• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teknologjia në zgjedhje/ Celibashi: Bast i rrezikshëm nëse do të tentohet në të gjithë vendin

08:34 : 12/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Qëkur njerëzimi krijoi grupimet e para në lashtësi, atij i lindi nevoja të zgjidhte brenda grupit disa njerëz që do ta drejtonin. Disa njerëz që do të punonin në punë jo prodhuese, por që do të paguheshin nga diçka e hequr mënjanë nga të tjerët që prodhonin. Që këtu filloi nevoja e zgjedhjes së njerëzve që do të bënin këto punë dhe do të drejtonin grupimeve të mëdha. Në thelb, kjo nuk ka ndryshuar ende, pasi edhe sot ne shkojmë në kutitë e votimit, një herë në 4 vjet, për të zgjedhur disa njerëz, të cilët bëjnë disa punë drejtuese, ndërsa të tjerët punojnë. E parë në këtë këndvështrim, këta njerëz që paguhen me taksat e shumicës, kërkohet të jenë detyrimisht të ndershëm, por a është kështu vërtetë? Këtu vijmë tek ajo që kemi ditë me radhë që e dëgjojmë, reforma zgjedhore.

Kleçka, në këtë rast, është se cila palë pretendon se do të jetë e ndershmja dhe nuk do të manipulojë votat tona. Për këtë çështje, kemi një marrëveshje mes palëve, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve për ato rregulla që do të na mundësojnë nesër, neve që votojmë, që kjo votë të mos na vidhet. Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në A2 ish-kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Marrëveshja mes palëve

“Nuk ka një reformë, por një marrëveshje mes palëve të interesuara për të marrë pjesë në zgjedhje. Secila në pikëpamjen e saj ka konsideruar se, ajo që është arritur në këtë marrëveshje, i mundëson kushtet më optimale për një garë të ndershme ndërmjet tyre”.

Lexo edhe:

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

Ndryshimi i strukturës së KQZ

“Synohet të ndërtohet një institucion që të jetë sa më larg ndikimit të partive politike. Ndarja në 3 struktura i jep KQZ-së një eficencë më të madhe, por duket se krijon edhe një besim më të madh të palëve te ky institucion. Struktura e KQZ-së krijon disa balanca dhe kontrolle. Nëse flasim për numrat duket se ka më shumë njerëz, por në pikëpamje të strukturës, mendoj se nuk është e ngarkuar. Pikëpamja ime ka qenë që KQZ-ja do të ishte më funksionale, nëse ajo do të përfaqësohej nga një individ i vetëm. Pra, do të ishte një organ tërësisht monokratik. Ajo që është propozuar duket se është një hap drejt kësaj ideje”.

Identifikimi biometrik, a është i mundur?

“Është e rëndësishme që të jetë koha në dispozicion për ta përgatitur këtë si proces. Nuk është e thjesht, pasi kërkohet kohë. Çdo ditë që humbet në miratimin e këtyre ndryshimeve, ka impakt negativ në ndërtimin e kësaj infrastrukture. Është një hap që kontribuon pozitivisht në integritetin e procesit, por në fund çdo gjë varet nga vullneti i palëve. Jemi shumë afër zgjedhjeve dhe nëse do të aplikoheshin zgjidhjet e propozuara, në prill ose në maj, bazuar në eksperiencën e njohur të vendeve të tjera, është një kohë e shkurtër për të aplikuar këtë teknologji, por nuk është e parealizueshme. E mira do të ishte që të ishin zhvilluar teste. Tashmë ngelet për t’u parë nëse do të mjaftojë koha që ka mbetur. Unë do të këshilloja që në këto zgjedhje do të ishte një bast i rrezikshëm nëse ne do të kërkojmë ta implementojmë identifikimin biometrik në të gjithë Shqipërinë. Ndoshta duhet të ketë një dakordësi që të aplikohet në disa zona, ku palët e gjykojnë të dobishme këtë”.

Sa mundësi ka të futet për shqyrtim çështja e ndryshimit të sistemit?

“Koha në të cilën kërkohet ndryshimi i sistemit, nuk është më e mira e mundshme. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh edhe situatën politike, diskutimi mund të jetë i dobishëm, por do të jetë e vështirë të ndryshohet sistemi, pasi nuk mund të bëhet afër zgjedhjeve”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025
BOTA

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025
AKTUALITET

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

09:47 : 12/09/2025
AKTUALITET

Tentuan të vrisnin Orges Buzin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy autorët (EMRAT)

09:36 : 12/09/2025
AKTUALITET

Sa i gjorë është publiku shqiptar!

09:26 : 12/09/2025
BOTA

Plane për grusht shteti në Gjermani, padi kundër “separatistëve saksonë”

09:11 : 12/09/2025
Para

"Pas Dvoranit të ikë edhe Vitore Tusha"/ Manjani: I ka mbaruar mandati prej 3 vitesh

TË GJITHA

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

09:47 : 12/09/2025

Tentuan të vrisnin Orges Buzin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy autorët (EMRAT)

09:36 : 12/09/2025

Sa i gjorë është publiku shqiptar!

09:26 : 12/09/2025

Plane për grusht shteti në Gjermani, padi kundër “separatistëve saksonë”

09:11 : 12/09/2025

17-vjeçari shqiptar plagosi me thi*ë mësuesen në Gjermani, zbulohet shkaku

08:52 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com