• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kritikat për provimin, Shahini-pedagogëve: Keni frikë nga trendi

21:41 : 18/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar ndaj kritikave të pedagogëve të ndryshëm në lidhje me dështimin e hartimit të provimeve të maturës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Besa Shahini ka theksuar se reagimi i pedagogëve lidhet me frikën për t’ju përgjigjur kërkesave për mësimdhënie më të mirë se ajo që bëjnë.

Shahini ndër të tjerë ka shkruar se është pikërisht kjo frikë që i nxjerr pedagogët nga vetja dhe i çon nëpër debate televizive për të bërë edhe luftën e tyre të fundit kundër të pashmangshmit modernizim.

Reagimi i plotë:

I kam ndjekur me shumë vëmendje mbireagimet e disa pedagogëve për provimin e Maturës Shtetërore. Kur e zhvesh këtë mbireagim nga petku politik dhe e adreson atë vetëm në aspektin e tij akademik, e kupton qartë se burimin e ka tek frika që këta pedagogë kanë ndaj kërkesave të kohës për një mësimdhënie dhe vlerësim shumë më të dobishëm se sa ai që ushtrojnë.

Lexo edhe:

Hetimet për abuzime me tenderat, pedagogët e “Bujqësorit” paraqiten në SPAK

VIDEO/ Kjo është vajza e Pajtime Fetah, pedagogia me “Sky Ecc” e lidhur me bandat

Pastaj, kjo frikë i nxjerr ata nga vetja dhe i çon nëpër debate televizive për të bërë edhe luftën e tyre të fundit kundër të pashmangshmit modernizim, i cili ka filluar tashmë në arsimin parauniversitar, por që nuk po arrin të depërtojë në arsimin e lartë.

Hendeku mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar po shkon duke u zgjeruar, sepse reforma kurrikulare shkollore, me gjithë sfidat që ka në zbatim, po e çon arsimin drejt aftësimit të nxënësve për punë apo për jetë, duke zhvilluar jo vetëm njohuritë e tyre për lëndë të caktuara, por njëkohësisht edhe aftësitë për t’i aplikuar këta njohuri në praktikë. Ndërkohë, pedagogët e universitetit po refuzojnë kokëfortësisht ta ndjekin këtë trend.

Nuk mjafton vetëm të dish se kur dhe ku ka lindur Naim Frashëri apo çfarë simbolizon ai dhe veprat e tij për kombin tonë. Duhet të zotërosh gjithashtu edhe aftësinë të komentosh mbi veprat e Frashërit përmes eseve të mirë-argumentuara, si dhe të njohësh dallimin mes esesë argumentuese dhe asaj përshkruese.

Sikurse nuk mjafton ta konsumosh letërsinë në mënyrë pasive dhe të vlerësohesh sipas saktësisë së identifikimit të personazheve apo riprodhimit përmendësh të elementëve kryesorë të veprës, por nevojitet lexim aktiv që rrit kuptueshmërinë.

Kritikët e provimit të maturës janë edhe hartues pyetjesh për vlerësimin e mësuesve të rinj, të tipit: Romani “Zonja Bovari” i vendos ngjarjet në: a) Paris; b) Plazh, c) Provincë apo d) Lion …

Kjo është një nga ato pyetjet e provimit të shtetit në mësuesi që e gjeni në faqen e QSHA. Dhe ta mendosh që janë edhe 200 pyetje të tjera të ngjashme…

Problemi me këto lloj pyetjesh është se nuk masin aftësitë që duhet të kenë mësuesit në shkollë. Ato masin vetëm memorien afatshkurtër të mësuesve, një bonus i mirë ky, por aspak thelbësor për ta!

Një pedagoge në një emision televiziv po thoshte se studentët e saj të mësuesisë – pra mësuesit e ardhshëm – nuk kanë ditur t’u përgjigjen pyetjeve në testin e maturës.

Ajo e thoshte këtë duke u përpjekur të argumentonte se testi ka qenë “i vështirë ” apo “absurd”, por në fakt ekspozoi problemin kryesor që kemi me mënyrën se si universitetet përgatisin mësuesit e ardhshëm (apo edhe profesionistët e tjerë).

Ajo (besoj) nuk e kuptonte në ato momente sa fliste që shumica e maturantëve i janë përgjigjur saktë shumicës së pyetjeve në test, që do të thotë se janë më të përgatitur se studentët e saj që do të bëhen mësuesit e ardhshëm.

Këta maturantë, ndërkohë, do të bëhen studentët e saj dhe do t’i kërkojnë mësimdhënie që ndërton aftësi të aplikimit të njohurive dhe jo vetëm memorizim pasiv të fakteve. E thënë ndryshe, ky është presioni që pedagogët po e ndjejnë: të ndryshojnë metodat e tyre të punës në dobi të së ardhmes së studentëve të tyre.

Shpresoj shumë që pasi nxorrën gjithë këtë energji negative nëpër televizione dhe rrjete sociale, tani të mund të ulen dhe të reflektojnë për punën që po bëjnë në universitet dhe reformën e pashmangshme që duhet të zbatojnë para se studentët t’iu japin verdiktin “të tejkaluar”.

Etiketa: njohuripedagogeshahini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetimet për abuzime me tenderat, pedagogët e “Bujqësorit” paraqiten në SPAK

11:47 : 03/03/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Kjo është vajza e Pajtime Fetah, pedagogia me “Sky Ecc” e lidhur me bandat

13:11 : 29/11/2024
RAJONI

Raporti për universitetet në Kosovë: 10% e studentëve pranojnë se janë ngacmuar seksualisht nga pedagogët

16:00 : 09/11/2024
AKTUALITET

Para në këmbim të notës kaluese, Gjykata e Elbasanit liron nga burgu 6 pedagogët

13:14 : 05/11/2024
AKTUALITET

Morën para për të kaluar në provime studenten, Policia: Arrestuam 6 pedagogë, 1 tjetër në arrati

09:58 : 02/11/2024
AKTUALITET

“Më paguaj që mos të të ngel”, arrestohen 7 pedagogë në Universitetin e Elbasanit/ EMRAT

10:58 : 01/11/2024
Para

Bylykbashi: Kërcënimet e Ramës si ato të Don Kishotit

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 18 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 17/06/2025

Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë

22:49 : 17/06/2025

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë, dënon sulmet ruse

22:41 : 17/06/2025

Sherr me thika në lagjen Çair të Shkupit, plagosen tre persona! I dëmtuar edhe një 14-vjeçar

22:33 : 17/06/2025

Barcelona arrin akordin me Nico Williams, kontratë 6-vjeçare për sulmuesin

22:29 : 17/06/2025

VIDEO/ Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

22:19 : 17/06/2025

Edhe SHBA përfshihet në konflikt? Bombarduesit B-52 pranë Iranit

22:06 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com