurrë. /Faxweb/

Etiketa: kompaninushishitje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

15:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

17:07 : 15/07/2025
AKTUALITET

Pas Thethit/ Valbona, Vlora, Saranda, Velipoja, Shiroka, Shqipëria e ‘Xanun’ në shitjen Rama

13:02 : 14/07/2025
BOTA

Kompanitë e kriptove garojnë për të hyrë në bankat amerikane

12:55 : 13/07/2025
AKTUALITET

Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
AKTUALITET

Abuzimet e Bankers, Manjani: Nga ajo kompani, kanë përfituar të gjithë qeveritarët

22:29 : 03/07/2025
Para

Shqiptari vret me thikë tunizianin/ Detajet e krimit

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com