• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Testi i Gjuhë-Letërsisë, pedagogia Shehri: Ka 15 pikëpyetje në 30 pyetje, hartuesit të paditur

16:01 : 15/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Dhurata Shehri, pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ka bërë një analizë rreth mënyrës sesi testi i Gjuhë-Letërsisë është ndërtuar. Në një postim në rrjetet sociale, Shehri rëndit një listë të gjatë pyetjesh ku ajo ka gjykuar se ka probleme.

Në analizën e bërë duket se ka pasur alternativa që janë gjykuar gabim nga ana e krijuesve si të “sakta” apo të gabuara”, ka pasur pyetje të formuluara gabim, ka pasur raste kur nxënësit mund të rrethonin më shumë se një alternativë dhe nuk u është dhënë mundësia me kërkesën që ka pasur ushtrimi, si dhe raste kur të gjitha alternativat kanë qenë gabim.

shprehet se fton “hartuesit e tezës ta zbulojnë pse-në e kësaj teze që rreket të masë dije, por që tregon sheshit padije duke i dhënë përgjigje pyetjes 60, kuptimin e foljes FLLIQ.”

Postimi i plotë:

15 PIKËPYETJE NË 30 PYETJET E LETËRSISË.

Lexo edhe:

“21 janari” në SPAK/ Japin sot deklarime dy vëllezërit e Hekuran Dedës

1 orë brenda SPAK-ut, Erion Isai tregon për çfarë u mor në pyetje nga prokurorët

1.Pyetja 33 janë dy alternativa asnjëra krejtësisht e saktë, por të dyja me nga një pjesë të saktë: pra as shkallëzim dhe apostrofë, as pasthirmë dhe enumeracion, por enumeracion dhe apostrofë
2. Pyetja 34, alternativa d që është dhënë si e saktë është e gabuar, pasi e sakta është kombinimi i alternatinës c me një pjesë të alternativës d (ndonëse kjo alternativë është formuluar gabim – imazhet në këtë stofë nuk ngjeshen (“ngjesh imazhet”) dhe sidomos ato nuk kanë ritëm që të shpejtohen (pak më parë u është kërkuar nxënësve të vënë në pah mungesën e foljes – po ritmin nga ta gjejnë pastaj???)
3. Pyetja 37, nuk është vetëm njëra alternativë e saktë, por të paktën dy, a dhe c, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.
4. Pyetja 38, të sakta mund të konsiderohen të paktën tre alternativa a, c, d, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.
5. Pyetjet 39, 40. Pasi i drejton nxënësit nga një interpretim fort i dyshimtë për poezinë në pyetjen 39, u kërkon ta përforëcojnë gabimin e pyetjes 39 me përgjigjet e pyetjes 40.
6. Pyetja 42, të gjitha alternativat janë të pasakta kur bëhet fjalë për foljen dlirnja (ku shprehet një marrëdhënie gati katartike, një pastrim shpirtëror).
7. Pyetja 43, ndonëse i ka të sakta alternativat për epitetin, nuk ka të saktë formulimin, në vargun e dhënë nuk ka asnjë epitet tipik lasgushian (nëse paska një të tillë).
8. Pyetja 44, ka gabim në formulim. Në asnjë varg të poezisë së dhënë nuk kemi trishtim, e aq më pak ai qenkësh sundues.
9. Pyetja 47 Kërkesa dhe alternativat janë formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe terminologjike: çdo të thotë situatë sarkastike, po heroike, po realiste?, llogaritni sa e saktë mund të jetë alternative e dhënë si e saktë.
10. Pyetja 48, është formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe alternativa e dhënë si e saktë është kuptimisht e pasaktë: autori paska “shtjelluar” Kultin (sot mora vesh që kulti u shtjelloka) dhe që paska një “kult të heroizmit në fushën e betejës” (përgjigja e saktë sipas hartuesve të testit);
11. Pyetja 50, shfaq gabime në terminologji në alternativën që jepet si e saktë (zhvillimi linear i aksionit), por edhe tre alternativat e tjera kanë pasaktësi në terminologji dhe koncepte.
12. Pyetja 52, ka gabim në formulim: “Nisur nga fragmenti, vdekja e Patroklit kalon nëpër këto kulme” ( si mund të kalojë vdekja nëpër kulme, e këto kulme qenkëshin: “i bie kaska nga koka; i thyhet heshta; i bie mburoja nga supi”.
13. Pyetja 53 “Qëndrimi ideo-emocional i autorit kundrejt personazhit mё tё dashur” është krejtësisht e gabuar konceptualisht e po aq e vjetëruar në terminologji. Rrëfimi “objektiv” është thelbi i epikës dhe jo qëndrimi “ideo-emocional i autorit”.
14. Pyetja 54, “Duke u nisur nga fragmenti, cili nga tiparet e karakterit tё Patroklit ёshtё tipik pёr heronjtё e eposit grek” – ështe e formuluar gabim, pasi Patrokli, nuk është heroi tipik i eposit grek, e për rrjedhojë edhe alternativa e dhënë si e saktë a nuk ështe vetmja e saktë, por edhe alternativa d.
15. Pyetja 59, asnjë nga alternativat nuk është e saktë, pasi asnjë prejt figurave të renditura nuk është figura kryesore mbi të cilën organizohet imazhi i kësaj skene.

Ftoj hartuesit e tezës ta zbulojnë pse-në e kësaj teze që rreket të masë dije, por që tregon sheshit padije duke i dhënë përgjigje pyetjes 60, kuptimin e foljes FLLIQ.

Etiketa: pyetjeshehritesti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“21 janari” në SPAK/ Japin sot deklarime dy vëllezërit e Hekuran Dedës

10:49 : 28/01/2025
AKTUALITET

1 orë brenda SPAK-ut, Erion Isai tregon për çfarë u mor në pyetje nga prokurorët

12:15 : 15/01/2025
AKTUALITET

Video/ U pyet për abuzimet me tenderat e rrugëve, drejtori i ARRSH ‘kyç’ gojën para mediave

12:23 : 14/01/2025
AKTUALITET

Marrja në pyetje e Metës, Vasili: RamaSPAK-U, shënoi sot një tjetër faqe të zezë

18:03 : 07/01/2025
AKTUALITET

Dëshmia në SPAK/ Meta: Dhashë sqarime të qarta, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona

14:47 : 07/01/2025
AKTUALITET

Ilir Meta “del” sot nga qelia për t’u marrë në pyetje nga SPAK

08:15 : 07/01/2025
Para

88 fëmijë të infektuar me Covid-19, Kuli: 23 janë aktivë, janë infektuar nga familjarët

TË GJITHA

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

13:16 : 12/05/2025

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri më tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

12:51 : 12/05/2025

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, arrestohen babë e bir në Shkodër

12:47 : 12/05/2025

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12:31 : 12/05/2025

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com