Alba Hoxha feston ditëlindjen, pamje nga festa në bregdet

Balerina e njohur, Alba Hoxha ka festuar së fundmi ditëlindjen. Ajo ka mbushur 25-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat.

Alba ka festuar mbrëmjen e djeshme në Dhërmi, ku ka organizuar një festë përrallore mes miqsh në bregdet. Siç duket festa kishte një kod të caktuar veshjeje, pasi balerina dhe të ftuarit janë veshur të gjithë me të bardhë.

Në një postim në Instagram, Alba ka treguar se ndihet shumë e lumtur që ndodhet pranë njerëzve të dashur.

LEXO EDHE  Lei Kraja dhe Xhensila Pere do të kërkojnë dashurinë në “Love Story VIP”?

Image

Image

Image