• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vazhdon gara për gjetjen e një vaksine kundër Covid-19

21:33 : 07/06/2020
në AKTUALITET, BOTA

Gati gjashtë muaj pas përhapjes së koronavirusit nga epiqendra e tij në Wuhan, qindra prova klinike janë duke u bërë për të gjetur një kurë dhe të paktën dyzet prej tyre për të gjetur një vaksinë.

Është shtuar frika se më lehtësimin e masave kufizuese në të gjithë botën, mund të shohim një valë të dytë të infeksioneve.

Dihet pak për virusin, shkencëtarët nuk mund të thonë madje as nëse njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 kanë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojur nga një infektim tjetër.

Që kur qeveria e Kinës publikoi të dhënat gjenetike të koronavirusit të ri, të njohur tani si COVID-19, laboratorët kanë punuar shumë në studimin e tij.

Fillimisht u investua në krijimin e mjeteve diagnostikuese për të testuar njerëzit për koronavirusin.

Lexo edhe:

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

Rritja e rasteve me fruth, mjekja: Vaksina nuk shkakton autizëm

Qëllimi përfundimtar, megjithatë, është prodhimi i një vaksine që mund t’i mbrojë njerëzit nga virusi, veçanërisht të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), janë duke u zhvilluar mbi dyzet vaksina për Covid-19, jo të gjithë kanë arritur në fazën e provave klinike me njerëz.

Kompania nga Kina, CanSino Biologics raportoi në revistën mjekësore Lancet se ka bërë prova klinike me një vaksinë, duke përfshirë ato në mbi njëqind njerëz të shëndetshëm në provincën Hubei, që tani do të kalojë në fazën e dytë.

Provat klinike tregojnë se vaksina nxit një reagim të sistemit imunitar, por ato nuk kanë vërtetuar se kjo do të ishte e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga virusi.

Universiteti i Oksfordit në Britani ka njoftuar gjithashtu sukses në zhvillimin e vaksinës së tij për Covid-19.

Muajin e kaluar, shkencëtarët në Oksford filluan të imunizojnë më shumë se një mijë vullnetarë me vaksinën e tyre, në një provë paraprake të krijuar me qëllimin për të testuar sigurinë e saj.

Edhe kompani të tjera farmaceutike si Moderna po punojnë në prodhimin e vaksinave që funksionojnë në mënyra të ndryshme.

Bashkimi Evropian po financon gjithashtu kërkime për një vaksinë kundër koronavirusit.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara, Dr. Francis Collins është optimist se do të ketë përparim në përpjekjet për prodhimin e një vaksine.

“Unë mendoj se do të shohim që në korrik fillimin e provave klinike në shkallë të gjerë për të paktën një, ndoshta dy nga vaksinat që kanë patur më shumë përparim dhe pastaj të tjerët shpresoj se do të ndjekin hapat e tyre brenda një periudhe jo shumë të gjatë”, tha ai.

Përveç vaksinave, shkencëtarët po bëjnë kërkime edhe për gjetjen e trajtimeve për Covid-19.

Midis tyre është edhe ilaçi remdesivir, i cili është duke u studiuar nga kompani dhe institucione të ndryshme, përfshirë një ekip shkencëtarësh në Universitetin Emory në Shtetet e Bashkuara.

Një studim zbuloi se ilaçi remdesivir shkurton kohën e shërimit të pacientëve të koronavirusit në spital me 31 për qind.

Nuk dihet nëse ilaçi ul numrin e vdekjeve.

Deri më tani, ai është testuar vetëm te njerëzit me nivel mesatar ose të rëndë të sëmundjes dhe është përdorur vetëm në spitale.

Prodhuesi i Remsidivirit, kompania Gilead thotë se është duke rritur prodhimin nga 140,000 doza trajtimi tani, në më shumë se 500,000 deri në tetor, dhe më shumë se një milion deri në 1 dhjetor. Ilaçi nuk është miratuar ende askund në botë për përdorim të gjërë.

“Si shumica e gjërave në mjekësi, ky ilaç nuk është një kurë për të gjithë. Pra, ky është një trajtim që përmirëson simptomat e pacientit, që shkurton kohën e shërimit. Ky ilaç ka potencialin për të shpëtuar jetë”, tha udhëheqësi i studimit, Dr. Andre Kalil nga Universiteti i Nebraskës.

Trajtimet e tjera që po studiohen përfshijnë përdorimin e plazmave të gjakut të pacientëve të shëruar nga Covid-19 për të forcuar sistemin imunitar të atyre që vuajnë nga sëmundja.

Shkencëtarët po anlizojnë edhe vaksinën e vjetër BCG, që është përdorur kundër turbekulozit, për të forcuar sistemin imunitar.

Studimet e kësaj vaksine po zhvillohen në Australi dhe Holandë.

“Mund të jetë një mjet shumë i rëndësishëm për të kapërcyer periudhën e rrezikshme derisa të kemi në treg një vaksinë specifike të duhur kundër koronavirusit,” tha Dr. Mihai Netea nga Qendra Mjekësore e Universitetit Radboud.

Kërkimet për trajtime dhe vaksina po vazhdojnë, por nuk ka garanci se njëra prej tyre do të funksionojë./VOA/

Etiketa: COVID 19garëgjetjevaksine

Lajme të lidhura

BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
SHENDETI

Rritja e rasteve me fruth, mjekja: Vaksina nuk shkakton autizëm

10:57 : 09/04/2025
AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
AKTUALITET

Gara e pabarabartë e 11 majit: Si do të zgjidhen deputetët e rinj

09:09 : 18/03/2025
AKTUALITET

Degradimi i zbulimit arkeologjik tek Gjergj Kastrioti, përmbytjet po rrezikojnë gjetjet

19:14 : 15/03/2025
BOTA

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

08:18 : 26/01/2025
Para

Këtyre shenjave të horoskopit nuk ju rezistoni dot

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com