• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanci i përditësuar i COVID/ Rekord rastesh të reja dhe rritje e numrit të viktimave, s’ndryshon numri i pacientëve në spital

11:19 : 16/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Një rekord i ri është shënuar këtë të martë për sa i përket rasteve të reja me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 82 raste pozitive në Tiranë, Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

Numri i të infektuarve aktivë, nga 499 që u fiksua një ditë më parë, sot shënohet 571. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Shifra që nuk ka ndryshuar janë shtrimet në spital, që mbetet 50, ashtu si një ditë më parë.

Bilanci i ri

Lexo edhe:

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik informoi për bilancin e përditësuar. Ajo theksoi se rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa shtoi se vihet re se është ulur vigjilenca  dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara. 

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës. Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë”, tha Dervishi.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064. Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende  i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, shtoi ajo.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të respektohen masat e vendosura. Mbajtjen e maskës e cilëson domosdoshmëri, nëse nuk respektohet distanca fizike.

“Të nderuar qytetarë, nisur nga fakti se ditët e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19”, tha ajo.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas MSH:

Tiranë – 271

Shkodër –   86

Krujë – 72

Durrës – 33

Kamëz – 30

Vlorë – 28

Lushnje – 12

Pukë – 11

Elbasan – 8

Fier –  6

Lezhë – 3

Kukës – 2

Tropojë – 2

Mallakastër – 2

Korçë – 2

Berat – 1

Ura Vajgurore – 1

Gjirokastër – 1

COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020) sipas MSH:

Testime totale – 21177

Raste pozitive – 1672

Raste të shëruara – 1064

Raste Aktive – 571

Humbje jete  – 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Lajme të lidhura

RAJONI

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025
AKTUALITET

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

11:25 : 19/07/2025
AKTUALITET

Mbajtja e trupit të Isa Rexhepajt, Prokuroria: U dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë

11:23 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

10:45 : 19/07/2025
Para

Lewandowski synon “Topin e Artë”: Ende nuk e kam arritur kulmin tim

TË GJITHA

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

11:25 : 19/07/2025

Mbajtja e trupit të Isa Rexhepajt, Prokuroria: U dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë

11:23 : 19/07/2025

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

10:45 : 19/07/2025

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra

10:29 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com