Budina: Vëllait tim ja bënë tamponin në rrugë si qen. Tek mua, erdhën të veshur kokë e këmbë

Lexo edhe:

Aktori Edmond Budina flo për momentin kur mjekët shkuan për ti bërë tamponin atij dhe të vëllait, Gjergjit. Ai u shpreh në emisionin 360 Gradë në RTV Ora, se të vëllait ja bënë testin e COVID në mes të rrugës, kurse vetë aktorit i bënë të gjitha procedurat në shtëpi.

“Dua të sqaroj diçka. Vëllai im i dytë, Gjergji i cili nuk është person publik siç jemi unë dhe Roberti, sikundër jua thashë që kërkoi me insistim që ti merret tamponi. Erdhën për ti bërë tamponin në shtëpi, por i thanë dil nga shtëpia jashtë për ta bërë tamponin. Ata ishin në makinë, dhe nga xhami i kanë future në hundë dhe në gojë tamponin dhe kanë marrë. Ndërsa kur erdhën ma bënë mua, ishin veshur me tuta. Më ulën në shtëpi dhe i bën të gjitha procedura ashtu si duhet. Ka një mungesë serioziteti të atyre njerëzve që Gjergjit ja bënë tamponin nga makina.Vëllain tim e trajtojnë si qen e për mua vishen sa për tu dukur”, tha ai.

Lajme të lidhura

Para