• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ EURALIUS-USAID “kamuflojnë” mbështetjen për Dvoranin me “parimet ndërkombëtare”

13:38 : 10/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Misionet ndërkombëtare, Euralius dhe USAID, kanë shmangur të japin një qëndrim të prerë lidhur me mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, në vijim të një kërkese për opinion nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Megjithatë, ekspertët e huaj, duke u shprehur për parime të përgjithshme, kanë sugjeruar elementë që shkojnë në favor të qëndrimit në detyrë të juristit Dvorani, të cilit i ka përfunduar mandati prej 6 vitesh.

“Boldnews.al” ka siguruar, në mënyrë ekskluzive, dokumenttin e përbashkët të EURALIUS-USAID, i cili pritet të shqyrtohet shumë shpejt në një seancë plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Opinion “pa opinion”

Lexo edhe:

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

Gjykatësi federal ndal mbylljen e USAID-it

Në Prill 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor nisi procedurën për shqyrtimin e kërkesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, mbi konstatimin e mbarimit të mandatit të Ardian Dvoranit, i cili mban edhe postin e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Pas dy seancash, KLGJ vendosi t’i drejtohej misioneve të asistencës në Shqipëri; Euralius të mbështetur nga Komisioni Europian dhe USAID i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kërkesa e KLGJ-së për opinion u kritikua ashpër publikisht nga aktorë të ndryshëm, të cilët konstatuan problematika në integritetin profesional të “qeverisë së gjyqësorit”.

Kjo kritikë duket se forcohet më tej edhe nga misionet ndërkombëtare. Në mënyrë diplomatike, EURALIUS-USAID i kujtojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor se “Anëtarët e Këshillit, individualisht, janë në kushtet e duhura për të vlerësuar, përgatitur dhe prezantuar mënyrën e të kuptuarit të fakteve dhe kuadrin ligjor”.

Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, “kjo përgatitje e lejon Këshillin të mblidhet sërish për të diskutuar në thellësi dhe në mënyrë të rregullt rreth pyetjeve qëi janë shtruar, dhe rrjedhimisht, të marrë një vendim të informuar”.

Sa i përket rastit konkret, EURALIUS-USAID është mbështetur në parimin që nuk mund të shprehet për çështje individuale.

“Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një cështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se …ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”.

Ky qëndrim, parimor në këtë rast, dëshmon se ekspertët e huaj nuk janë konsistent në veprimet e tyre.

Tre vjet më parë, të njëjtat struktura jo vetëm dhanë opinion për çështje individuale, por edhe ndikuan që shumica socialiste e Edi Ramës të zgjidhte vetëm me 69 votat e saj Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, një funksion që nuk ekziston në Kushtetutë e ligj.

Megjithatë, në rastin e mandatit të Dvoranit, ekspertët e huaj kanë zgjedhur që të mos shprehen për “çështje individuale”.

Pro Dvoranit

EURALIUS-USAID, në shkresën drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka dhënë opinionin e tij vetëm për çështje parimore, të lidhura me mënyrën e zbatimit të ligjit.

E, në këtë “çështje parimore”, duket se ekziston një qëndrim në favor të vijimit të detyrës së anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

Për ekspertët e misioneve ndërkombëtare, Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të mbajë në vëmendje parimet dhe praktikat ndërkombëtare, para se të marrë një vendim për mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

“Nga perspektiva e standardeve të njohura….parimet e zbatueshme janë: parimi i pavarësisë së gjyqësorit, parimi i vazhdimësisë institucionale dhe funksionale, parimi i gjykatave të krijuara me ligj dhe parimi i cilësisë dhe efektshmërisë së gjyqësorit, sic sanksionohen në GJEDNJ dhe burime të tjera ….”, thuhet në dokumentin e EURALIUS-USAID.

Pra, ekspertët e misioneve të huaja u sugjerojnë që Këshilli i Lartë Gjyqësor të mbajë në vëmendje, ndër të tjera, “parimin e vazhdimësisë institucionale dhe funksionale…”.

Ky sugjerim, megjithëse i mbuluar nën nevojën e aplikimit të parimeve ndërkombëtare, orienton Këshillin e Lartë Gjyqësor drejt një vendimi për mbajtjen në detyrë të Ardian Dvoranit.

Gjykata e Lartë prej shumë kohësh është jashtë funksionit. Aktualisht, së bashku me Dvoranin, në zyrë janë 4 anëtarë. Ky numër është i pamjaftueshëm për të krijuar kolegje gjyqësore.

E, për këtë arsye, vijimi i funksioneve nga ana e Dvoranit mund të konsiderohet si një nevojë për “vijimin e vazhdimësisë institucionale dhe funksionale” të Gjykatës së Lartë, derisa, më së paku, të emërohen 5 anëtarë të rinj në total.

Megjithatë, duket se ekspertët e EURALIUS-USAID e kanë parashikuar që qëndrimi i tyre mund të duket si i orientuar drejt një vendimi të caktuar. Për këtë arsye, misionet janë kujdesur që të japin disa sqarime.

“Duam të ritheksojmë se përmbajtja e kësaj përgjigjeje nuk duhet të interpretohet si deduktim që Këshilli të marrë vendime në një drejtim të caktuar. E nxisim Këshillin që të marrë vendime të informuara që pasqyrojnë zgjidhje të studiuara mirë, të cilat përkrahin modelet e praktikave më të mira evropiane”, thuhet në dokumentin e përbashkët të misioneve ndërkombëtare e të nënshkruar në fund nga EURALIUS.

Etiketa: COVID 19euraliususaid

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
BOTA

Gjykatësi federal ndal mbylljen e USAID-it

22:47 : 18/03/2025
BOTA

SHBA/ Zyrtarët e USAID nisin shkatërrimin masiv të dokumenteve të klasifikuara

22:49 : 11/03/2025
BOTA

Rubio njofton për anulimin e 83% të programeve të USAID-it

16:56 : 10/03/2025
BOTA

Merret vendimi/ Trump anulon programet e USAID: Kanë keqpërdorur miliarda dollarë

11:17 : 10/03/2025
AKTUALITET

“Nuk më del rroga e drejtorit të TVSH”, OJQ-ja e Iris Luarasit, 300 mijë USD në vit nga USAID

12:21 : 09/03/2025
Para

Ofendoi të dashurin biseksual të nënës së tij, Neymar denoncohet nga shoqata LGBT

TË GJITHA

Nadir Çausholli ortak në hotelin 10-katësh “Rock of Kavaja” me Visin e Pojës

23:19 : 22/05/2025

Horoskopi, e premte, 23 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 22/05/2025

Pse u dha 8 mandate të sigurta aleatëve? Berisha: I morën mbi bazën e rezultateve të viteve të fundit

22:59 : 22/05/2025

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

22:51 : 22/05/2025

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

22:50 : 22/05/2025

150 milionë euro janë gati! Detajet e reja për klubin më pranë Florian Wirtz

22:48 : 22/05/2025

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

22:47 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com