• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi: Rama mban në garën për kreun e AMA-s kandidatë politikë

12:05 : 21/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Albana Vokshi, ish deputete e Partisë Demokratike deklaroi këtë të Diel se Edi Rama ka dalë kundër Komisionit të Venecias dhe lirisë së medias.

Në një deklaratë nga selia blu, Vokshi tha se Rama mban në garën për kreun e AMA-s kandidatë politikë.

Ajo kujtoi se pavarësia e AMA-s, është 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave me BE.

“Edi Rama është kërcënimi kryesor që Shqipëria të mos përmbushë kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Rishikimi i paketës ligjore të censurës për median online është 1 nga 15 kushtet që qeveria duhet të plotësojë, por partia në pushtet nuk ka ndërmend të veprojë sipas standardeve europiane. Edi Rama po çon përpara planin për të shndërruar në institucion thellësisht partiak Autoritetin e Medias Audiovizive dhe Këshillin Mbikëqyrës të Radio Televizionit Shqiptar, duke treguar se plani i tij nuk është media e lirë, por kontrolli i saj, përmes emërimeve politike në këto institucione. Edi Rama po bën një lojë të dyfishtë dhe të rrezikshme për lirinë e medias. Nga njëra anë bën sikur është i kënaqur nga vendimi i Komisionit të Venecias, që rrëzoi ligjin e tij të censurës, nga ana tjetër vazhdon të mbajë në një garë formale vartësit e tij dhe të Erion Veliajt për kreun e AMA-s. Në ligjin e cencurës së medias, ky është institucioni që vendos mbylljen e një portali online, nëse përshembull, përmbajtja e një shkrimi denoncon aferat korruptive të qeverisë dhe kryeministrit të dështuar Edi Rama”, tha Vokshi.

Ajo shtoi se komisioni i Venecias foli qartë kundër paketën “Rama” për median, duke theksuar 3 parime:

Lexo edhe:

Kallëzimi i Albana Vokshit ndaj Vilma Nushit, SPAK: Procedimi penal është në fazën e hetimit

“Ju kanë urdhëruar bandat që të mos më lini të flas”, Vokshi: Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë

• Paketa “Rama” rrezikon hapur lirinë e medias dhe të shprehjes
• Paketa nuk duhet të kalojë me ndryshimet e bëra nga qeveria
• Qeveria duhet të mbështesë një mekanizëm vetërregullator me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

“’Fuqitë e reja nuk duhet t’u jepen AMA-s dhe AKEP-it, pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarur nga partitë politike, nga bizneset e mëdha të medias dhe nga interesat e korporatave të lidhura me politikën’, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias kundër ligjit të censurës”, citoi Vokshi.

“Çfarë bën Edi Rama që të respektojë këtë vendim të Venecias, i cili është përfshirë si kusht për hapjen e negociatave? Përgjigja është: Asgjë! Bën të kundërtën e asaj që i kërkohet.

Synon që, në kundërshtim me ligjin dhe me forcën e kartonave në Kuvend, të emërojë në krye të Autoritetit të Medias, Maklen Mishën, një individ thellësisht politik, siç emëroi në krye të institucionit për komunikimet elektronike, shefin e tij të protokollit. Maklen Misha, themelues i partisë G99 me Erion Veliajn, shkrues i fjalimeve të Edi Ramës,, është projektuar të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 pseudokandidatët e tjerë, që mbushin garën formale, janë rrogëtarë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Përveçse shkelin ligjin me përkatësine e tyre të theksuar politike, e përbashkëta tjetër e kandidatëve të qeverisë është se asnjëri nuk përmbush kushtin formal të vjetërisë në punë. Me këto kandidime partiake, Autoriteti i Medias degradon në një gjykatë politike që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet sipas interesit të Edi Ramës. Media online mbetet burim kryesor i informimit të publikut shqiptar, mjeti kryesor i transparencës së aferave korruptive e kriminale të qeverisjes së Edi Ramës. Prandaj, qëllimi i tij është shuarja e çdo zëri kritik ndaj qeverisjes së dështuar, megjithë koston e rëndë për shqiptarët se kjo sjellje autokrate e kryeministrit na pengon dhe na vonon rrugën e integrimit europian. Bashkë me çdo gazetar dhe çdo media që ka për mision të vërtetën, Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë gjithçka që liria e medias dhe liria e shprehjes të mos komandohen me pultin e Kryeministrit”, përfundoi Vokshi.

Etiketa: albana Vokshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kallëzimi i Albana Vokshit ndaj Vilma Nushit, SPAK: Procedimi penal është në fazën e hetimit

11:18 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Ju kanë urdhëruar bandat që të mos më lini të flas”, Vokshi: Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë

15:27 : 16/06/2025
AKTUALITET

Vokshi flet me EMRA: 20 deputetë të PS janë përfaqësues të bandave

22:00 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

Vokshi: Kur u tregojmë miqve në Europë se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në Shqipëri, u duket e pabesueshme

21:51 : 03/06/2025
AKTUALITET

Vokshi në asamblenë e IDC-CDI: Në farsën e 11 Majit, demokracia u rrëzua nga krimi

18:41 : 31/05/2025
Para

Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe

TË GJITHA

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

23:01 : 25/06/2025

BE paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë në samitin e Brukselit

22:56 : 25/06/2025

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

22:53 : 25/06/2025

SHBA teston B-21 Raider, “fantazma” e re që do të zëvendësojë B-2 (Video)

22:51 : 25/06/2025

“Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë!

22:49 : 25/06/2025

DW: Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

22:45 : 25/06/2025

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

22:34 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com