Çfarë do të ndodhë më valën e dytë të COVID? Flet mjeku i njohur

Ne duhet të jemi të përgatitur për t’i paraprirë një vale të dytë të infeksionit, por që nuk do të ketë madhësinë dhe shtrirjen së valës së parë, deklaroi Franco Locatelli, anëtar i Komitetit Teknik Shkencor italian (CTS), gjatë një emisioni televiziv.

“Parashikimi nëse dhe kur do të ketë një valë të dytë, është më shumë një parashikim me hamendje, sesa ajo që dinë shkenctarët”, shtoi ai.

LEXO EDHE  Greqi/ 18,869 raste të reja dhe 81 humbje jete nga Covid

”Me shumë gjasa kthimi i koronavirusit është më shumë i mundshëm gjatë muajve ftohtë, në fund të vjeshtës ose dimrit, mund të ketë një rikuperim sepse virusi ende qarkullon në shumë vende të botës, siç shohim nga të dhënat e Amerikës Latine dhe Indisë”, theksoi Locatelli.