Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një komenti mbi testin e Gjuhë Letërsisë të Maturës Shtetërore, që u pasua me protestat e maturantëve, por edhe me një debat të fortë mbi nivelin e testit dhe hartuesve të tij.
Fuga ka analizuar pyetjen 14 të testit, si edhe alternativat e dhëna për zgjidhje të saj.
“Formulimi i pyetjes është sa idiot aq edhe i gabuar. Ai që e ka formuluar atë nuk e ka haberin fare nga teknikat e administrimit të zbulimeve shkencore. Shikoni budallallikun! Shpellën më të madhe në botë – thuhet!!! E kush është shpella më e madhe në botë? Shkencëtarët dhe ne njerëzit mund të dimë se cila është shpella më e madhe në botë e zbuluar deri tani për të cilën kemi dijeni, por aspak se cila është shpella më e madhe në botë.
Sepse shpella më e madhe në botë nuk është si të pyesësh se cili është avioni më i madh në botë? Mund të ketë shpella edhe më të mëdha në… botë, por që ende nuk janë zbuluar. Si mund t’i ilustrojmë rrëfimet për to!”- shkruan Fuga
Reagimi i Artan Fuga
Përgjigja e gabuar e pyetjes 14 të testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë të Maturës 2020:
Cili ilustrim do t’i ndihmonte më shumë lexuesit të kuptonin një artikull për shpellën më të madhe në botë? 1 pikë
A) Një listë e eksploruesve të shpellave.
B) Një vizatim i pajisjeve të eksploratorëve të shpellave.
C) Një grafik i dimensioneve të shpellave më të mëdha në botë.
D) Një foto e pamjes së brendshme të shpellës
Sipas Ministrisë të Arsimit përgjigje e saktë është përgjigja “D” : Një foto e pamjes së brendshme së shpellës!
Pikërisht një përgjigje kryekëput e gabuar. Imagjinoni sesi maturantë që kanë dhënë këtë përgjigje të gabuar kanë marrë pikën e kësaj pyetjeje, kurse të tjerë që mund të kenë dhënë përgjigjen e saktë e kanë humbur atë pikë!
Ky është testi. Privilegjon ata që japin përgjigje të gabuara dhe ndëshkon maturantët që kanë dhënë përgjigje të drejta.
Imagjinoni tani Turin, a ndonjë budalla, duke dashur të ilustrojë rrëfimin e tij për shpellën më të madhe në botë!!! Tur speleologun, raftistin, alpinistin, Tur shpellarin që dëshiron të tregojë shpellën… më të madhe në botë!
Formulimi i pyetjes është sa idiot aq edhe i gabuar. Ai që e ka formuluar atë nuk e ka haberin fare nga teknikat e administrimit të zbulimeve shkencore. Shikoni budallallikun! Shpellën më të madhe në botë – thuhet!!! E kush është shpella më e madhe në botë? Shkencëtarët dhe ne njerëzit mund të dimë se cila është shpella më e madhe në botë e zbuluar deri tani për të cilën kemi dijeni, por aspak se cila është shpella më e madhe në botë. Sepse shpella më e madhe në botë nuk është si të pyesësh se cili është avioni më i madh në botë? Mund të ketë shpella edhe më të mëdha në… botë, por që ende nuk janë zbuluar. Si mund t’i ilustrojmë rrëfimet për to!
Shikoni injorantët se çfarë thonë! Shpella më e madhe në botë, jo në planetin Tokë! Pra, kërkojnë të ilustrojmë edhe shpellën më të madhe duke përfshirë miliarda e miliarda, pa fund galaktika!
Me siguri e kanë bërë testin duke pasur temperaturë ose të pirë!
Por, le t’i lemë këto sepse janë megjithatë anësore.
Alternativa e parë e përgjigjes A, sigurisht është një idiotësi. Për ta hequr atë mjafton të jesh në klasën e tretë të fillores. Eshtë njësoj si të pyesësh dikë: Cila është ëmbëlsira më e mirë në botë? Dhe budallai të të përgjigjet: Kjo varet nga emri i guzhinjerit!!!
Përgjigja e dytë B është edhe më idiote, dhe mund të shtrohet vetëm për fëmijë e kopshtit, jo për maturantët. Ta zemë : Sa kilometra është diametri i Tokës? Dhe budallai të përgjigjej : Kjo varet nëse diametrin në fjalë e përshkruajmë me autobuz urban apo me biçikletë, pra të varej nga mjeti me të cilin udhëtojmë.
Problemi shtrohet vërtet kur bëhet fjalë për të zgjedhur midis përgjigjes C : Ilustrimi të bëhet me grafikë të dimensione të shpellave më të mëdha (të zbuluara) në botë (në Tokë) dhe përgjigjes D : apo të bëhet me anë të një fotografie, lexojeni mirë, vetëm “një” fotografie nga pamjet e brendshme të shpellës!
Le ta lemë idiotësinë e të shprehurit në shqip allasoj : Fotografi e pamjeve të brendshme të shpellës! Sepse shpella paska edhe anët e veta të jashtme, sikur të ishte ndonjë motel, ose pallat!!! Të brendshmet e shpellës!!! Uaaaauaaaaa! Fotografimi i “pamjeve”… Uaaaaaaaua! Të fotografosh pamjet!!! A dinë shqip këta apo jo? Vetë një fotografi është një pamje e shpellës! Fotografohet shpella, jo pamjet e shpellës. Fotoja është pamje e shpellës.
Lëmsh Turi lëmsh. Prandaj them se ata pinë raki dëllinje me damixhanat më të mëdha në botë. Ata nuk dinë shqip.
Mjerë maturantët që duhet të kuptojnë këto pyetje dhe përgjigje idiote!
Nejse!
Sigurisht përgjigje e saktë është përgjigja që Ministria e Arsimit e quan të gabuar. Ilustrimi me grafiqe dimensionesh shpellash të mëdha, është përgjigje e mundshme e saktë, jo me një foto nga “pamjet” e brendshme të shpellës!
Pse?
Sepse sikurse ka argumentuar para më shumë se 2 mijë vjetësh Sokrati, që të dallosh se një objekt është më i madh apo më i vogël, duhet atë ta krahasosh me të gjithë objektet e tjerë të ngjashëm ose jo. Pra e ilustron mendimin që je në shpellën më të madhe jo duke e fotografuar atë, por duke krahasuar dimensionet e saj me ato të shpellave të tjera.
Mënyrë tjetër për Tur shpellarin nuk ka!
Sigurisht edhe një foto mund të jetë ilustruese, por jo në funksion të vërtetimit ose demonstrimit të një shpelle si më e madhja në botë, sikurse përcakton pyetja e testit.
Ministria e Arsimit u kërkon maturantëve të quajnë përgjigje të drejta ato që në fakt janë të gabuara.
Sado e madhe të jetë një shpellë, fotografia e saj nuk na jep asgjë për të argumentuar se ajo është më e madhja… në botë. Sepse vetëm “një” fotografi, siç thotë testi, nuk e krahason atë shpellë me asnjë shpellë tjetër.
Aq më shumë që fotografia e shumta na jep disa pamje, por e ka të pamundur të na japi të gjitha hapësirat e shpellës. Edhe sikur të jetë foto 360 gradë, ajo nuk mund të japi të gjithë zgavrat ose hapësirat e ndërlikuara të një shpelle. Kur themi e “madhe” nuk kemi parasysh vetëm sipërfaqen, por kemi parasysh volumin, pra që na kërkon të dimë gjerësinë, lartësinë, gjatësinë e shpellês. Kjo e fundit nuk është një sallë mbledhjesh e Ministrisë, drejt, por ka hyrje e dalje që me “një” foto, është e pamundur të dalin në pah. Përmbi të gjitha fotografia, në një shpellë të errët, kërkon flashe dhe nuk mat dimensione. Ministria e arsimit a njeh ndonjë aparat fotografik a celular që fotografon dhe një kohësisht mat volumin e hapësirës që fotografon?
A njeh ndonjë aparat fotografik a celular që fotografon, mat dimensionet e volumit të hapësirës të shpellës që fotografon, dhe njëherësh bën edhe krahasimin me shpellat që nuk ka fotografuar?
Një maturant serioz, të gjithë maturantët në fakt, mirë që nuk kanë luajtur mendsh kur kanë lexuar këtë pyetje dhe përgjigjet alternative për të! Me siguri nga mërzia kanë hequr dy përgjigjet e para të mundshme si idiote, dhe pastaj kok’a pil kanë rrumbullakosur njerën nga përgjigjet e mbetura.
Çfarë do të bëjnë shpellarët e Ministrisë me pikën e gabuar për pyetjen e 14 të testit?