Emina Cunmulaj ka krijuar një platformë të re që do t’u vijë në ndihmë vajzave dhe grave të abuzuara seksualisht.
Së bashku me “Fundjave Ndryshe”, modelja e njohur e cila do të jetë zëvendëspresidente e platformës, ka marrë përsipër krijimin e një mekanizmi për mbrojtjen, sigurinë dhe integrimin e viktimave të dhunës në familje dhe abuzimit seksual.
“Jemi të entuziazmuar të njoftojmë sot që kemi filluar një platformë të re të fokusuar posaçërisht në këtë çështje. Ky program do të drejtohet nga Emina Çunmulaj si zëvendëspresidente, e cila ka punuar me përkushtim pranë Fundjavë Ndryshe për tre vitet e fundit për t’i dhënë mundësi të reja të gjithë njerëzve në nevojë”, shkruan “Fundjavë Ndryshe” në Instagram.
“Ajo do të na ndihmojë jo vetëm të rritim ndërgjegjësimin, por edhe të mbledhim fonde që janë shumë të nevojshme për të garantuar sigurinë, shëndetin mendor dhe ekonomik të viktimave të abuzuara”, thotë Emina ndër të tjera.