• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Pato tregon sekretet e Milanit të Allegrit: Titulli i vitit 2011, pjesë e lëkurës sime

22:47 : 08/06/2020
në SPORT

Alexandre Pato, në një bisedë për profilet zyrtare të Milanit, foli mbi përvojën e tij te kuqezinjtë dhe titullin e fituar me kuqezinjtë në sezonin 2010-2011. Braziliani iu përgjigj pyetjeve të bëra.

Java e parë e kampionatit kundër Lecce, Milani fitoi 4-0 dhe ju shënuat. Pastaj, në ditët e fundit të merkatos, Marco Borriello dhe Klaas Jan Huntelaar u shitën për t’i bërë vend Zlatan Ibrahimovic dhe Robinho. Cfarë mund të na thoni?

Prurjet e reja sollën shumë entuziasëm dhe teknikë. Një ndryshim rrënjësor në dhomën e zhveshjes, sepse Ibrahimoviç ishte shumë serioz, ndërsa Robinho gjithmonë i buzëqeshur. Ata na dhanë një dorë të madhe për të fituar titullin atë vit”.

Ishte viti i parë i Massimiliano Allegri, ndërsa ju keni qenë te Milani për disa sezone. Cfarë bëri ndryshe dhe si ishte të punonit me atë trajner?

Në atë kohë ne ishim një grup i bashkuar, me dëshirën për të fituar. Allegri gjithmonë na bënte stërvitje të vështira dhe nuk na linte të merrnim frymë. Ai kërkonte gjithnjë e më shumë, ne e ndoqëm me përpikëri. Klubi, gjithashtu, e mbështeti fort. Ne arritëm të fitonim kampionatin, sepse të gjithë donim të luanim dhe të bënim mirë për Milanin. Allegri solli dëshirën për të fituar.

Lexo edhe:

Zyrtare/ Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milanit

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

Pastaj erdhën fitoret e rëndësishme kundër Napolit dhe Interit. Në derbi, Ibrahimovic shënoi penalltinë vendimtare. Na tregoni diçka…

Siç e thashë edhe më parë, ne ishim një grup shumë i fortë. Në kokë kishim vetëm fitoren. Napoli dhe Interi ishin dy nga skuadrat më të forta në Itali, por, pas një fitoreje, menjëherë mendonim për ndeshjen tjetër.

Në fazën e dytë kishit 12 rezultate pozitive radhazi, deri në humbjen kundër Palermos, që e afroi Interin me kreun e renditjes. Derbi i kthimit është luajtur me zikaltrit vetëm 2 pikë larg Milanit. Si u përgatitët për atë përplasje të drejtpërdrejtë?

Ne bëmë një gabim të madh kundër Palermos, gjë që e afroi Interin më pranë. Në javën para derbit u stërvitëm shumë për të fituar dhe harruar atë disfatë. Duhej ta fitonim derbin me forcë, përndryshe nuk mund të dilnim nga shtëpia. I kisha kërkuar Abbiatit që ta kyçë portën, ndërsa unë do të përpiqesha të shënoja. Pas 47 sekondash, pasoj te Gennaro Gattuso, pastaj ai te Robinho i cili përpiqet të mashtrojë kundërshtarin. Topi mbërriti në këmbët e mia dhe shënova. Aty kuptova se fitorja do të ishte e jona. Ne shënuam edhe golin e dytë, pastaj hyri Antonio Cassano, që realizoi të tretin me penallti. Një lojë e mahnitshme, që më bëri të kuptoj se titulli ishte në duart tona.

Barazimi në Romë iu dha zyrtarisht titullin. Cfarë kaloi nëpër kokën tuaj në ato momente?

Mbaj mend që në fund të lojës, ne të gjithë u përqafuam me njëri-tjetrin në fushë. Por, nuk e kuptova aspak rëndësinë e fitimit të kampionatit. Pastaj, me kalimin e kohës, ai hyri në kokën dhe zemrën tonë. Ditë pas dite e kuptova se sa e rëndësishme është të fitosh një titull në Itali, me Milanin. Kur takoj tifozë të Milanit në rrugë, gjithmonë ma kujtojnë atë kampionat të fituar. Më kujtohet gjithashtu që Cassano po jepte një intervistë dhe Ibrahimoviç e goditi me shaka. Pastaj ishte Oddo, që kishte vënë bast nëse mund të vraponte pa këmishë në pistën e vrapimit rreth fushës. Me pak fjalë, shumë gjëra të bukura. Pas bilbilit të gjyqtarit pati një gëzim të jashtëzakonshëm, që do të mbetet gjithmonë në zemrën time.

Ndjenjat e tua për atë titull?

Mund të them se është pjesë e lëkurës sime. Unë arrita te Milani kur isha 17 vjeç. Në vitin 2010, atë të fitores, ishim një ekip fantastik. Kur fituam, unë hoqa një barrë. Kur mbërritëm në Milano, në “Duomo”, ishte shumë bukur. Do të dëshiroja që Milani të kthehej për të fituar një titull tjetër sa më shpejt të jetë e mundur. Ua uroj lojtarëve që luajnë atje tani këtë gjë.

Etiketa: allegriMilanPato

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtare/ Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milanit

15:16 : 30/05/2025
SPORT

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025
SPORT

Fiorentina nuk do ta blejë përfundimisht, lojtari kthehet te Milani në korrik

21:47 : 29/05/2025
SPORT

Massimiliano Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit, detajet e marrëveshjes

19:24 : 29/05/2025
SPORT

Tare bën zgjedhjen e parë te Milani, rikthen Allegri-n në stolin e kuqezinjve

15:32 : 29/05/2025
SPORT

Nga Milani te Lacio, rrëfimi i Brocchi-t: Ja si më bindi Igli Tare në takimin e parë

21:08 : 28/05/2025
Para

‘Ke tallur tr*pin me shqiptarët’/ Gazetari i kujton Ramës ‘Kurbanin’ dhe Avdylajt

TË GJITHA

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

09:12 : 03/06/2025

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

09:03 : 03/06/2025

Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet ‘kushtoi’ 10 milionë USD

08:54 : 03/06/2025

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

08:41 : 03/06/2025

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

08:28 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com