“Skenë fyese”/ Analisti poston pamjet nga Kuvendi gjatë fjalës së Olsian Çelës

“Skenë fyese”. Kështu i konsideron analisti Afrim Krasniqi në momentin kur Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po raportonte mbi kriminalitetin përgjatë vitit 2019.

Kransiqi në një postim në Twitter, ka publikuar një foto ku tregon se të pranishëm në sallën e parlamentit gjatë deklaratës së Çelës ishin vetëm 8 nga 122 deputetë.

LEXO EDHE  Zgjedhjet, Rama: PS nuk i jep shans të dytë askujt që e ka vënë në siklet, deputetët nuk do kandidojnë

“Prokurori i Përgjithshëm po mban raport në Kuvend. Po flet për gjendjen e kriminalitetit! Temë e rëndësishme, zyrtari nga më rëndësishmit. Shikoni pamjen absurde: në sallë vetëm 8 nga 122 deputetë. Pamje live e TVSH, skenë fyese! Politikë & institucione & retorikë & Kuvend formal” shkruan Krasniqi në Twitter.