Një mushkonjë mashkull e modifikuar gjenetikisht e quajtur OX5034 ka marrë aprovimin e shtetit për t’u lëshuar në Florida Key deri në vitin 2022, përtej kundërshtimit të shumë banorëve lokalë dhe një koalicioni të grupeve të mbrojtjes së mjedisit.
Administrata ka përdorur paratë nga taksat dhe burimet qeveritare për një eksperiment të Jurassic Park, tha Jaydee Hanson, drejtoreshë e politikave në Qendrën
Ndërkombëtare për Vlerësimin e Teknologjisë dhe Qendrën për Sigurinë e Ushqimit, në një deklaratë.
Projekti pilot është krijuar për të provuar nëse mushkonja e modifikuar gjenetikisht është një alternativë e vlefshme për spërkatjen e insekticideve.
Kjo është një specie e mushkonjave që mbart disa sëmundje vdekjeprurëse, të tilla si Zika, dengoja, chikungunya dhe ethet e verdha.
Mushkonja OX5034 është ndryshuar për të prodhuar pasardhës femra që vdesin në fazën e larvave, shumë përpara se të rriten dhe të jenë të afta për të kafshuar dhe përhapur sëmundje.
Vetëm mushkonja femërore kafshon dhe thith gjak, të cilin e përdor për të pjekur vezët e saj.
Meshkujt ushqehen vetëm me nektar, dhe kështu nuk janë bartës të sëmundjeve.